Hymni i Mbretnisë
Hymni i Mbretnisë ishte vjershëruar prej Kristo Floqit dhe kompozuar prej Thoma Nasit që nga viti 1922. Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpalli konkursin për himnin zyrtar kombëtar. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij ngarkohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua dhe masa e shpërblimit, 1000 franga ari për vjershëtorin e himnit dhe 3000 franga ari për kompozitorin. Tekstet e Ernest Koliqit dhe Kristo Floqit shpallen si më të mirët.
Si shkëndijë që lëshohet prej diellit
Edhe tym edhe mjergull shpërndanë,
Si rrufe që shkëputet prej qiellit
E shkatërron edhe djek e përlanë,
Si një engjëll i nalt prej Zotit
Si një yll që zbret befas mbi dhe,
Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
Ashtu leu Zog’ I re për ne,
Rroftë Zog i parë, rroftë,
Shpëtimtari i Atdheut,
Brez pas brezit mbretëroftë,
Përmbi fron’ e Skënderbeut.
Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
Se në kanë tallaze e valë,
Syri yt as u-tremb, as u-tut,
Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
Brez pas brezit kujtim je për ne,
Merr kurorën me lul’ e dafin
Si i dytë i vërtetë Skënderbe,
Rroftë Zog i parë, rroftë,
Shpëtimtari i Atdheut,
Brez pas brizit Mbretëroftë;
Përmbi Fron e Skënderbeut.