Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e 1945 (1 mars - 1 prill).

Bahri Omari duke qëndruar në gjyq

Termi juridik

Redakto

Në një artikull shkencor, politologu dhe studjuesi i historisë Çelo Hoxha përsiatet mbi dyzimin që përçon termi i zgjedhur. Nga shqyrtimi i dokumenteve i bërë nga studjuesi, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate.

Në kokën e procesverbalit të Gjyqit është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë.” Kurse kokën e vendimit të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës.”

Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi. Gjë e matshme në nivel përdorimi nga udhëheqja për një tjetër rast: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, ti bëni gjyq dhe ta pushkatoni.”[1]

Rrethanat historike

Redakto

Në nëntorin e 1944 partizanët komunistë morën pushtetin dhe menjëherë nisën arrestimet dhe pushkatimet[2] e figurave publike që perceptoheshin sikur kishin bashkëpunuar me pushtuesin ose që nuk kishin ndihmuar Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Gazeta "Bashkimi", organi i shtypit i Frontit Demokratik i Shqipërisë, në janar të 1945 hapej me editorial “Trathëtorët” me ton nxitës dhe gjuhë të ashpër kundrejt "tradhëtarëve" dhe "armiqve të popullit".[3]

Gjyqi Special u çua në këmbë nga regjimi komunist i porsaardhur në fuqi kundrejt të etiketuarve "armiqtë e popullit" dhe "kriminelët e luftës"[4]. U themelua në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar më 15 dhjetor 1944,[1] u formua me vendimin nr. 2 të Këshillit të Ministrave.[5] Si në pjesën tjetër tjetër të Evropës Lindore, spastrimi i të ashtuquajturve "fashistë" dhe "kriminelë lufte" luajti një rol qendror në themelimin dhe ndërtimin e një rendi mbështetur tek modeli sovietik.[6]

Përbërja

Redakto

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, nënkol. Beqir Balluku, kap. i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska.[5]

Sipas vetë Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.[7]

Të dënuarit

Redakto

Gjyqi nuk vërtetoi asnjë krim[8] dhe dënoi 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm, 10 me 30 vjet burg, 3 me 20 vjet burg, 5 me 15 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 5 vjet burg, 2 me 3 vjet dhe 3 me 2 vjet burgim. Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.[9]

Të dënuarit qenë:[10][11]

Me vdekje

Redakto

Me burgim

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Hoxha, Çelo (15 prill 2015). "Gjyqi Special: një akt terrorizmi shtetëror". postbllok.com. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2019. Marrë më 13 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Greblleshi, Mustafa (2017). Kujtime 1939-1944. Tiranë: Çabej. fq. 128–129. OCLC 1028749833. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Nesturi K., Si u arrestua dhe pse u denua me vdekje Gjergj Bubani, shqiperia.com, 2009.
  4. ^ Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I. B. Tauris, 2012. fq. 388, ISBN 978-1780764313, ... the Treason Trial conducted by the Special Court (Gjyqi Special), at which 60 members of the pre-Communist establishment were sentenced to death and long prison sentences as war criminals and enemies of the people
  5. ^ a b Xhafer, Sadiku (2013). Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. fq. 20. ISBN 978-9928-168-13-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Mazower, Mark (2000). Dark Continent: Europe's Twentieth Century. Vintage. fq. 234. ISBN 978-0679757047. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Çelo, Hoxha (2013). Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1948. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 40. ISBN 978-9928-168-11-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Dervishi, Kastriot (2009). E vërteta e fshehur e një procesi. Tiranë: 55. fq. 6. ISBN 9789994356607. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Hoxha 2013, pp. 43-44.
  10. ^ Radi, Lazër (1997). I pari Gjyq Special në Shqipëri. Tiranë: Reklama. OCLC 43258808. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Pepa, Pjetër (2009). Dosja e Diktaturës (ribotim). Tiranë: Kumi. ISBN 9789995648398. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)