Zenel Prodani
Zenel Prodani (Kolonjë, 15 qershor 1886 - Tiranë, 1969) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtar, nënpunës karriere, disa herë kryebashkiak e prefekt.
Jeta
RedaktoKreu studimet e larta ne Stamboll per administrate publike. Më 1 nëntor 1920 shërben si zëvendësprefekt në Vlorë.
Më 18 qershor 1930 emërohet Kryetar i Bashkisë Shkodër deri me 15 Janar 1931. Riemërohet më 1 maj 1933 po në krye të Bashkisë Shkodër deri më 27 gusht 1937. Gjatë kësaj kohe u vendos me dakordësi që të shpronësohej-kompensohej trualli i Xhamisë në Fushë Çelë dhe varrezat u zhvendoset në varrezat e Komaneve. Më pas emërohet prefekt në Berat dhe pas 17 korrikut 1939 deri më 22 dhjetor 1941 është prefekt i Tiranës.[1]
Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 3 vjet burg nga Gjyqi Special që i kaloi me punë të detyruar. Prej vitit 1948 u largua nga Tirana drejt Elbasanit për arsye politike.[2] Lirohet nga burgu më 1951. Ndërron jetë më 1969 në Tiranë.[nevojitet citimi]
Referime
Redakto- ^ Annuario del Regno d'Albania, Milano: Ravagnati, 1940.
- ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (N-P)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2017. fq. 384.