Sokrat Dodbiba
Sokrat Dodbiba (Elbasan, 17 mars 1898 - Burgu i Burrelit, 20 tetor 1956) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.
Sokrat Dodbiba | |
---|---|
Ministër i Financave | |
Në detyrë 5 nëntor, 1943 – 16 qershor, 1944 | |
Paraprirë nga | Eqrem Telhaj |
Pasuar nga | Rrok Gera |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 mars 1898 Elbasan, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 20 tetor 1956 Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | financier |
Biografia
RedaktoU lind më 17 mars 1898 në Elbasan. Mësimet fillore i kreu në vendlindje. Më 1912 shkoi në Stamboll, ku studjoi në liceun "Robert College". Më 1921 - 1928 ndoqi në Vienë studimet universitare në shkencat politike, ekonomike e financiare. U aktivizua në gazetë e shoqërisë së studentëve shqiptarë "Djalëria".
Më 1928 - 1936 u emërua drejtor dhe më 1936 sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Drejtoi revistën "Ekonomisti shqiptar", botim i ministrisë ku punonte në vitet '30. Në vitet 1937 - 1943 qe komisioner i Bankës së Shtetit. Po ashtu, drejtor i pasurive shtetërpre. Më 1 tetor 1943 u zgjodh deputet i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar, ku ishte sekretar i tij. Më 1943 - 1944 iu dha portofoli i Ministrisë së Financave në qeverinë Mitrovica.
Në fund të vitit 1944 u arrestua nga komunistët e ardhur në pushtet. Më 13 prill 1945 Gjyqi Special e dënoi me 30 vjet burgim dhe punë të detyruar. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit më 20 tetor 1956.[1]
Referime
Redakto- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 113. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)