Fejzi bej Alizoti
Mehmed Fevzi bej Alizoti i njohur edhe si Fejzi Alizoti (Janinë ose Gjirokastër, 1869-1876 ─ Tiranë, 14 prill 1945) qe nëpunës i Perandorisë Osmane, kryeministër dhe disa herë ministër i shtetit shqiptar, financier në administratën austriake të vendosur në Shkodër dhe nën pushtimin italian komisar civil i Tokave të Lirueme në qeverinë Vërlaci. Gjykohet nga Gjyqi Special, dënohet me vdekje dhe pushkatohet.
Fejzi bej Alizoti | |
---|---|
Drejtor i Përgjithshëm i administrimit | |
Në detyrë 22 janar – 14 mars 1914 | |
Paraprirë nga | Ismail Qemali |
Pasuar nga | Turhan pashë Përmeti |
Ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht i Luftës | |
Në detyrë nëntor-dhjetor 1913 – 14 mars 1914 | |
Paraprirë nga | Hasan Prishtina dhe Mehmet pashë Deralla |
Pasuar nga | Esad pashë Toptani |
Ministër i Financave | |
Në detyrë 1916-1918 (administrata austro-hungareze); 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920 | |
Paraprirë nga | Haxhi Jusuf Banka |
Pasuar nga | Ndoc Çoba |
Në detyrë 12 shkurt – 20 tetor 1927 | |
Paraprirë nga | Sulejman Starova |
Pasuar nga | S. Starova |
Në detyrë 12 prill 1939 – 5 prill 1940 | |
Paraprirë nga | Kosta Marku |
Pasuar nga | Qemal Vrioni |
Ministër i Punëve të Jashtme, zëvendësisht | |
Në detyrë 12 shkurt – 20 tetor 1927 | |
Paraprirë nga | Hysen Vrioni |
Pasuar nga | Iljaz Vrioni |
Kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist | |
Në detyrë 16 maj – 8 shtator 1943 | |
Paraprirë nga | Ernest Koliqi |
Pasuar nga | Lef Nosi |
Komisar Civil i Tokave të Lirueme | |
Në detyrë 8 korrik – 3 dhjetor 1941 | |
Paraprirë nga | Carlo Umiltá |
Pasuar nga | Tahir Shtylla |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 22 shtator 1876 Janinë ose Gjirokastër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 13 prill 1945 Tiranë, Qeveria Demokratike e Tiranës |
Nënshtetësia | shqiptar |
Punësimi | nëpunës, financier |
Jetëshkrimi
RedaktoU lind në Janinë më 8 korrik 1869,[1] burime të tjera thonë se u lind në Gjirokastër më 22 shtator 1876, i biri i Hasan bej Alizotit dhe Zybejte hanëmit nga Kokajt e Delvinës.[2]
Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa shkollen e mesme (ryzhdijen) në Janinë dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Dërgohet me shërbim administrativ në dhe Bejrut ku dha edhe mësim historie e gjeografie në idadien e vendit. Më 1897-99 nisi si kajmekam ndër provincat arabe, ndërsa më pas më 1899-1903 në sanxhaqet e Vilajetit të Selanikut.[3] Më 1903-1904 mytesarif në Tripoli, më pas në Ortogrul pranë Stambollit (1904), në Korçë (1904-1906), Sardi të Kurdistanit (1906),[1] sekretar i përgjithshëm i Ejaletit të Tripolitanisë (pranverë 1907)[4] dhe zëvendësisht vali i Biltizit (1906-1908), mytesarif i Prizrenit (1908-1909), Urfa (1909), Ajdin (1910-1911), Sakez në Egje (1911-1912), Prishtinë (1912) deri kur pushtohet gjatë Luftës së Parë Ballkanike nga serbët.[1]
Pas një qëndrimi në Shkup dhe Selanik, shkoi në Stamboll. Në prill të 1913 u dëbua nga Stambolli si anëtar i Komitetit Shqiptar të atjeshëm dhe shkoi në Rumani. Në qershor shkoi në Shqipëri dhe në periudhën shtator-nëntor 1913 u caktua prefekt i Beratit,[1] ku zëvendësoi Mehdi bej Frashërin.[5]
Në periudhën nëntor 1913 e deri në janar të 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht i Luftës.[1] Në periudhën janar-mars 1914 qe i ngarkuar Drejtor i Përgjithshëm i administrimit gjatë periudhës kalimtare në Vlorë pas dorëheqjes së Ismail Qemalit.[6] Me grupin e kryesuar nga Esad pashë Toptani, me Aziz pashë Vrionin, Mehdi bej Frashërin dhe Mehmet pashë Derallën pritën dhe i uruan mirëseardhjen Princ Vidit.[7] Nga maji deri në shtator 1914 ishte këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në shtator 1914 ishte kryeadministrator i Shkodrës, malazezët kur e pushtuan për së dyti qytetin, e arrestuan dhe burgosën korrikun e 1915.[8] Me ardhjen e ushtrive autro-hungareze janarin e 1916, u lirua dhe drejtoi drejtorinë e financave gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez po në Shkodër deri më 1918, si drejtor financash ishte në të njëjtën kohë edhe drejtor i përgjithshëm dhe kryesonte mbledhjet e administratës qendrore shqiptare.[9] U largua nga Shkodra pas marrjes në administrim të qytetit nga francezët bashkë me krerët e tjerë që shërbyen në administratën qendrore, për t'i shpëtuar arrestimit.[10] Më 1918 mori pjesë në punimet e Kongresit i Durrësit si delegat i Beratit, prej ku doli ministër i Financave në qeverinë e Turhan pashë Përmetit.[1][2][11]
Në qeverinë 1927 drejtuar nga ministri i Drejtësisë Petro Poga, gjatë periudhës së Republikës Shqiptare, shërbeu si ministër i Financave dhe zëvendësisht i Punëve të Jashtme. Pas pushtimit italian, në prill 1939 u caktua ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë e Shefqet bej Vërlacit, deri kur u zëvendësua nga Qemal bej Vrioni pas afro një vit[12] pasi paraqiti vetë dorëheqjen. Me propozimin e Vërlacit,[13] u emërua Ministër Shteti në Mbretërinë Italiane.[14] Më 3 qershor 1939 qe ndër firmosësit e Statutit Themeltar të Mbretnisë Shqiptare të rishikuar nga italianët.[15] Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Mustafa Kruja, Dhimitër Beratti, Tahir Shtylla dhe vetë Alizoti. Vetë do të kryesonte një nëndarje, atë të Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Manastirit ose Komitetin e Maqedonisë dhe do të ishte anëtar i Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Shkodrës ose Komiteti i Kufijvet me Malin e Zi.[16] Më 11 qershor 1941 Delegata e Kufinit ku ishte pjesë Alizoti, priten në audiencë nga Musolini. Më 8 korrik 1941, duke zëvendësuar Carlo Umiltá, emërohet nga komisar civil i qeverisë shqiptare në Kosovë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, pasi e emëroi që në takim Duçja. Alizoti me këtë emërim, ushtronte në viset e Kosovës, Dibrës dhe Strugës, pushtetet civile që i ishin dhënë qeverisë shqiptare nga Duçja më 29 qershor 1941.[17] Dhjetorin e 1941 me administrimin e qeverisë Kruja, posti i komisarit civil pezullohet dhe krijohet Ministria e Tokave të Lirueme, në krye të së cilës u emërua Tahir Shtylla.[18] Me dekret mëkambësor të Alberto Parianit, më datë 1 qershor 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943.[13]
U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga Gjyqi Special nën akuzën e "kolaboracionistit" dhe "sabotatorit të luftës kundër pushtuesit". Pushkatohet në Tiranë më 13 prill 1945.[1][19]
Referime
Redakto- ^ a b c d e f g Dervishi 2012, p. 76
- ^ a b Shehu, Eugen (8 shtator 2013). "Fejzi Alizoti, Komisari i Tokave të Lirueme Shqiptare". gazetadielli.com (në anglisht).
- ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 312. ISBN 9781134294732.
- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 205. ISBN 99927-780-6-7.
- ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 190. ISBN 978-9928-190-91-8.
- ^ Ikonomi 2016, p. 249.
- ^ Ikonomi 2016, p. 286.
- ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 129. ISBN 978-9928-140-54-8.
- ^ Vllamasi 2012, pp. 131-132.
- ^ Vllamasi 2012, p. 399.
- ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 288. ISBN 978-99956-10-04-3.
- ^ Dervishi 2012, p. 26.
- ^ a b Hoxha, Çelo, red. (2012). Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Vëll. I. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 106–107. ISBN 978-9928-168-01-6.
- ^ Annuario del Regno d'Albania (PDF) (në italisht). Milano: Ravagnati. 1940. fq. 106.
- ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 105. ISBN 9928-241-84-8.
- ^ Gurakuqi 2018, pp. 290, 292.
- ^ Gurakuqi 2018, pp. 295-296.
- ^ Gurakuqi 2018, p. 311.
- ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1.
Literatura
Redakto- Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. ISBN 9789994356225.