Mytesarifi
(Përcjellë nga Mytesarif)
Mytesarifi (sanxhakbeu, turqisht: متصرف Mutasarrıf) quhej qeveritari dhe komandanti i një sanxhaku në Perandorinë Osmane. Në tokat shqiptare pas shek. XVII pati edhe mytesarif me arpallëk, d.m.th. që gëzonte, përveç të ardhurave të hasit të vet, edhe të drejtën për të mbajtur një pjesë të të ardhurave shtetërore për të përballuar shpenzimet administrative-ushtarake. Që nga vitet ‘30 të shek. XIX, me reformat e Tanzimatit dhe me ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak, mytesarifi drejtonte vetëm pushtetin civil.