Haxhi Jusuf Banka (Tiranë, 1864 - 1 shtator 1944) ka qenë ministër dhe deputet i shtetit shqiptar.

Haxhi Jusuf Banka
Ministër i Financave
Në detyrë
27 maj 1915 – 27 janar 1916
Paraprirë ngaNexhat Libohova
Pasuar ngaFejzi bej Alizoti
Të dhëna vetjake
U lind më1864
Tiranë, Perandoria Osmane
Vdiq më1 shtator 1944
Nënshtetësiashqiptar
Punësimifinancier, ministër, nëpunës

Biografia

Redakto

U lind në Tiranë më 1864,[1] i biri i Aqif Zhelegut.[2] Pas mbarimit të shkollës plotore në Tiranë, ndoqi shkollimin e lartë për Financë në Stamboll, ku u diplomua më 1887. Më pas u kthye në Tiranë pranë familjes së tij, e cila nga nëpunësia e vet u njoh me mbiemrin "Banka".

Me cilësinë e sekretarit, iu bashkua Hafiz Ibrahim Dalliut, Abdi e Refik bej Toptanit dhe Shefik Kondit në formimin e klubit lokal të "Bashkimit". U kërkua të arrestohej nga autoritetet osmane, por mundi të shpëtonte.[2]

Më 26 nëntor të 1912 mori pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe nënshkroi telegramin që i përcolli aktin Ismail Qemalit.[3] U arrestua dhe u burgos dy herë nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, pas rikthimit të Esat pashë Toptanit dhe shtypjes së kryengritjes, iu caktua Ministria e Financave pas vdekjes së Nexhat Libohovës. Me rënien e qeverisë janarin e 1916 prej pushtimit austro-hungarez, u largua me Esad Pashën dhe u vendos në Selanik. U kthye më 1918 në Shqipëri dhe u caktua me punë nënprefekt i Kavajës dhe më 1920-'21 nënprefekt i Tiranës.

Më 5 prill 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Durrësit, e deri më 1923 ka qenë deputet i Partisë Përparimtare, si dhe kujdestar i Kryesisë të Këshillit Kombëtar. Më 1921 ishte i plotfuqishmi i qeverisë për shtypjen e kryengritjes së Mirditës. Më 12 dhjetor 1921 u propozua nga Rexhep bej Mitrovica që të bëhej kryeministër, po Këshilli i Naltë i Regjencës nuk e miratoi.[2]

Më 15 maj 1924 fletorja "Dielli" e radhit ndër demostrantët që u nisën të takonin kryeministrin Shefqet bej Vërlaci që të punonte për të nxjerrë në shesh komplotistët e vrasjes së Avni Rustemit.[4] Pas Lëvizjes së Qershorit më 1924 ishte njëri ndër drejtuesit e Partisë Demokrat-Nacionale në tetor të 1924.

Ndërroi jetë më 1 shtator 1944.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 83–84. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "Jusuf Aqif Banka - n/prefekt i Tirones - 28 dhjetor 1920-26 prill 1921". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 82. ISBN 978-99956-10-04-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Këlcyra, Ali (2012). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 469. ISBN 9789995687816. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)