Anton Kosmaçi ose Andon Kozmaçi[1](Sarajevë, 14 korrik 1894/1898 - Shijak, 14 nëntor 1971) ka qenë gjyqtar, prokuror dhe ministër i shtetit shqiptar. Me ardhjen në fuqi të komunistëve, dënohet me 30 vjet burg nga Gjyqi Special.

Anton Kosmaçi
Ministër sekretar shteti i Drejtësisë
Në detyrë
18 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaEmin Toro
Pasuar ngaJaver Hurshiti
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaJaver Hurshiti
Pasuar nga- (KEP); Rrok Kolaj
Zëvendësisht ministër sekretar shteti i Arsimit
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaRexhep Krasniqi
Pasuar ngaZef Benusi
Të dhëna vetjake
U lind më14 korrik 1894 ose 1898
Sarajevë, Perandorinë Austro-Hungareze
Vdiq më14 nëntor 1971
Shijak, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimijurist, nëpunës

Biografia

Redakto

U lind në Sarajevë më 14 korrik 1894[2] ose 1898 në një familje katolike në Shkodër.[1] Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Sarajevë, më pas ndoqi dhe kreu studimet e larta Fakultetin e Drejtësisë "Travnik" në Universitetin e Zagrebit në vitet 1920-1924.

Më 1925 ishte caktuar gjyqtar në Elbasan, por shkarkohet nga detyra sepse kishte frekuentuar konsullatën jugosllave. Më 1927 u caktua gjyqtar në Peshkopi deri më 1928 e më pas vijoi në Gjirokastër në periudhën 1928-1931 dhe 1931-1935 po aty si prokuror. Më 1935-1937 kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe më 1937-1938 kryetar i Gjykatës së Durrësit, 1938-1939 i Gjykatës së Korçës.

Pas pushtimit italian, në korrik 1939 - janar 1940 prefekt i klasit të I në Korçë. Në vitet 1940 - 1943 qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe më 1943-1944 kryetar i Këshillit të Shtetit.

Më 1943 u caktua ministër sekretar shteti i Drejtësisë në dy kabinetetet Libohova e në të dytin u emërua zëvendësisht edhe ministër sekretar shteti i Arsimit. Më 1944 qe kryetar i komisionit të intelektualëve. U arrestua më 17 nëntor 1944, u dënua në Gjyqin Special me 30 vjet burg. U lirua më 1957.

Ndërroi jetë në Shijak më 14 nëntor 1971.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 254. ISBN 9781780764313.
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 161. ISBN 9789994356225.