Peshkopia
Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethit të Dibrës dhe Qarkut të Dibrës. Peshkopia ndodhet në brigjet e lumit Drin.
Peshkopi | |
---|---|
Popullsia | 25 000 banore/km |
{{{postal_code_type}}} | 8301 |
Faqja zyrtare | Bashkia Dibër |
Prejardhja e Emrit
RedaktoPeshkopia, e ka prejardhjen nga historia e saj e krijimit, pikerisht 5 shtëpi (pes shpi)=(pes-shpoj, në dialektin dibran). Qyteti i Dibrës i ka fillesat e tij që 6000 vjet para erës sonë. Burimet arkeologjike të Cetushit dhe të kalasë së Gradishtës në lagjen Bulkaj të qytetit të sotëm, dëshmojnë qartë për gjurmë popullimi në këtë rajon. Në këtë lagje janë gjetur edhe rrënojat e një kishe jashtë mureve të kështjellës duke na e bërë të qartë se ka pasur edhe vendbanim tjetër veç kësaj kështjelle. Në shekullin e 2 para erës sonë del në skenë një qytet me emrin debe, emër i njohur ky në botën antike jo vetëm Ilire por edhe atë greko-romake
- Etimologjikisht prejardhja emrit është term fetar nga kisha orthodokse që zyrtarisht përdorte gjuhën greke dhe emri Peshkopia rrjedh nga fjala greke Επισκοπή / epi-skopja = mbi-rojtar(rrethator) pra nga një rajon ose zonë e lart që run dhe vëzhgon dhe e shejntë, ka kuptim gjithashtu dhe si zyrat qendrore të kishës orthodokse.(1 burimi) 1019 Rajoni Dibrës u bashkua në Arkipeshkopin të Ohrit, dhe një vit me von 1020 u bë zyrë mbi-kqyrje Peshkopi-(Επισκοπή) me kishën qendrore të shën stefanit-(shqefnit). Zyra e mbi-kqyrjes ose Peshkopis-(Επισκοπής) më vonë u zhvendos, por qyteti ruajti emrin e saj(1 burimi).(2 burimi) Përmendet si Peshkopi-(Επισκοπής) që nga fillimet e shekullit 15 pas erës sonë(2 burimi).
- (1 burimi) Moisi Murra (Janar 2010).«Qyteti i Peshkopisë nga lashtësia në ditët tona» [The City of Peshkopi from Antiquity to the Present Day] (PDF). Rruga e Arbërit (në Shqip).faq. 8.
- (2 burimi) Sinani. faq. 248.
- (3 burimi) Sinani, Rakip (2005). Dibra dhe dibranët në faqet e historisë [Dibër and the Dibrans in the Pages of History] (në Shqip). Tiranë: KTISTALINA-KH. σελ. 20.
- (3 burimi) Rajoni gjerësisht është banuar nga fisi Illyrian të Penestëve (3 burimi)
- Dëboret mendohet të kenë qenë paraardhesit e pare të Dibranëve të sotëm. Në bazë të gjuhës shqipe emri nuk thirret Dobër po Dibër.
- Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini.
- Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kryesor i këtij regjioni nëpër të cilin kalonte edhe në vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj e veçantë por edhe në planin kulturo - social.
- Në këtë kohë Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbeten qëndra të medha tregtare si (Dibra e Madhe) dhe urbane për kohën. Pas 1913 kjo zonë vazhdoj të luaj këtë rol por me intensitet më të dobët deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të. Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmëndur projekte të ndëtimit të Autostradës që do të kalontë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterje me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë të këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qëndër të një euro-rajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhët faktor zhvillimi.
- Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1934), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 140-145.
- Eqerem Çabej, “Studime Gjuhësore”, volumi VI, Prishtinë, 1975. Fq. 16.
- Bahri Beci (Përkthim nga: George Shtadmyler), “Hulumtime gjuhësore në Mat”. Buletin USHT, Seria e Shkencave Shoqërore, Nr. 1, 1962. Fq. 233.
- Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1935), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 314-326.
- Karl Gurakuqi (Përkthim nga revista LEKA, 1935), “Mbi historinë e Shqipërisë”. Hylli i dritës, Nr.1, 1942. Fq. 140-145 dhe 314-326..
Gjeografia
RedaktoLugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi)
Pozita gjeografike
RedaktoRrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor. Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë. Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë. Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore. Kufizohet nga kufij konvencionalë në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare. Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.Në jug me Bulqizën 27.8 km vijë kufitare.Ky rreth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit. Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m (lugina e Drinit të Zi) deri në 2751 në majën e Korabit. Bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqenëse është pjesë përbërëse e pellgut të Drinit të Zi. Ka një hidrografi të pasur me burime mbitokësore dhe nëntokësore ku dega kryesore është Drini i Zi.Dibra dallohet për shumëllojshmërinë e tokave të cilat për shkak të relievit malor shprehen qartë. Gjejmë brezin e tokave aluvionale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafenjta, të murrme pyjore dhe atë livadhore malore. Në këtë takojmë breza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotave alpine. Ky rreth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km kryesisht në vendbanime të rralla e rurale. Nga pikëpamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki (bashkinë e Peshkopisë) dhe 14 komuna.
Pozita e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qenë herë pozitiv e herë negativ gjatë periudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë.Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyer si një urë lidhëse për trevat e vendit tonë nga perëndimi në brendësi të territoreve shqiptare.Që në antikitet ka funksionuar rruga DURRËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindore.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi social-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale,tregtare,ndërtimore etj;për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë.Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të medha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).Pas 1913 kjo zonë vazhdoi ta luante këtë rol por me një intensitet më të dobët.Deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të.Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmendur si projekti i ndërtimit të Autostradës që do të kalojë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterie me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qendër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhet faktor zhvillimi.
Kushtet natyrore
RedaktoRrethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishëm gjeologjik molasat e plio-kuarternarit.Flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës.Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tonë.Kurse shkëmbinjtë efuzivë dhe flishet ndërtojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.Këto formacione kane bërë që ky rajon te këtë pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit, mermer në Muhurr si edhe pasuri të shumta ne inerte si argjila.
Relievi
RedaktoRelievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përbërje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina. Kjo malësi shtrihet nga 380-2751 m në skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësitë mbi 700-900m qe ulen gradualisht në drejtim te perëndimit. Coptimi horizontal i relievit në këtë zonë është i madh dhe shumë i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rinj dhe i vogël dhe shumë i vogël në gëlqeroret.Energjia e relievit është mesatare ne shkembinjtë terrigjene ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Në këtë malësi takohen tipe të relievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjithë zonën,edhe relievi karstik është shumë i përhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshimet e theksuara në parametra . Gjejmë forma te larmishme si: lluqe, brazda, gishtëzima, dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokësore si shpella, boshllëqe e lugina nëntokësore, te ndryshme Relievi akullnajor ka shtrirje të cilën e gjejmë vetëm ne pjesë te larta si majat e maleve që kanë përbërje gëlqerore. Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut të cilat janë të ralla për nga vlerat ekonomike.
Ndërtimi gjeologjik në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo zonë është e pasur me minerale, lende ndërtimi dhe mermerë. Ky ndërtim gjeologjik ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta.
Duhet theksuar se për sa i përket relievit në vendosjen e vendbanimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blegtorisë pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufizuar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në zona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njëra-tjetrës të pronave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit,me peizazhe piktoreske qe ofron edhe parku kombëtar i Lurës pyjet e shumta dhe liqenet e Lures
Klima
RedaktoRrethi i Dibrës bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënëse është pjesë e pellgjeve të lumenjve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal.Në formimin e kësaj klime kanë ndikuar faktorë si:lartesia dhe relievi i territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,dimër të gjatë dhe reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje. Temperatura mesatare shkon nga 6 °c në malin e Korabit ne 11 °c ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4°c-8° kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicioni i saj lindor që kushtëzon një ndikim nga brendësia e ballkanit.Në periudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16°C në afërsi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 °C në pjesë të larta dhe 16 °C ,në afërsi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohtë i vitit ku mesatarja shkon nga 0°C ne -3°C. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17°C-18°C.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15°C temperatura maksimale e zonës është regjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5°C kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20° amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60°C. Data mesatare e fillimit te ngricave është 1 nëntori dhe data mesatare është 15 marsi. Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore të vendit ajo është 40-45 dite. Numri maksimal shkon 166 -190 në zonat më malore të kesaj zone që kemi marre në studim. Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet në zonat nën masataren së vendit. Kjo vlere shkon nga 900 mm (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave të ftohta e të thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohtë bien rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nentori me 12% të rreshjeve afro 225 mm, kurse muaji më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve në 24 ore ka qënë 127 mm. Për reshjet e dëbores mund të themi se fillojnë mesatarisht me 1 nëntor dhe data e mbarimit është 20 mars. Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 ditë dhe krijon një shtresë mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata të malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimeve në këtë reth. Po ashtu kjo klimë nuk lejon kultivimin e të gjitha llojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica të gjata dhe të vona, dorë të hërshmë. Rreshjet e mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë kane shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i kane dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik, por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Hidrografia
RedaktoKy rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumenj, liqene, përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të zi që merr me vete disa degë të tjera si: Malla, Seta, Veleshica, Murra etj. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta dhe duke shkaktuar përmbytje të tokave përreth.
- Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht
- Emri gjatësia ne KM pellgu në KM˛
- Drini i Zi 57 530
- Murra 19 135
- Malla 18 126
- Seta 13 137
- Veleshica 15 84.
Midis pasurive të shumta vlejne për tu përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rethi si në energji, ujitje, peshkim, indrustri. Këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si për turizëm balnear, argëtues, pushues, eko turizem dhe në shumë fusha të tjera.
Tokat
RedaktoShtrirja nga 380m deri në lartësi të Korabit ka bërë që në të të gjejmë shumë breza dhe nën breza tokash duke ndikuar drejtë për drejtë në bimësinë e zonës. Larmia e kushteve natyrale pedogjenetike ka kushtëzuar edhe shumë llojshmërine e tokave. Në këtë drejtim dallohen : Tokat e kafejta kanë shtrirje jo të madhe dhe zënë 20 % të territorit të zonës shtrihen në lartësite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos në pjesën veriore përgjatë lagunave të okshtunit, të përrojit të borovës, brodanit etj. Formohen mbi gëlqeror dhe më pak magmatike dhe klimë të ftohtë dhe me rreshje të bollshme. Në dimer ndodh shpërlarja e kriprave kurse në verë ndodh grumbullimi i tyre, për pasojë shfaqen njolla karbonatesh, kane strukturë granulare dhe tepër të thellë që shkon 1.2-1.5 m me përmbajte humusi që shkon 4-9 % në sipërfaqe dhe 1 % në thellësi. Takohen nëntipe të tokave të kafejta si:tokat e kafejta tipike, të zeza dhe të kafejta livadhore.
Tokat e murrme pyjore
RedaktoOse të pyjeve të ahut dhe të pishës që shtrihen në lartesitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zënë pjesën më të madhe të kesaj malësie rreth 40%. I gjejme të përhapura në pjesën qëndrore, jugore dhe atë lindore. Duke patur një zhvillim mbi sedimentarët dhe magmatikët. Formohen në reliev të copëtuar dhe të gërryer klimë të ftohtë që kushtëzon shpërlarjen e kripave nën pyjet e ahut dhe të haloreve. Kanë profil të trashë që shkon 80-120 cm e përbërë nga nje shtresë e zezë rreth 5 cm. Takojmë nën llojet si: toka të murrme pyjore të zeza, të murrme tipike, të murrme të kuqërremta të shpërlara, karbonata hunusore etj. Toka të ketij brezi janë të vëna pak nën kulturat bujqësore tashmë janë braktisur duke u lëne në dorën e degradimit dhe dezertifikimit.
Tokat livadhore-malore
RedaktoEdhe keto toka zënë 40 % të territorit të kësaj malësie dhe shtrihen në lartësite mbi 1700 m mbi nivelin e detit, i gjejmë të perhapura në lindje të zonave pranë maleve kallkan, mirake, raduc. Formohen mbi gëlqeror në kushte të një klime të ashpër dhe me rreshje, kurse relievi I tyre është heterogjen dhe dallohet për copetim dhe pjerrësi të madhe. Profili shkon rreth 100 cm me një horizont humusor të trashe dhe një shtresë të përshkueshme në sipërfaqe nga rrënjet e cila formon një shtresë sfongjerore. Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre të zëzë deri kafe të errët. Takohen disa nën tipe si: tokat tipike livadhore malore, toka livadhore të zeza, tokat e djerrit dhe tokat e stepave.
Pozita gjeografike e zonës, kushtet natyrore të saj, ndertimi gjeologjik, copëtimi i madh i relievit shoqëruar me një klimë tepër të larmishme ka kushtëzuar një shumëllojshmëri të botës bimore të kësaj malësie. Faktorët e lartëpërmendur kanë bërë që bimësia e kësaj zone të dallohet për mbizotërimin e bimëve masë europiane dhe veri ballkanike që janë shumë të ndryshueshme nga bimësia mesdhetare që rritet në perëndim të vendit. Shfaqet një katëzim vertikal ku llojet kryesore përfaqësohen nga këto lloje bimësh: shkurre mesdhetare, dushqe, ahu, pisha dhe kullota alpine.
Shkurret malore
RedaktoKy kat bimor shtrihet nga 380-600 m mbi nivelin e detit e marrë në total kjo bimësi zë 31% pra një sipërfaqe të vogël të gjithë bimësisë së zonës. Zhvillohet nën një klime më të bute se brezat e tjerë. Ne këtë brez shfaqet nëntipi i shitblikut i përbërë nga bimë që i leshojnë gjethet.
Duhet theksuar se ky kat është mjaft i dëmtuar nga dora e njeriut dhe e zëvendësuar nga toka të punueshme prandaj në shumë sektore të këtij brezi shfaqet degradimi. Ky kat bimor shfrytëzohet për kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shumë bimë me vlera mjekësore.
Kati i Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, është i përhapur në të gjithë zonën dhe zë 17 % të bimësisë totale të Malësisë. LLojet kryesore të bimëve janë: Dushku, panja, lajthia, bunga etj. Edhe ky kat është shumë i dëmtuar pasi bimësia e tij shfrytëzohet për ngrohje në stinën e ftohtë. Kati i Ahut dhe i haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjithë siperfaqja e ketij kati zë 23% të bimësisë së zonës. Përhapjen më të madhe e ka në pjesën jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor i bimës mbizotëruese është ahu, nga e ka marrë edhe emrin kati.
Në përberje të ketij kati marrin pjesë bredhi dhe pisha, që janë më pak të përhapura, por takohen edhe panja, frashëri, meshtegna etj. Ky kat bimor ka pasuritë më të mëdha floristike të përbërë nga pyjet e ahut dhe të pishës, kjo bimësi kushtëzon edhe zhvillimin e ekonomisë pyjore që përbën një nga aktivitetet kryesore të popullsisë të kësaj komune. Kullotat Alpine, në Malësine e Korabit që ka reliev të lartë një shtrirje të konsiderueshme ka edhe kati i kullotave alpine. Duhet theksuar se në kullotat e kësaj komune kullosin rreth 15 krerë bagëti të imta dhe 1500 krerë gjethe te klima e ashpër dhe rreshjet e shumta të dëborës kanë kushtëzuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloj bimësie është e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht në malin e deshatit dhe lartësi të tjera. Ky kat shfrytëzohet si kullot për bagëtinë në stinën e ngrohtë të vitit, po ashtu krijon edhe një peisazh të bukur piktoresk duke krijuar mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.
Bota shtazore
RedaktoLarmia dhe pasuria që ka kjo zonë si në aspektin klimatik , atë të tokave, të florës etj, ka krijuar kushte shumë të favorshme për zhvillimin e një bote shtazore shumë të larmishme. Këtë gjë e deshmon ekzistenca e shumë specieve të vecanta sipas karakterit të habitatit. Do të dallonim botën shtazore të shkurreve, të pyjeve të ahut dhe të dushkut në lartësi, si edhe botën interesante të kullotave alpine dhe të habitateve ujore. Në habitatet e shkurreve që janë më pak të zhvilluara e më pak të përhapura dhe të degraduara nga dora e njeriut gjejmë: Lepurin e eger, cakallin, thëllëzën, dhe një sërë shpendesh të tjerë.
Në habitatet e dushkut që edhe ky kat është i dëmtuar takohen rralle: ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Në habitatet e pyjeve të ahut dhe të pishës që janë më të dendura dhe më pak të prekura nga dora e njeriut takohen specie të vecanta: ariu, shqiponja, rrëqebulli(rrjepulli), miu i vogël, urithi, etj.
Në habitatet e ujërave të kthjellëta dhe të ftohta të këtyre lumenjve takohet trofta e egër dhe disa lloje të tjera peshqish që e bën këtë zonë të dallueshme nga zonat e tjera të vendit. E gjithë kjo pasuri e botës shtazore dhe me vlera të veçanta ofron kushte për zhvillimin e disa llojeve të turizmit si : sportiv, ekologjik.
Vleresime
RedaktoNga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash ZHVILLIMI EKONOMIK PERIUDHA DERI NE 45 Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.
PERIUDHA 45-90 Në perjudhën 45-90 perfshin kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne koperativa.Ky rreth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per nevoja vatjake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhurr, ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,ky reth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energji,ujitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë veprash si hidrocentrale lokale ashtu edhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjerë. Sasia e tokes 2500 ha toke pjellore bujqesore dhe 700 ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo zone ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.
Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që kane filluar të lindin në fshatrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga Europa Perendimore.
Blegtoria
RedaktoNe këtë rreth kjo degë është shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore në mitin 2003 në këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në vitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në rethin e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90 do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve industriale që kishte,tani po vihet re një përmiresim i vogël në këtë drejtim në degë si industria ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permendura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa baxho.Në 2004 rethi i Dibrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh
Tipare të zhvillimit demografik
RedaktoSipas të dhënave të INSTAT në rethin e Dibrës banojnë 75262 banore në 15394 familje me rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km˛. Duke analizuar të dhënat dalim në përfundimin se nga rethi Dibër që nga viti 1990 janë larguar 24106 banorë pasi në vitin 1990 ky rreth kishte rreth 99368 banorë. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67%, Durres 21% dhe rrethe si: Lushnja, Fieri, Lezha, Kavaja deri në Sarandë dhe Shkodër. Për tu theksuar është edhe fakti se të larguarit në masë 90 % janë nga fshatrat e largëta. Mosha 0-14 vjeç 15-64 vjec +65vjeç
29954(34%) 50934( 59.4%) 4851(6.6%)
Sipas gjinisë 50.5% e zënë meshkujt dhe 49.5% e zënë femrat. Në kuadër të statusi banues 24% të popullsisë banojnë në qytet dhe 76% në fshatra. Vendbanimet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u larguar nga qëndra e rethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë: Lura, Selishta, Reçi, Luznia dhe Muhurri.
Politika
RedaktoKryetar para ardhes , Kadri Rrapi (PS) , Mentor Bunguri(PD), Bajram Krashi(PS) Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë ishte Z. Ilir Krosi i cili është zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2003 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Ne vitin 2015 si Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë u zgjodh Shukri Xhelili (PS), Në 2016 u zgjodh Muharrem Rama. Ne 2019 Dionis Ymeraj. Në vitin 2022 Kryetar i Bashkisë Dibër u zgjodh z. Rahim SPAHIU.
Ekonomia
RedaktoPeshkopia është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Ekonomia e qytetit është shumë e brishtë. Në vitet e komunizmit, kur ekonomia ishte e centralizuar, Peshkopia ishte një ndër qytetet kryesore të industrisë ushqimore. Sot bizneset kryesore te zhvilluara nga banoret janë ato të voglat (dyqane me mallra të konsumit të përditshëm, dhe kafene). Duke patur vlera natyrore të vyera, një prespektivë e mirë për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit do të ishte turizmi malor (sidomos në Parkun Kombetar te Lures) dhe turizmi i Ujrave Termale (Llixhat aktualisht shfrytëzohen nga banorë rreth tyre në mënyrë jo shumë të organizuar).
Transporti
RedaktoPeshkopia ndodhet rreth 187 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.Transporti kryhet me linje te rregullt mikrobuzash dhe linje autobuzi.Rruga qe pershkohet është Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Peshkopi. Vlen te theksohet qe megjithse u nis dhe jane bere shume premtime per Rrugen e Arbrit Dibra vazhdon te mbetet i vetmi rajon me infrastrukturen rrugore me te dobet ne te gjithe Shqipërine kjo per shkak se prioritete e te gjitha qeverive s'kane qene asnjehere te orientuara ne menyre te cilter drejt ketij rajoni.
Kultura
RedaktoArti dhe kultura ne qytetin e Peshkopise jane zhvilluar ndër vite.Piktura eshte nje domethenie e rendesishme e artit ne Peshkopi.Gjithashtu kenga muzika dhe literatura kane ekzistuar qe ne kohe te hershme.Kengen dhe muziken e mbeshtet nder vite nje qender kulturore e rendesishme per femijet e quajtur "Qendra Kulturore e Fëmijëve".Kjo qender ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit e kulturës,por rëndësi të madhe i është dhënë muzikës.Mësues profesionistë midis tyre permendim :Xhevat Fanen,Qani Mandrin,Mimoza Bulkun,Hysen Seferin,Safat Plakun etj. kane organizuar nder vite nje sërë festivalesh ne shkallë qyteti e rrethi.Me profesionalizmin e tyre kane pergatitur nje sere talentesh te reja. Gjithashtu kjo qender shquhet edhe per akrobatet e saj te talentuar me ne krye mjeshtrin Agron Strazimiri te cilet i kane sjelle publikut dibran nder vite emocione te bukura .Theksohet prania e tyre ne nje emision talentesh te zhvilluar ne Shqipëri i quajtur "Ti vlen",ne te cilin keto talente me konkurimin e tyre arriten deri ne finalen e programit.Gjithashtu ne kete qender kulturore per femijet eshte edhe nje grup vallesh .Por ne kete qender zhvillohen edhe kurse pa pagese per femijet te ambiciuar pas Matematikes Letersise Gjuheve te huaja etj. me profesionistë si Bashkim Hoxha,Hysni Loka etj.Ne Peshkopi përvec Qendres Kulturore te Femijve drejtues te mirnjohur te te ciles kane qene Hamit Lumi dhe Surja Stafa funksionon edhe Qendra Kulturore e drejtuar nga Veli Vranici dhe jane te njohura aktivitetet e kesaj qendre si 'Oda Dibrane' etj
VËSHTRIME ESTETIKE RRETH ALEGORISË DIBRANE
Dibra është krahina verilindore e atdheut tonë, që shtrihet në të dyja anët e Drinit të Zi. I gjithë terreni i Dibrës është i pasur me alegori, por dendësia e tyre nuk është kudo e njëllojtë. Kryesisht ndeshen në Qidhën, në Dardhë, në Reç, në Luzni, në Katër Grykë, në Grykën e Vogël.
Bartësit e tregimeve alegorike ishin kryesisht pleq, por këtu nuk përjashtohen moshat e reja. Midis tyre shquheshin disa individualitete të spikatura, si përçues të përvojës së përbashkët, të cilët kishin një reporter më të pasur meseleshë dhe që ishin më të mprehtë e më të stërvitur për t’i improvizuar dhe shpjeguar ato, Në përgjithësi bartësit e tyre ishin njerëz të pshkolluar, por me aftësi ligjëruese. Midis tyre kishte disa të paktë që ishin bërë vërtetë profesionistë në tregimin, shpjegimin, krijimin e meseleve. Ata nuk bënin ndonjë punë tjetër veçse shkonin nga oda në odë, nga mexhlisi në mexhlis, nga kuvendi në kuvend, në dasma e hidhërime, kurdo e kudo, dhe kryesonin muhabetin, duke aktivizuar meseletë e vjetra dhe duke improvizuar të reja. Në zhvillimin e pasurimin e meseleve rol të madh kanë lojtur odat dibrane, gjithmonë ta hapura për mikun dhe shtegtarin. Në to biseda gjallërohej me forma metaforike. Meseletë i edukonin njerëzit, veçanërisht brezin e ri, me tradita atdhetare dhe me virtyte të larta morale: me dashurinë për kombin dhe atdheun, për lirinë, demokracinë, me dashurinë për gjuhën dhe kulturën kombëtare. Ato mprehnin gjykmin dhe zhvillonin mendimin e pavarur, shprehësine e të folurit me nëntekst të fuqishëm dhe me ngarkesë emocionale, përsoson kulturën e parashtrimin të mendimeve. Tematika e tregimeve alegorike është shumë e gjerë dhe e larmishme, po thuaj nuk ka sferë të jetës që ato nuk rrokin. Në të spikat sidomos tematika e pasur shoqërore, preken të gjitha llojet e marrëdhënieve midis grupeve dhe shtresave të ndryshme, duke zbritur deri tek marrëdhëniet familjare midis burrit dhe gruas, vjehrrës dhe nuses, babës e birit. Të pasura dhe me nivel të lartë janë edhe ato tregime që pasqyrojnë problem të mprehta politike, ato që pasqyrojnë marrëdhënie ekonomike, paraqesin shtypjen dhe shfrytëzimin e njerëzve të thjeshtë, mënyrat e shkatërrimit ekonomik të fshatrave të varfër, proceset e diferencimit ekonomik, antagonizmin shoqëror. Në mjaft prej tyre trajtohen problem estetike dhe morale, si: vendin që ze e drejta dhe e padrejta në shoqëri, e bukura dhe e shëmtuara, tragjikja dhe komikja etj.
Tregimet alegorike ishin pjesë përbërëse e jetës së popullit. Në to nuk kishte asgjë artificiale. Populli mblidhej për të zgjedhur problemet të rëndësishme ose në gëzime e jo thjesht për të treguar mesele. Ato hynin në bisedë në mënyrë të natyrshmë. Treguesit e tyre ishin mjeshtër për të gjetur çastin kur duhej përdorur meseleja. Biseda në odat dibrane bëhej e ngadaltë. Njerëzit i linin rradhë njëri-tjetrit. Ai që e merrte fjalën dëgjohej me vëmendje dhe respect. Ndërprerja e bisedës, me përjashtim të ndonjë replike të shkurtër, nuk pëlqehej. Debati ishte i fortë dhe për probleme të rëndëishme, por ai nuk bëhej i hapur. Me karakterin alegorik dhe urtësinë e tyre mesletë ishin edhe shprehje e vetëpërmbajtjes dhe e drejtpeshimit shpirtëror te popullit në raste konfliktesh dhe situatash të vështira.
Përqasja e asaj që thuhej në mesele me atë që duhej nënkuptuar, duhej të ishte e plotë, e përkryer por jo e hapur. Populli nuk i lejonte banalitetet dhe vulgaritetet. Në asnjërën prej mesleve nuk kishte fryerje të drejpërdrejta, sado qe domethënia e tyre mund të ishte shumë therëse. Nuk lejohej veçanërisht fyerja e mikut gjë që vështrohej si shkelje e rëndë e traditës dhe e normave kanunore.
Meseletë mund të ishin fragmentare në një bisedë. Tregohej një prej tyre dhe, kur s’gjente përgjigje, nuk vazhdohej më me to. Por meseletë nuk mund të vazhdonin edhe për një kohë të gjatë në bisedë. Në këto rastë ato përdoreshin si kompozime alegorike, si një e tërë që nuk ndahet dot. Për të krijuar një ide po japim një kompozim alegorik, zhvilluar në një odë dibrane. Bëhej fjalë për ti rënë armikut. Disa ishin për kryengritje të armatosur. Kishte dhe prej tyre që predikonin frymën e nënshtrimit, duke argumentuar se një luftë në ato rrethana, do të sillte rrjedhoja më të rënda për popullin. Kompozimi algorik fillon me një sulm kundër këtyre njerëzve. Meseleja e parë sjell mesazhin se ishin këputur të gjitha urat e pajtimit me armikun. Po citoj : “Një herë nji njeriu i merr zoti ment e bani mik gjarpnin. Çdo ditë i çonte atij nji kupë me tamël dhe merrte prej tij nji napoleon flori. Nji ditë njeni nga djemtë e këtij burri kalon andej ku rrinte gjarpni. I bije me nji gur dhe i këput bishtin. Djali vdes se gjarpni e çuk atë në gisht. I ati varros djalin ene i shkon gjarpnit me kupën me tamël. Sa del gjarpni, burri i bije me gur në kokë. Kur gjarpni ishte tue cof, i thotë burrit:
-Si, ti nuk po e ruan miqësine?! Burri i thotë: Bishti jot i pre, djali im në dhe, ska miqësi ndër ne!” Njëri nga ata që predikonin nënshtrimet ndaj armikut, tregoi këtë mesele si përgjigje të asaj që u tha më lartë: “Njëhërë një njeri merr spatën, e hip në një arrë. Fillon me e pre atë degë ku kishte vu kamët. Kalon andej nji katunar i veti, po nuk i thotë puna e mbarë! Ki që po priste degën, i tha: -Pse nuk po me thue puna e mbarë! -Po ti nuk po ban punë të mbarë, -ia pret tjetri. –Me punën që po ban, ti ke për t’thy qafën!” Nënteksti besoj është i qarte dhe përgjigja erdhi pa vonesë: “Nji herë një pashë turk u vu në krye të një ushtrie dhe u nis për në luftë. Ra poshtë në një prrue dhe aty gjen një mullixhi. I tha: -Bre, sa rahat je ti këtu! -Mos u tall me mua or Pashë, -ia kthen mullixhiu, -Unë nuk jam pashë si ti e nuk kam si me qenë rahat! -Si të duesh i ndrrojmë teshat: unë bahem mullixhi, ti banu pashë. Mullixhiu nuk e zgjati, u vesh si pashë dhe i priu ushtrisë. Lufta u ndez mu në kodër. Nuk shkoi shumë dhe mullixhiut i bie nji plum mu në kapak të kresë. Shtrihet sa gjatë gjanë për tokë. U vra pasha- thane oficerët e tjerë, e menjhërë banë me za doktorin. Ky erdhi sa çel e mshel sajt dhe iu afrua Pashës ene e pa me kujdes. -Nuk i ka prek plumi në tru, -tha. Mullixhiu ngriti pak kryet ene tha: -Po si kishte me prek në tru?! Po të kasha tru, kisha nejt në mulli, e nuk kisha ardh këtu!” Komenti besoj është i tepërt, përgjigjet janë të qëlluara dhe kompozimi alegorik ruan tërësinë dhe logjikën e vet.
Për nga lënda me të cilën ndërtohen, tregimet alegorike i kemi prej dy tipesh. Tipi i parë e merr lëndën nga folklori. Në të shfrytëzohen legjendat, fabulat, anektodat, përrallat, lojrat problemore, nganjëherë edhe proverbat. Lënda folklorike, përveç vlerave të mirfillta që ka, në mesele merr vlera të tjera, ajo bëhet alegorike. Po lënda folklorike i nënshtrohet procesit të përpunimit dhe të përshtatjes. Kjo është një punë shumë e ndërlikuar. Që një anektodë, të kthehet në trego, alegorik, kërkohet mjeshtri e lartë. Po japim një shembull, duke treguar së pari, rrethanat: Një herë një valle burrash ishte mbledhur për të sheshuar një mosmarrëveshje midis dy fshatarëve. Për këtë qëllim aty kishte shkuar dhe një qeveritar, i cili nga padituria, në vend që të shuante zjarrin, i hidhte atij benzin. Ky qeveritar “nxirret jashte loje” me këtë anektodë: “Vjehrra i tha të resë: -Dil e shiko përjashta si është havaja. Nusja del, shef ene ktheht mrena. –Ha, sit u duk havaja?- e pyet vjehrra?-nusja i përgjigjet:”Sun e mora vesh a ishte kthjelltë a vranë, se nuk më lanë pejkat e shajut me pa!” Siç shikohet, nga anektoda nga mbetur vetëm tipari kryesor I këtij zhanri si një tregim I shkurtër realist me përmbajtje humoristike që kritikon një dukuri. Për t’u kthyer në tregim alegorik, ajo I është nënshtruar procesit të përpunimit dhe të përshtatjes, që shfaqet me këtë dukuri: Ajo ka fituar karakterin alegorik të përdorimit, aftësinë për t’u ndërtuar në bisedë dhe funksionin e veçantë në të, domosdoshmërinë e përshtatjes me rrethana të caktuara duke përcjellë mesazhin e denigrimit të njeriut të paaftë që merr përsipër të bëjë diçka që nuk munda ta bëjë. Pak a shumë këtij përpunimi dhe kësaj përshtatje i nënshtrohen edhe llojet e tjera folklorike kur vihen në shërbim të tregimeve alegorike Tipi i dytë i tregimeve alegorike është ai që e merr lëndën nga aktualiteti. Lënda e këtij tipi do më shumë mjeshtri për t’u ndërsuazuar në tregim alegorik, sepse ajo mund të merret si një bisedë krejt e zakonshme. Në këto raste nuk ka rëndësi vetëm krijimi i rrethanave, njohja e problemeve qe shtrohen në bisedë, por edhe njohja e mirë e të pranishmëve, madje jo vetëm e tyre, por edhe e pjestarëve të tjerë të familjes. Rol të veçantë luan disponimi i bashkëbiseduesve, afria apo acarimi midis tyre, mënyrat që përdorin për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet. Meseleja duhet treguar vetëm kur të krijohet hapësira e nevojshme. Lidhja e asaj që thuhet, me atë që duhet nënkuptuar, duhet të jetë e plotë dhe e përkryer. Një shembull: Në një pikë të bisedës njëri nga të pranishmit i drejtohet tjetrit me emër dhe i thotë: -Or Gani, kur po vija këtu se si më shkuan sytë nga shpia jote e vuna re si njani oxhak nuk e hiqte mirë tymin. -Po, -iu përgjigj Ganiu, -Bash njashtu asht, por e kam fajin vet, se atij oxhaku ja kam lan mangut punën. Kjo bisedë do të merrej sikur vërtetë ishte fjala për oxhakun, po të mos ishin krijuar ato që ne i quajme “rrethana” dhe që në rastin konkret kanë këto përbërës: a) biseda bëhej për sjelljen dhe edukimin e fëmijëve me norma të shëndosha morale; b) ai qe foli e njihte mirë Ganiun, njihte edhe djemtë e tij, njëri prej të cilëve ishte dembel dhe me vese ;c) ishte disponimi i Ganiut për të thithur meselenë dhe për ta mos keqkuptuar atë; d)ishte disponimi i vallëve të burrave që të kritikonin dukuritë negative pa përmendur emra konkretë. Pa të gjitja këto, fjalët që u thanë, nuk do të merrnin vlerat alegorike, madje nuk do të kishin kuptim as të thuheshin. Po meseletë e këtij tipi janë, si të thuash, shumë tekanjoze. Ato në mjaft raste nuk duan shumë hapësirë për tu ndërkallur ndërkallur në bisedë. Në odat dibrane burrat rrinin këmbëkryq, pa u mbështetur, me qëndrim dinjitoz. Kjo ishte shenjë culture në të ndenjur dhe respect për të gjithë vallen e burrave. Një qëndrim i shkujdesur nuk do të tolerohej dhe me ndonjë rast, si ky që do të tregojmë, mund të quhej fyes dhe
mund të bëhej object kritike. Njeri prej të pranishmëve i drejtohet të zotit të konakut e i thotë: “Or Xhemë, kur po vija këtu, pashë se njeni nga mullarët e barit të ishte rrëzue e të kishte ra për toke”. “Po, - u përgjigj Xhema. – Mund të ketë ra vërtetë, se bar ka pas shumë dhe druni mullarit ka qenë i dobët. Po do t’i vejë nja dy shtaga dhe do ta ngrejë prapa siç ka qenë”. Siç kuptohet, mullari i barit ishte burri i shtrirë “sa gjërë e gjatë”. Këto lloj meseleshë nganjëherë bëheshin burim acarimesh. Zakonisht pranohej loja dhe konfrontimi shmangej. Duke qenë se meseletë nuk janë vetëm mjet komunikimi, por edhe art, pranohet karakteri figurative i tyre dhe secili përpiqet të mos bëhet objekt i goditjes së tyre. Për nga ndërtimi tregimet alegorike karakterizohen nga elemente të larmshiëm të komikës. Në to kemi ironinë e lehtë dhe sarkazmën e hidhur, të qeshurën e përmbajtur dhe të përqeshurën therëse, gazin e trishtuar dhe humorin e këndshëm. Prandaj në mjaft tregime alegorike pas forcës fshihet dobësia, pas mençurisë budallallëku, pas diturisë-injoranca, pas humanizmit-brutaliteti, pas parrullave demokratike-mjetet e diktaturës. Tregimet alegorike dibrane kanë vlera të mëdha gjuhësore. Në to fjala përdoret me kursim të madh. Figuracioni është i pasur dhe nuk lidhet thjesht me përdorimin e figurave, por me konceptimin figurative. Dialogu është i shkathët, i kursyer, i zhdërvjellët. Mendimi është i ngjeshur, narracioni i vrullshëm dhe ka mjaft gjetje poetike. Brenda këtij zhanri janë kristalizuar disa modele gjuhësore që kanë ardhur duke u ngulitur e formësuar e janë kthyer kështu në një gjuhë specifike të meseleve. Dallojmë qartë klishetë: “Na ishte nji herë… “Nji herë e nji kohë…”, Ai i tha…”. Në meseletë nuk ka fjali ndërmjetëse pothuaj fare. Aty dallohet qartë kush flet. Populli donte të ishte plotësisht i kuptueshëm dhe për këtë i bënte të gjitha përgatitjet. Tregimet alegorike kanë një rëndësi shumë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare kombëtare. Tregimet alegorike dibrane nuk janë një zhanër i fosilizuar. Ato bëjnë një jetë të gjallë edhe në kohën tonë. Zhvillohen duke iu përshtatur realitetit dhe fitojnë fryme bashkëkohorë. Këtë e dëshmojnë krijimet e këtyre pesëdhjetëvjeçarëve të fundit. Tregimi alegorik në rrugën e tij të zhvillimit fiton tipare të reja për të përvetësuar artistikisht dukuri të kohës sonë. Arti i meseleve është treguar mjaft aktiv në luftë kundër veseve të ndryshme shoqërore, por ai ka vepruar edhe ndaj problemeve të mprehta politike. Sistemi totalitar në Shqipëri është vënë shumë herë në shënjestër të këtij arti të madh, duke përthithur sidomos lëndën që vinte nga folklori, kryesisht nga anektodat, që qenë të shumta kundër këtij sistemi. Kur në vendet e Evropës Lidnore filluan proceset e ndryshimeve të mëdha dhe R. Alia deklaronte se Shqipëria nuk ishte as Lindje, as Perëndim, shumë njerëz shtronin pyetjen: Po në Shqipëri a do të ndodhin të njëjtat procese. Populli me artin e tij të meseleve në një odë dibrane dha përgjigjen: “Po, do të ndodhin! Këtë e tha me tregimin alegorik të poshtëshënuar i cili që atëherë sillte mesazhin se komunizmi kishte ngordhur: “Nji herë një pasanik, kur bani me i çue bagëtinë në bjeshkë, për një maz e porositi në mënyrë të veçantë çobanin, madje e kërcënoi tue i thanë: “Po ma gjeti gja mazin, ma mirë mos eja në shtëpi. Erdhe e më thae se ka cofë mazi, kam me ta këput kryet!”Për fat të keq të çobanit, nuk shkuan shumë ditë dhe mazi u rrëzue në nji krisë kepi dhe theu qafën. Çobani ra në hall: si t’ja thoshte këtë të zotit. Mendo e mendo, e ma në fund e gjeti. Shkoi dhe i tha kështu: “Mazi i zotnisë sate ka nji javë që i ka kthyer patkonjtë nga dielli”. Si, paska cofë mazi”-bërtiti i zoti. Po çobani iu përgjigj i qetë: “Se ka cofë mazi pot thue ti, unë them se ai i ka kthye patkonjtë nga dielli”. Nga të gjitha këto që thamë, nxjerrim disa përfundime: 1. Tregimet alegorike dibrane kanë lindur në kushte të caktuara historike shoqërore, duke u bërë shprehëse e idealeve demokratike e përparimtare të popullit tonë. 2. Ato kanë shprehur mençurinë dhe filozofinë e popullit, shijen dhe ndjenjën e tij estetike.
3. Tregimet alegorike dibrane janë një zhanër me shumë vlera positive në thesarin e kultrës sonë popullore, prej të cilit mund të pasurohet kultura jonë kombëtare.
Galeria
RedaktoReferimet
Redakto- AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
- ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANË (1955)
- INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANË (1985)KLIMA E SHQIPERISË
- INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANË ,(1975)
- INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANË (1975)
- INSAT(TË DHËNA MBI PAPUNESINË ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
- PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
- VALTER SHTYLLA,RRUGËT DHE URAT E VJETRA TË SHQIPERISË TIRANË (1998)
- Fatos DACI,"ENCIKLOPEDIA E DIBRËS" Vëllim I (2006)
- HISTORIA E SHQIPËRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE
Njerëz të shquar
Redakto- Elez Isuf Ndreu
- Elez Koçi
- Faik Kurti
- Haki Stërmilli
- Bashkim Pacuku
- Gjergj Kastrioti
- Haxhi Lleshi
- Hasan Çipuri
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare e Bashkisë Dibër
- Komuniteti i Peshkopisë
- Hapësira e Peshkopisë
- Forumi i Peshkopisë Arkivuar 12 maj 2021 tek Wayback Machine
- Portali i qytetit te Peshkopise
- Portali me i ndjekur i Dibres
- www.nediber.com
Albume fotografike
Burimet
RedaktoPeshkopia ka pasuri të shumta natyrore dhe ka një shumëllojshmeri të madhe turizmi