Haxhi Lleshi
Haxhi Lleshi (Reshan, 1 maj 1913 - Tiranë, 1 janar 1998) ka qenë figurë politike shqiptare. Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Haxhi Lleshi | |
---|---|
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor | |
Në detyrë 1 gusht, 1953 – 22 nëntor, 1982 | |
Paraprirë nga | Omer Nishani |
Pasuar nga | Ramiz Alia |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946 | |
Paraprirë nga | Ibrahim bej Biçakçiu, zëvendësisht |
Pasuar nga | Koçi Xoxe |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 maj, 1913 Reshan, Republika e Shqipërisë Qendrore |
Vdiq më | 1 janar, 1998 Tiranë, Republika e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë |
Biografia
RedaktoNë vitet 1920 - 1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926 - 1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në gjuhën shqipe dhe të dytën e të tretën në gjuhën serbo-kroate në shehër të Dibrës.
Në vitet 1940 - 1941 internohet nga jugosllavët në Vranjë dhe Shkup. Në vitet 1941 - 1942 qëndroi në Peshkopi e Mat. Në qershor të 1942 është komandant i një çete në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në vitet 1943 - 1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 - 1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946 - 1948 qe ministër pa portofol.[2]
Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja për t'ia dorëzuar organeve të UDB-së në Tiranë.[3]
Më 1948 - 1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 - 1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953 - 1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966 - 1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial.
U burgos për gjenocid. Vdiq në Tiranë më 1998.[2]
Dekoratat
RedaktoPas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haxhi Lleshit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]
Referime
Redakto- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 172. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Beqir Meta: Shteti komunist nuk veproi për pengimin e Masakrës së Tivarit". voal-online.ch. 17 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]