Jakov Milaj
Jakov Milaj (Fier, 30 mars 1912 - 2 janar 1997) gazetar, veteriner, ministër i Bujqësisë në qeverinë e Maliq Bushatit dhe antropologu i parë shqiptar.
Jakov Milaj | |
---|---|
Skeda:Jakov Milaj.jpg | |
Ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve | |
Në detyrë 12 shkurt – 28 prill, 1943 | |
Pasuar nga | Nexhip Basha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 mars, 1912 Fier, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 2 janar, 1997 Fier, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Vasiliqi Kolea |
Fëmijët | Donika, Agron, Lindita |
Arsimimi | Fakulteti i Veterinerisë, Torino |
Punësimi | veteriner |
Jeta
RedaktoJakov Milaj lindi në Fier me 25 mars te vitit 1911. U shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë në fund, si një nga studentët më të mirë në vitin 1931.[1]
Kur ishte nxënës ka drejtuar shoqatën kulturore “Besa shqiptare”. Për një kohë te gjate, ai punoi si mësues në qytetin e tij te lindjes, Fier; më pas u emërua sekretar komune në Bezhan dhe më pas në Kovaçisht.[2]
Më 1934 filloi studimet e larta në degën e veterinarisë në Universitetin e Torinos. Më 1935 u kthye në vendlindje, ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit. Më 29 gusht 1935 u dënua me 10 vjet si pjesëmarrës i revoltës, por u fal pas pak muajsh. Pas daljes nga burgu, u nis për të vazhduar studimet.[2]
Në ditët e fundit te Migjenit, ai do te ishte pranë tij në Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, që do t'i sillte te motres edhe fjalët e fundit te Migjenit te madh dhe dorëshkrimet e fundit nga spitali.[1]
U rikthye në atdhe pas diplomimit dhe u emërua veteriner në Fier. U emërua kryeredaktor i "Përpjekjes shqiptare" pas ikjes së Merxhanit, por botoi vetëm një numër dhe më pas u mbyll nga qeveria e kohës.[3]
Më 1942 - 43 u emërua kryedrejtor në Kryesinë e Këshillit të Ministrave. Duke mbajtur këtë detyrë, më 1943 u atashua pranë Komisariatit të Nozullimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Prej 12 shkurtit deri me 12 prill 1943 pati portofolin e ministrit sekretar të shtetit të Bujqësisë dhe Pyjeve. Më 1943-1944 qe anëtar i Këshillit të Shtetit. Më 1 tetor 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar.[2]
Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, u arrestua dhe dënua me 15 vjet burg nga Gjyqi Special. Më 1951 u lirua nga burgu dhe u internua me familjen në Shtyllas dhe Radostinë të Fierit. Punoi më pas veteriner në në Durrës, Bilisht, Fier.[1] Ndërroi jetë më 02 janar 1997.[2]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Elsie, Robert (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 310–. ISBN 978-1-78076-431-3.
- ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 180–181. ISBN 9789994356225.
- ^ Bruqi F., Guximi shqiptar, Prishtinë: Printing Press, 2008. fq. 96