Luigj Filaj (Janjevë, 21 qershor 1899 - 1969)[1][2] ka qenë pianist, mësues dhe autor i disa teksteve si ai didaktik Mësimi i muzikës për shkollat e mesme (Tiranë, 1935) si dhe i përmbledhja e botimeve satirike Daj Jaku (Tiranë, 1943),[1] titulli ishte në fakt edhe pseudonimi që përdorte për veprimtarinë e tij krijuese si autor apo përkthyes.[3] Ka përkthyer titujt Ora e Danubit, Prifti falls i Kishës Notre Damë, Shpëtimi nga ferri i Legjonit të huej, Trashigimi misterioz i fakirit, Xhelati i Parisit nga Ralf Cliford, hetuesi fiktiv i shkrimtarit Martin Winfried; Burgu i dashtunís mbi jetën e Franz Schubertit, botuar në Shkodër 1942 me parathënie të Haki Stërmillit.[4]

U gjykua si i pandehur prej Gjyqit Special më 1945 si përkthyes gjermanishteje për stafin ushtarak gjerman, por nuk u provua që fajësia e tij të kishte tejkaluar ushtrimin e profesionit dhe u vendos pafajësia e tij.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Leka, Pertefe (11 dhjetor 2018). "Luigj Filaj, biri i Kosovës, kompozitor i këngëve patriotike". Radi and Radi. Marrë më 12 shkurt 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 92. ISBN 9780810848894.
  3. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 76.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 493, 531, 535–536. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 12 shkurt 2022.
  5. ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 302. ISBN 978-9928-168-01-6.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)