Abdurrahman Dibra
Abdurrahman Dibra (Dibër, 1883/1885 - 1961) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane dhe ministë i shtetit shqiptar.
Abdurrahman Dibra | |
Ministër i Brendshëm | |
30 maj – 10 qershor, 1924 | |
Paraardhësi: | Shefqet Vërlaci |
Pasardhësi: | Rexhep Shala |
12 shkurt, 1927 – 10 maj, 1928 | |
Paraardhësi: | Musa Juka |
Pasardhësi: | Kostaq Kotta |
Ministër i Financave | |
11 janar, 1933 – 16 tetor, 1935 | |
Paraardhësi: | Lame Kareco |
Pasardhësi: | Rrok Gera |
Ministër i Arsimit | |
16 janar, 1929 – 5 mars, 1930 | |
Paraardhësi: | Xhaferr bej Ypi |
Pasardhësi: | Hilë Mosi |
31 maj, 1938 – 7 prill, 1939 | |
Paraardhësi: | Faik Shatku |
Pasardhësi: | Pertef Pogoni |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 1885 |
Lindi në: | Dibra e Madhe, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 1961 |
Vdiq në: | Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | Politikan |
Feja: | mysliman |
BiografiaRedakto
U lind më 1883 ose më 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, i biri i Elmaz beut, zyrtar dhe personazh i njohur në sanxhak. Abdurrahmani ndoqi ryzhdijen në vendlindje, idadijen në Manastir dhe shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1907. Periudhën e trajnimit e bëri në Vilajetin e Manastirit, ku pas Revolucionit Xhonturk u ngrit në krye të komunitetit dibran për një identitet gegë dhe musliman kokë për kokë kundrejt nacionalistëve shqiptarë.
Mes 1910 dhe 1916 kreu detyrën e kajmekamit në Nashliç dhe Kumanovë të Vilajetit të Manastirit dhe në Fatih në Stamboll. Prej 1916 dhe deri në periudhën e armëpushimit, shërbeu si inspektor i shërbimit civil. U kthye më 1923 në Shqipëri pasi u thirr nga Ahmet bej Zogolli dhe si i njohur i tij i afërm, u zgjodh deputet në zgjedhjet e atij viti dhe u emërua ministër në qeverinë jetëshkurtër Vrioni para Lëvizjes së qershorit.
Në periudhën e pas Triumfit të Legaliteti ka qenë ministër në gati çdo kabinet qeveritar.
Pas pushtimit italian u internua në Itali,[1] u kthye në Shqipëri vetëm kur më 1943 kur kapitulloi Italia.
Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tijë Qenanin.[2]
ReferimetRedakto
- ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. f. 329. ISBN 9781134294732.
- ^ Të dhëna nga Urhan Dibra , i biri i Abdurrahman Dibrës.