Lame Kareco
Lame Kareco (Gjirokastrës, 1886 - Burgu i Tiranës, 1953) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.
Lame Kareco | |
Ministër i Financave | |
20 prill, 1931 – 7 dhjetor, 1932 | |
Paraardhësi: | Kolë Thaçi |
Pasardhësi: | Abdurrahman Dibra |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 1886 |
Lindi në: | Gjirokastër, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 1953 |
Vdiq në: | Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | nëpunës, politikan, kryetar i Këshillit Kontrollues |
BiografiaRedakto
Shkollën e mesme e kreu në Korfuz, më pas u diplomua në universitetin francez të Aleksandrisë për ekonomi-financë.
Ndër vitet 1920-26 qe drejtor i Financës në Bashkinë Gjirokastër. Pas 1926 ka qenë Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave me ministër Milto Tutulani dhe deri më 1930. Në vitin 1930 ka qenë kryetar i Këshillit Kontrollues dhe më 1931 pranoi ftesën e Mbretit Zog për Ministër të Financave. Dha dorëheqjen në Dhjetor 1932 me kryeministër Pandeli Vangjeli. Nga viti 1932 anëtar i komisionit të përkohshëm për zgjidhjen e çështjes së SVEA-s.
Ka qenë zgjedhur deputet i Gjirokastrës. Burgoset pas lufte, vdiq në burgun e Tiranës më 1953[1].
ReferimetRedakto
- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". f. 146. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)