Paulin Margjokaj
Paulin Margjokaj (Kçirë, 26 shtator 1904 - Vienë, 30 korrik 1975) ka qenë frat françeskan shqiptar.
Biografia
RedaktoLeu në Kçirë më 26 shtator 1908, në pagëzim i qe ngjitur emri Bibë, i biri i Dedë dhe i Lules së Gjin Gegës. Më 4 gusht të 1925 hyri në Urdhrin e Françeskanëve të Shqipërisë dhe me 26 mars 1932 u shugurua meshtar.[1] Prej vitit 1938 deri më 1941 shërbeu si sekretar i Provincës shqiptare dhe si profesor i historisë dhe gjeografisë në liceun Illyricum. Në vitin 1941 u dërgua për studime të larta në Torino, ku me 9 dhjetor 1943 u doktorua në histori e letërsi. Duke mos mundur të kthehej në atdhe për shkak të rrethanave politike, u vendos në Süd Tirol: së pari në Kaltern deri në vitin 1946, mandej në Bozen deri në vitin 1951. Mbas këtij viti kaloi në Provincën e Vienës, në shërbim të shqiptarëve të ikur. Deri në vitin 1962 jetoi në Grac, e më pas prej 3 shtatorit 1962 dhe deri kur vdiq, në Vienë. Ndërroi jetë më 30 korrik 1975 në Kuvendin e Fretënve të Vienës, u varros ndër vorret françeskane të qytetit.
Shkroi artikuj të shumtë dhe dy vepra në gjuhën shqipe. La në dorëshkrime dokumenta të arkivit të Vienës dhe një histori të Shqipërisë në gjuhën gjermane. Gjatë mërgimit pati gjithashtu një letërkëmbim me ish-kryeministrin Mustafa Kruja.[2]
Referime
Redakto- ^ Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 133. ISBN 99927-789-1-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 11. ISBN 99943-34-47-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)