Rahoveci (serbisht: Ораховац / Orahovac) është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri kufizohet me Klinën, në lindje me Suharekën, në pjesën jugore gjendet komuna e Prizrenit, ndërsa në tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Gjakovës. Përafërsisht ka diku 276 km2 dhe është vendbanim i 76,577 banorëve. Ndërsa vetëm në qytet janë 29,854 banorë sipas statistikave të vitit 2016.

Rahoveci
Rahovec
Ораховац ose Orahovac
Official logo of Rahoveci
Vendndodhja e komunës së Rahovecit në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Rahovecit në Kosovë
Koordinatat: 42°23′58″N 20°39′17″E / 42.39944°N 20.65472°E / 42.39944; 20.65472
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjakova
Qeveria
 • KryetariSmajl Latifi (AAK)
Sipërfaqja
 • Komunal278 km2 (107 sq mi)
Lartësia mbidetare
477 m (1.565 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
15.892
 • Komunal
56.208
 • Dendësia (Komunal)200/km2 (520/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
21000
Prefiksi+383 29
Targa e automjeteve07
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/rahovec

Pak histori

Redakto

Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më 17 korrik te vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet UÇK-ës dhe forcave serbe. Të premten me 17 korrik 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betetë më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj.

Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me rastin e gërmimit të terrenit më 1953 kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Nagavc, Hoça, maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit 1689. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit.

Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Palluzhës.

Mirëpo duke bërë analizimin e burimeve të shkruara që nga periudha e Osmanlive në Kadishullin Ballkanik mund të konstatojmë se kjo tërësi në pikëpamje të organizimit administrativ të Prizrenit, i cili shpeshherë e kanë ndryshuar madhësinë territoriale të funksioneve të tija administrative varësisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit administrativ-ushtarak, në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.

Sipas regjistrimit të vitit 1528 kuptojmë së Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza : Prizrenit, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël. Gjatë këtij intervalit kohor nahija e Hoçës të cilat i përfshinte shumicën e vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit kanë qenë të përfshirë në Sanxhakun e Prizrenit.

Gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrisisë kan qenë nën sundimi Administrativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kanë ekzistuar 96 fshatra (S. Rizaj).

Në gjysmën e shekullit XVII sipas shënimit udhëpërshkruesit turk Haxhi Kallfës, Hoça e Vogël ka qen Kadillëqi që i ka takuar Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Ali Çaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej në kuadrin e Vilaetit të Rumelisë, kurse sipas një burimi Osman nga viti 1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte këto Kadillëqe : Prizrenin, Rahovecin, Suharekën dhe Hasi i Prizrenit.

Gjatë shekullit XIX me themelimin e Vilaetit të Kosovës, Prizreni ka ngelur si qendër Sanxhaku i cili ka përfshirë pesë kaza respektivisht rrethe : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumën (M. Kaleshi).

Me themelimin e Vilaetit të Kosovës me seli në Shkup duke filluar që nga viti 1888 Prizreni bëhet përsëri njeri nga gjashtë Sanxhaqet e Vilaitit të Kosovës në përbërjen e të cilit krijohen pesë kaza : Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bëhet si qendër Administrative e Anadrinisë.

Gjeografia

Redakto

Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike. Shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore.

Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione e këto janë: rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Territori i komunës shtrihet në hemisferën veriore të Ekuadorit me shkallë 420 e 30’ dhe 420 e 50’ të gjërsise veriore gjeografike dhe ndërmjet 200 e 21’ dhe 200 e 55’ të gjatësisë lindore gjeografike. Vendbanimet në komunën e Rahovecit janë të koncentruara në lartësitë mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore të bregut të lumit Drini i Bardhë) deri në 920 m. lartësi mbidetare që është i koncentruar vendbanimi i Zatriqit.

Për kah lartësia mbidetare këto vendbanime ndahen në luginore-rrafshirë, kodrinore dhe malore. Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lugina ose rrafshira janë këto : (310 – 350 m.) Xërxa, Fortesa, Gexha, Malësia e Vogël, Drinasi, Denji, Dabidoli, Çifllaku, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Retia.

Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lartësitë mbidetare prej 350 – 600 m qe i takojnë kategorisë së vendbanimeve kodrinore janë : Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhë, Kramoviku, Mrasori, Hoça e Madhe, Apterushë, Zaçishti, Patoçani i Ulët, Patoçani i Epërm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesë të reja të vendbanimëve të këtyre fshatrave u takojnë pjesës së kategorisë së luginave ose rrafshirave).

Vendbanimet malore shtrihen në lartësitë mbidetare prej 600 – 1.000 m. e këto janë : Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq (shiko hartën e mëposhtme).

Kushtet klimatike

Redakto

Ne territorin e Komunës së Rahovecit mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore në Rahovec arrijnë në 765 mm dhe temperatura mesatare e ajrit është 11,8 °C. Muaji me i nxehtë është korriku me një temperature maksimale prej 38,5 °C, ndërsa ne dimër muaji më i ftohtë është zakonisht muaji shkurt, me një temperature minimale prej – 14,5 °C. Më së shpeshti fryejnë ernat e veriut (11,8 %), veri-lindja (62 %), dhe perendimi (50 %), ndërsa më së paku fryjnë ernat e jlindjes (17 %), jugut (14 %) dhe jug-lindja (4 %).

Karakteristikat sizmike

Redakto

Në territorin e Komunës së Rahovecit janë vrejtur të gjitha dridjet sizmike të cilat kanë ndodhur në Gadishullin Ballkanik (Shqipëri, Serbi, Mali Zi, Maqedoni, Rumani etj) si dhe nga Gadishulli Apenin (aktivizimi i vullkanit Vezuf si dhe Etna në Siceli-Itali) Dëmet ishin të vogla të cilat janë manifestuar me dëmet materiale të vogla në objektet të ndërtuara nga materiali i dobët.

Sipas hartës sizmike të Kosovës, komuna e Rahovecit bënë pjesë në dy shkallë të intensitetit sizmik prej 70 dhe 80 Merkalit. Qyteti i Rahovecit po njashtu është i ndarë në dy pjesë dhe atë 70 dhe 80 të Merkalit.

Qyteti i Rahovecit në pjesën veri-lindore dhe lindore i takon shkollës 70 dhe pjesa veriore dhe perëndimore i takon shkollës së 90

Gjithashtu sipas të dhënave hartografike me të cilat disponojmë shifet se në komunën e Rahovecit shtrihen plasjet e mbuluara gjë që tregon karakteristikat specifike tektonike.

Burimet natyrore

Redakto

Në territorin e Komunës së Rahovecit ka rezerva të gurit dekorativ dhe minerale si krom, azbest, nikel, kobalt, bakër dhe qymyr guri (thëngjilli).

Gurët dekorative : - gjendet në afërsi të fshatit Drenovc, në një largësi prej 5,5 km nga qyteti i Rahovecit. Rezervat për këtë material ndërtimor dekorativ mendohet të jenë rreth 207.386 m³. Shtresat e lezolitit dekorativ janë sipërfaqësore të mbuluara me një shtresë humusi prej 0,5 m.

Gurët gëlqerorë : - gjenden në Hudhrat e Danit, një vend në veri-perëndim të qytetit të Rahovecit 8 km larg tij. Ato shtrihen në formë blloqesh me trashësi që varion nga 0,3 në 2 metra, dhe janë 1,5 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Gurët gëlqerore paraqiten në ato të kuq dhe murrëm. Gëlqerorët e kuq paraqesin më shumë interes ekonomik. Rezerva e gurëve gëlqerorëve mendohet të ketë një volum prej 382.913 m³.

Azbesti : -Shtresat e lezolitit të azbestit janë të përqendruara në afërsi të fshatit Rudin/Pastasel ne perëndim të Rahovecit, në një largësi prej 8 km. Në bazë të hulumtimeve (janë bërë 4 shpuarje) është përcaktuar sipërfaqja e shtresës prej 100.000 m² dhe mendohet që rezerva të kapë shifrën prej 10.000.000 Ton. Kjo e dhënë është e përafërt dhe kërkon hulumtime të hollësishme gjeologjike.

Kobalti, Nikeli dhe Bakri : -Ne rrethinën e Gurit te Kuq janë konstatuar shtresa e xeheroreve te Nikel-Kobaltit. Përbërja mesatare e këtij xeherori sipas hulumtimeve të bëra vite më parë për mineralin në formë të ngurtë është (Nikeli 0,18 %, Kobalti 0,13 % dhe Bakri 2,73 %). Sasia e rezervave të këtij xeherori nuk dihet.

Kromi-mendohet që ky mineral të gjëndet përgjatë luginës së Drinit të Bardhë në një sipërfaqe rreth 60 km² dhe përkatësisht në lokalitetet Qëndresë, Gradisht, lugina e prroit Rimnik, Delja, Shipi në Zadriq, Sharnica mbi Qëndresë, Drenovci, Guri i kuq, Kanzniku, etj.

Thëngjilli- gjëndet në lokalitetet e Hoçës së Madhe, Krushës, prroit të Nagavcit, Drinasi, etj. Për të përcaktuar sasine e rezervave dhe cilësitë kalorifike të thëngjillit duhen bërë hulumtime të thella gjeollogjike.

Se fundi, sipas Komunës ekziston mundësia që të gjënden shtresa naftëmbajtëse ne territorin e Komunës së Rahovecit. Vendndodhja e tyre mendohet të jetë në fshatin Kramovik dhe përgjatë rrjetjes së Drinit të Bardhë deri në Krushën e Madhe.

Relievi

Redakto

Llojet e tokave

Redakto

Territori i Komunës së Rahovecit ka llojllojshmërinë e dukshme pedologjike e cila pasqyrohet me numër të madhë të grupeve të llojeve të tokës, e në përbërjen e saj ka 8 lloje dhe 21 nënlloje, ku i jep një pamje mozaike territorit.

Nëse përjashtohet toka skeletore e cila paraqet në vendin e saj ekzistuese, tokat tjera janë nga supstratet e bartura. Ato janë formuar pjesërisht nga sedimentet liqenore dhe rrjedhjeve të ujërave.

Prezenca e një numrit të madh të lloit të tokave të cilat sipas karakteristikave dhe mundësive për shfrytëzim në bujqësi, dallohen mjaftë që nga rezultati i ndikimit të faktorëve të ndryshëm në formim.

Është me rëndësi ndikim i njeriut në shfrytëzimin e tokës gjë që shpeshherë mund të jetë mjaft negativ që shihet përmes mos ujitjes racionale dhe pyllzimit, shfrytëzimi jo racional i pyjeve me çrast vie deri te erozioni e te ne ky fenomen është i përqendruar në shumë vende të komunës.

Në bazë të hulumtimit në teren dhe hulumtive laboratorike të llojeve të tokës në Komunën e Rahovecit ndahen në këto lloje :

  • a. Litosol mbi formacione shkëmbijsh ultrabazik (serpentinët) / 6/
  • b. Litosol mbi formacione shkëmbijsh gëlqerorë /10/
  • c. Aluvijumi zallorë (rrërës) /15/
  • d. Alivijumi deltynorë /17/
  • e. Delivjumi deltynorë /23/
  • f. Aluvijumi-deluvijumi tokë deltynore /27/
  • g. Tokë livadho deltynore /29/
  • h. Tokë eglijuar mineralo-moçalike deltinor /33/
  • i. Rendzinë ehinjt-kafe mbi supstratet gëlqerorë të butë /42/
  • j. Rendzinë tipike në supstratet gëlqerorë /44/
  • k. Rendzinë e hinjt kafe mbi supstat gëlqerorë /45/
  • l. Rendzinë tipike mbi serpentinët /51/
  • m. Rendzinë e hinjt-kafe mbi serpentinë /52/
  • n. Smonicë e pakarbonizuar /70/
  • o. Smonicë në proçes të kafenizuar /71/
  • p. Smonicë e kafenizuar /72/
  • q. Smonicë e lesivuar me pseudoglej /74/
  • r. Smonicë e eroduar /77/
  • s. Tokë e kuqe e cekët mbi formacione gëlqerore /86/
  • t. Tokë e kuqe mesatarisht e thellë mbi formacion gëlqeror /87/
  • u. Tokë e kuqe e kafenizuar mbi formacion gëlqeror të fortë /89/
  • v. Tokë e kuqërimit kafe rënor deltynore mbi sedimentet të kuqërimit /90/
  • w. Tokë e kuqërimit kafe e lesevuar mbi sedimentet të kuqërimit /94/
  • x. Tokë e kafenjt deltynor mbi argjil liqenor /100/
  • y. Argjila liqenore /101/
  • z. Shkëmbij ultrabazik /118/
  • aa. Pseudoglej podzolik-tokë /134/
  • bb. Pseudogleji argjilor /138/
  • cc. Shkëmbij /150/

Të gjitha këto llojet dhe nënllojet e tokave të shënuara më lartë janë të paraqitura në hartën pedologjike të komunës së Rahovecit.

Karakteristikat gjeologjike

Redakto

Territori i komunës së Rahovecit ka pasur të kaluarën enjejtë gjeologjike si Kosova në tërësi, Maqedonia, Shqipëria si dhe pjesët tjera të Gadishullit Ballkanik.

E kaluara gjeologjike e cila llogaritet në shumë milion vite dhe ka patur ky teren disa faza të rëndësishmet faza janë detare, ku në këtë pjesë ka ekzistuar Deti (Deti Tetis), një liqenore, kur liqenet neogjene në hapësirat të gjëra të pjesës jug-lindore të Gadishullit Ballkanik kanë qenë të lidhura mes veti, dhe dy faza kontinentale : njëra ka ekzistuar në periudhën e hershme gjeologjike në fund të mezozoikut dhe e dyta ku edhe tani ekziston nënë ndikimin e fuqive endogjene dhe ekzogjenë.

Në dy periudhat e atë në periudhën prekambriane dhe në fillim të palezoikut të mesëm në hapësirën e Bullgarisë jug-perëndimore, Greqisë veriore dhe të Maqedonisë lindore ka ekzistuar masivi i vjetër malor në shkencë i njohur si Masivi i vjetër Rodop dhe në Kosovë shtrihet rreth Gjilanit dhe Qytetit (Nova Bërda). Pjesët tjera të Kosovës, Drenicës dhe Dukagjinit, pjesët e Maqedonisë, Greqisë, dhe Shqipërisë që ishin të përfshirë ose të mbuluar me Detin Dinarik. Kjo tregon se në historinë gjeologjike territorin e Komunës së Rahovecit si dhe tërë Kosova ka qenë e përfshirë në ujë në të cilën me miliona vite janë formuar sedimentet detare-liqenore.

kurse studimet më detale janë bërë rreth viteve 1958-60. Në ndërtimin e tyre hynë formacione me moshë :

  • Holocene, Plistocene,
  • Pliocene, kretake dhe
  • Jurasike
  • 1. Holocen-formacioni hollocen ndërton fundin e luginës së Drinit Bardhë. Kjo përmban material lumor (rërë, zhavorr dhe lymë) duke krijuar rrafshe aluvijale përgjatë shtretërve të lumenjve.
  • 2. Pliocene - Formacionet të pliocenit ndërtojnë pjesën periferike të maleve zatriq, kaznik dhe shkozë, ku përbëhen nga sedimentet liqenore (rërë, zhavorr dhe argjilë.
  • 3. Kreta - Formacionet e kretakut ndërtojnë pjesën lindore dhe veriore të malit Zatriq si dhe masivi i shkozës që shtrihet në veri, verilindje të qytetit të Rahovecit në drejtim të këtyre fshatrave Hoçë e Mahe, Zaqisht si dhe Epterush. Ky formacion prezantohet me shkëmbit gëlqeror e si shembull është masivi te ura e fshejt (Gradish si dhe në qytetin e Rahovecit).
  • 4. Jura - Prezantohen formacionet diabazike, serpentine, gabrot, ku shkalla e serpentinit sillet rreth 70-80 %. Ky formacion përfshin territor më të madh se formacione tjera, ku kanë shtrirje VVP-JJL.

Karakteristikat tektonike

Redakto

Me qenë se komuna e Rahovecit shtrihet në pjesë qendrore të gropës së Dukagjinit, krijimi definitiv është i lidhur me lëvizjet e reja tektonike të cilat janë zhvilluar në orogjenezën alpike.

Gropa e Dukagjinit përfshihet në tri zona Korabit, Gashit dhe e Mirditës. Në zonën e Mirditës shtrihen malet e Hasit, Horsti i Dukagjinit (Horst do të thotë ishull) dhe malet qendrore të Kosovës në lartësinë absolute 800–1300 m.

Këto male paraqiten me shkarje dhe rrudhosje. Në këto shkarje aktiviteti tektonik është i shprehur edhe në shpërthime të materialit vullkanik nëpër plasa të tyre dhe janë formuar masivi ultrabazik i malit zatriq dhe kaznik.

Mali i zatriqit, Kaznikut dhe i Shkozës ndërtojnë pjesën e Horstit të Dukagjinit. Reliefi i sotshëm është formuar me ndikimin e lëvizjeve tektonike dhe të proceseve erozive. Vijat e përgjithshme morfologjike (lartësi, anët e rëpijta, çarrjet etj. Me të cilën shprehet reliefi inicial i malit të krijuar me lëvizjet radiale në fazën e orogjenezës shtajere.

Në aktivitetin tektonik kanë dominuar lëvizjet tektonike zbritëse të zhvilluara përgjatë plasave të vjetra të cilat janë përcjellur me aktivitetet vullkanike. Përmbysjet e kësaj zone kanë vazhduar deri në mbarim të kretakut dhe në fillim të paliogjenit dhe të miocenit e më vonë.

Në shiqimin tektonik të Horstit të Dukagjinit i cili është krijuar me lëshimin e basenit të Pejës, Rahovecit si dhe të Mirushës në drejtim të shtrirjes VVP-JJL, mund të supozojmë me lëvizjet radiale në fazë shtajere së pari është lëshuar Baseni i Pejës, baseni i levantit të Rahovecit, Mirushës si dhe të gropës së Dukagjinit kur është definitivisht krijuar Horsti i Dukagjinit.

Mali i Shkozës, Zatriqit dhe Kaznikut paraqesin një renditje morfologjike të Horstit të Dukagjinit të maleve të gjëra 10 km dhe të gjëra 20 km. majet të thepisura janë të theksuara, anë të prera dhe në pjesën më të madhe janë të zhveshura. Janë të formuara nga formacionet gëlqerorë dhe serpentinve dhe shquhen me figuracion intensiv të shkëmbinjve dhe formave të ndryshme të çarrjeve nëpërmjet të cilave bartet materiali rezidial, kështu që toka është në formë të skeletit, ndërsa tereni i thepisur në formë karstike dhe me mungesë të sasisë së mjaftueshme të ujit.

Komuna e Rahovecit është në përbërje të llojllojshme gjeomorfologjike. Në veri shtrihen malet e Zatriqit dhe Kaznikut, përbërja e të cilit është nga serpentinet dhe perioditet e serpentuara, diabaze, dollomitet, spiletet nga periudha e Jurasikut. Gabrot, senoni i pa ndarë, turoni, në veri janë konglomeratet, zhavori dhe rëra në teracat lumore të vjetërsisë plistocene në të cilat lidhen terrenet nën diabaza të formacioneve brirore të dinarideve nën zhavorë, rëra dhe argjila të teracave liqenore ku shfaqen dhe mergeli dhe argjila me thëngjill. Vendbanimi i Rahovecit është i locuar në teracën liqenore në të cilën proji Vrella ka formuar shtratin e tij dhe në këtë mënyrë ka formuar luginën të rrethuar nga të gjitha anët me shpatije, vreshtat të mbjellura, pemët dhe perimet e tani shumica e këtyre anëve janë ngritur objektet të banimit.

Tereni e vendbanimit si dhe rrethina e sajë më e afërt dhe më e largët janë të përbërjes së ndryshme gjeologjike, e pjesa vendbanimit në veri dhe veri-lindje shtrihet gëlqerorët dhe sedimentet të shkumësit të lartë në malin e Shkozës.

Pjesa më e madhe e vendbanimit është e përbërë nga mergeli, argjili, rrëra dhe zhavorri i vjetërsisë pliocene. Terenet në afësit të vendbanimit janë të përbërjes njëjtë gjeologjike i cili është mal në formë të ishullit-horst më përbërje gëlqerore.

Nga pjesa e shpatijëve të projit të vrrellës Rahoveci hapet nga anadrini dhe lugina e Rrafshit të Dukagjinit, nga pjesa veri – lindore e mbyllë mali i Shkozës, ndërsa nga pjesa veriore maja e Zatriqit (1039 m). Terrenet në të cilët është e locuar vendbanimi si dhe ato në të cilët ai zgjerohet mëtutje gjendet në zonën e ekspozicionit jug-perëndimor.

Pjerrtësitë e terrenit në pjesën e vjetër të vendbanimit lëshohen ka jug-perëndimi në pjesën e re e vendbanimit, si dhe terrenet në të cilën do të zgjerohet më tutje, gradualisht lëshohen në drejtim të rafshirës aluviale të projit të vrellës e në drejtim të lindjes dhe jug-jundrej dhe nga drejtimi i veriut dhe veri-perëndimit të kësaj rafshire.

Kushtet më të përshtatshme gjeomorfologjike për zgjerimin e mëtejmë të vendbanimit shtrihen në pjesët e luginës dhe rafshirës aluviale të projir të vrellës nga drejtimi jug-perëndimor.

Sipas rendisë, përpos Rahovecit duhet cekur edhe këto vendbanime si qe janë, Xërxë, Drinas, Ratkoci dhe Krusha e Madhe si vendbanimet të kategoris së IV të zhvillimit të vendbanimeve në komunë të cilët do të kenë funkioce qendrore. Duhet të theksohet se vendbanimi i Xërxës është udhëkryqe i komunikacionit në rrugë e tri drejtimet themelore, Rahovec-Prishtinë, Gjakovë Prizren dhe drejtimi sekondar për Kramovik. Nëpër këtë vendbanim kalon edhe hekurrulla prej Fushë Kosovës deri në Prizeren ku edhe Xërxa është si stacion qe e shfrytëzojnë dy komuna e Rahovecit dhe Gjakovës.

Xërxa paraqet dhe potencialin ekzistues të qendrës industriale për përpunimin e grurit zhavorrit dhe rërës dhe si qendër për rekracion pasi qe në këtë pjesë është kanjoni eupagjenik- atraktiv te Ura e Fshenjët. Xërxa është përball Rahovecit e cila shtrihet në terrenit me pjerrtësi të rrafsh të përbërë nga konglomerat, zhavorr, rërë dhe teracët të lumit (holocejni dhe pleistocen).

Në këtë hapësirë janë të përqendruara dhe ujerat nëntokësore, gjë qe duhet të mireën parasysh ndërtimi dhe zgjerimi e këtij vendbanimi.

Lartësia mbidetare

Redakto

Ky territor shtrihet ne pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit, në një lartësi mesatare mbidetare rreth 550 m ; dhe është i ndarë në tre mikro-regjione : 80,6 km² (ose 29,17 %) rafshire-luginore me lartësi mbidetare 310–350 m ; 162,2 km² (58,7 %) terren kodrinor me një lartësi mbidetare nga 350 në 600 m dhe ; 33,5 km² (ose 12.13 %) terren malor me një lartësi mbidetare nga 600 m.

Karakteristikat e terrenit

Redakto

Komuna e Rahovecit karakterizohet me këto tri lloje të terrenit e këto janë :

dd. e rrafsh-luginore   80,6 km² ose 29,17 %
ee. Kodrinore me       162,2 km² ose 58,70 % dhe
ff. Malore me           33,5 km² ose 12,13 %
T o t a l i :          278,1 km²

Hidrologjike e komunës

Redakto
  • lumenjtë
  • liqenet
  • burimet e ujërave nëntokësor

Kanioni tek Ura e Shenjtë

Redakto

Në komunën e Rahovecit rrjeti hidrografik është relativisht i mirë. Kjo paraqet pasurinë natyrore të komunës dhe një ndër kushtet për ekzistencën të botës bimore dhe njerëzore. Rrjeti hidrografisë së komunës së Rahovecit e përbëjnë disa qindra burime, puset, burime rrjedhëse dhe të qëndrueshme dhe prockat.

Puset janë objektet hidrografike të cilat popullata rurale dhe urbane kanë ndërtuar për nevojat e veta. Burimet – janë format të rëndësishme hidrografike. Në territorin e komunës së Rahovecit ka disa qindra burime periodike dhe të përhershme. Numri i madh i burimeve janë ato burime që burojnë në luginat e prockave – projeve dhe rrënzë kodrinoro-malor. Më së shumti ka burimet në luginën e Rimnikut, lumit të Hoçës, Apterushës etj. Posaçërisht këto burime janë karstike të cilat paraqiten në fund të shtratit të lumit.

Rëndësi të madhe ekonomike kanë burimet të cilat shtrihen në shpatiet e luginave dhe shtratit të lumit, pastaj burimet të cilat paraqiten në kodrat terciale të neogjenit. Kërkime hidrografike tregojnë se më së shumti kanë burimet karstike periodike dhe të përhershme. Burimet e këtilla gjenden në jug-perëndim, veriut dhe veri-perëndim, në rrënzë të malit Shkozës, Zatriqit dhe Kaznikut. Për hirë të kësaj janë formuar edhe vendbanimet rreth këtyre burimeve si që janë : Rahoveci, Hoça e Madhe, Zaçishti, Apterusha, Zatriqi, Drenoci, Senoci, Pastaselli, Kramaviki e tjerë (shiko tabelën në vijim).

Emërtimi       Lartësia mbidetare    debi    temperatura
                       [m]           [L/s]        [°C]
Burimi i Rahovecit     390           5–8           13
Burimi i Zatriqit      920             5           13
Burimi i Apterushës    400            40           13
Burimi i Zaçishtit     415            15           13
Burimi i H. Madhe      420            10           14
Burimi i Sopotit       380             6           13

Lumi Drini i Bardhë edhe pse nuk buron ne komunën e Rahovecit, por të gjitha përrockat dhe lumenjtë derdhen ne të. Nëpër komunën e Rahovecit, ky lum rrjedhë me një gjatësi prej 30 km dhe pjesën më të madhe është edhe si kufiri administrative i komunave siç janë : Prizrenit, Gjakovës, Malishevës dhe Klinës.

Lumenjtë-përrockat te cilat derdhen në Drinin e Bardhë janë : lumi Drinas, Rimnik, Palluzhë, Hoçë etj. Për shkak të konfiguracionit të terrenit lugina e Drinit në komunën e Rahovecit sillet 2 deri 5 km. Ndërsa gjërsia mesatare e shtratit të lumit prej 50 deri 100 m., thellësia e shtratit të lumit është 1 deri 5 m. Hapësira e parë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë të Kramovikut në një gjatësi prej 15 km. Hapësira e dytë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë në jug-lindje ndërmjet fshatrave Xërxë, Fortesë, Celinë dhe Krusha e Madhe dhe ndryshe quhet Anadrinia e Ulët.

Lumi Drini i Bardhë në Anadrininë e ka prirë masivin gëlqeror Gradishin ashtu që ka formuar Grukën (Kanjonin) eupegjenik atraktiv në gjatësi prej 450 m. Në kanjonin është ndërtuar Ura e Fshenjtë e cila është e gjatë 70 m. dhe thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.

Lumi i Hoçës buron në fshatin Hoçë të Madhe në lartësi mbidetare 420 m dhe rrjedh nëpër fshatra Brestovc, por para fshatit Brestoc bashkohet me procken e Babindollit dhe disa burimet të tjera dhe derdhet në Drinin e Bardhë. Lumi Bellaja është dega e majatë e Drinit të Bardhë dhe është e gjatë 3 km prej fshatit Fortesë deri te fshati Rogovë.

Lumi Duhllo buron në Rahovec dhe është i formuar nga tri burime (Duhllo, Vrella dhe Sopoti) nja 4 km bashkohet me lumin e Rimnikut në harta topografike ky lum është i shënuar me emrin Gjegoja që do të thotë për popullin e kësaj ane është i pa njohur.

Lumi Rimnik buron në rrënzë malet Gërgavicë dhe në rrjedhjen e saj i merr disa burim të tjera. Ky lum ka rëndësi të madhe ekonomi për këtë anë. Lumi Rimnik gjatë rrjedhjes së vetë bashkohet me Duhllo dhe në fshatin Fortesë bashkohet me lumin e Sopniqit dhe formojnë lumin Bellaja.

Lumi Sopniq burimin e ka në rrënzë të malit të Drenocit dhe kalon nëpër fshatin Nashpall, Sopniq. Ky lum gjatë stinës së verës shtrati i tij i thatë dhe mund të quhet si lumi i Thatë. Duhet për të cekur janë edhe disa lumenjë-prockat si që janë : Drinasit, Kramovikut, Palluzhës e tjera.

Bota bimore dhe shtazore

Redakto

Komuna e Rahovecit kufizohet me këto komuna : Malishevë, Therand (Suharekë), Prizren, Gjakovë dhe Klinë. Lartësia mbidetare sillet prej 317 m në Xërxë (Gradish) dhe 1039 m maja e Zatriqit. Ka klim mesatare kontinentale me ndikim të klimës mesdhetare e cila depërton me anë të luginës së lumit Drini Bardhë e cila është mjaftë e volitshme për kultivimin e kulturave bujqësore si dhe kemi sistemin e ujitjes të Radoniqit me mbi 3.500 ha.

Të gjitha rrjedhat tokësore dhe nëntokësore i takojnë rrjedhjes së Drinit Bardhë.

Sipërfaqet bujqësore, si sipërfaqet të rëndësishme ekonomike paraqesin bazën të rëndësishme natyrore për Komunën e Rahovecit. Kushtet të volitshme klimatike, sidomos numri i madh i ditëve me diell gjatë sezonit veror si dhe ujitja me anë të pipave për kulturat lavëtare (speca, domate, patate, bostan, qepë etj) si dhe kultivimi i hardhisë së rrushit dhe pemëve. Sipërfaqet bujqësore përfshijnë një sipërfaqe prej 13.998 ha dhe sipërfaqet janë të mbjellura me këto kultura : gruri, elbi, tërshëra, misri etj.

 
Rahovec vineyards

Sipërfaqet më pjellore janë rrafshirat e Anadrinis duke filluar prej Mrasorit e gjerë në Krushë të Madhe e që më së shumti në këto toka kultivohen perimet, ndërsa në pjesët tjera kultivohen hardhia e rrushit (vreshtat) dhe pemë të ndryshme si që janë : molla dardha, kumbulla, pjeshka, arra, kajsia etj.

Duke pasur klimën e përshtatshme si dhe llojet e tokave në këtë territor më së miri kultivohet hardhia e rrushit. Sipërfaqet e mbjelluar me vreshta janë në sektorin privat 2.500 ha dhe në sektorin shtetëror 993 ha, ndërsa tani 640 ha, ku sipërfaqe prej 353 ha janë reduktuar për shkak të vjetërsisë dhe luftës. Vreshtat e komunës së Rahovecit si dhe prodhimet e rrushit janë të njohur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Prodhimet e tyre janë eksportuar në shtetet e perëndimit, ndërsa tani nuk eksportohet dhe është problemi kryesor i bujqve që mirën me këtë veprimtari.

Livadhet përfshijnë një sipërfaqe prej 646 ha, ndërsa kullosat 4.391 ha. Këto sipërfaqe kanë ndikim në zhvillimin dhe mbajtjen e ekuilibrit të ekosistemit. Sipërfaqet të përgjithshme të përfshira me pyje janë 1.617 ha. Pyjet janë të ulëta dhe gjatë luftës dhe pas luftës janë shkartuar nga individët e pandërgjegjshëm duke i shkartuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Sipërfaqet e pyjeve përbëhen nga çarri, dushk, por ka edhe shkozë dhe frashër të zi. Ka sipërfaqe të mëdha të tokave të zhveshura e në të ardhmen duhet ti kushtohet kujdes në pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura të komunës.

Me këto masa do të forcohet funksionimi i pyjeve në procesin e mbrojtjes së mjedisit (ambientit), në stabilitetin për formimin e kushteve klimatike që do të mundëson për rekracion. Funksioni i pyjeve është mjaftë me rëndësi për mbajtjen e ekuilibrit biologjik-ekologjik të këtij territori.

Për gjatë komunës së Rahovecit në gjatësi prej 30 km rrjedh shtrati i lumit Drini Bardhë si dhe shumë proje dhe prockat që derdhen në këtë lumë që ka rëndësi të madhe ekonomike dhe në te gjenden numri i madh i llojeve të peshqive. Në Drinin e Bardhë ka më së shumti bërcak mustak, rapuli, marule, krap, gjal dhe trofta e cila lajmërohet kohë pas kohe.

Përpos peshqive ka edhe bretkoca, gafore projesh dhe gjarpij të ujit. Në ekonomit familjare kultivohen gjedhet, kuaj, si dhe shpezë.

Në territorin e komunës janë prezente edhe shtazët e egra si që janë : dhelpra, ujku, lepuri, derri i egër me numër të madhë dhe që tani edhe bënë dëmet të mëdha në kulturat bujqësore e që tani nuk lejohet gjuetia nga UNMIK-u dhe KFOR-i.

Shpezë në territorin e komunës së Rahovecit, që janë më të njohura janë këto : fëllënza, sorra, harabeli, pata e egër, sorra, korbi, bylbylat, plubat, kumria, skifteri (gjeraqina), shqiponja, pulat e egra dhe lejleku gjatë stinës verore e posëqërisht përgjatë rrjedhjesë së lumit Drini Bardhë.

Gjendja e tanishme e ekuilibrit biologjik-ekologjik të komunës së Rahovecit ka kushtet të përshtatshme për zhvillimin e saj i cili do të ishte në rritjen e sipërfaqeve me pyje të llojeve të ndryshme të drunjve, rruajtjen e gjendjes ekzistuese të peshqve dhe begatimi i tyre, kjo vlen edhe për llojet të ndryshme të shpezëve dhe egërsinave të cilat i ka ky territor.

Popullsia

Redakto

Struktura e vjetërsisë (struktura sipas moshës, mosha mesatarë)

Redakto

Ka një popullsisë me moshë shumë të re- ajo e grupmoshave te reja nga zero ne 20 vjeç llogaritet të jenë 35.039 banorë, ose 47 % e numrit total të popullsisë sot.

Struktura gjinore

Redakto

Përbërja gjinore është pothuajse e barabartë : femra (48,74 %) dhe meshkuj (51,26 %).

Popullsia aktive

Redakto

Numri i popullsisë

Redakto

Viti 2003, sipas strukturës së moshave të Komunës së Rahovecit është kjo :

Numri i popullsisë aktive është 32.000 e prej tyre 16.744 janë meshkuj dhe 16.304 femra.

Krahasimi i popullsisë aktive (femra/mashkuj

Redakto

Rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të popullsisë në Komunën e Rahovecit janë femra. Megjithatë, statusi i femrës dhe sidomos asaj në fshat është i ulët. Veçanërisht, 328 gra të veja jetojnë në kushte të vështira. Femrat, që përbëjnë mbi 50 % të popullsisë, përbëjnë një potencial të madh intelektual, ekonomik dhe shoqëror për zhvillimin e proceseve demokratike, ekonomisë së vendit si dhe emancipimin e mëtejshëm të një shoqërie multietnike.

Numri i femrave të punësuara është i kufizuar si në sektorin publik dhe atë privat. Janë vetëm 17 femra të punësuara në Komunë (duke përfshirë edhe dy nëpunëse të larta) dhe nga 31 këshilltarë të Asamblesë Komunale vetëm 9 anëtare janë femra.

Struktura etnike

Redakto

Përbërja etnike e popullsisë përbëhet : Shqiptar (74.857), Serbë (1300) dhe 420 te tjerë (Romë, Ashkali, etj.).

Shiko : Lista e ardhacakëve - Rahovec

Prej 76.577 banorëve, shumica e tyre jetojnë në pjesën rurale të komunës. Në qytezën e vetë Rahovecit jetojnë diku 25.200 banorë.

  • Shqiptar 74.857 (97,2 %)
  • Serb 1.300 (1,7 %)
  • Të tjerë 420 (1,1 %)
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 55,119 92 3,938 7 885 1 59,942
Januar 1999 52,500 92 4,000 7 800 1 57,300
dhjetor 1999 58,772 89 5,008 8 2116 3 65,896
maj 2001 69,019 97.6 1,350 1.9 350 0.5 70,719
nëntor 2002 71,834 97.7 1,300 1.8 420 0.5 73,554
gusht 2003 72,853 97,1 1300 1,7 849 1,1 75002
Tani (2005) 76,577 1,300përaf. 1,7përaf. 420përaf. 1,1 76,577
Burimi:1991 census, OSCE/KVM Report (January 1999), UNHCR/HCIC Kosovo, Database (December 1999), Community leaders’ information. 2002 -Directorate of Urbanism (only figures concerning Kosovo Albanian part of the population), Local Community Office, Community leaders’ information. All population figures are subject to a wide margin of error. It is noted that the 1991 census was highly politicized and is thus unreliable..
Ref: OSCE (PDF/HTML)

Migrimi dhe emigrimi i popullsisë

Redakto

Numri i personave që kanë migruar jashtë Komunës në Komunat fqinje si Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë është i madh. Ndërsa numri i emigrantëve që kanë emigruar jashtë vendit si në vendet e Evropës Perëndimore, Amerike dhe Australi është rreth 7500. Shkaku kryesor i emigrimit është për të siguruar një jetë më të mire dhe ndihmuar familjet e tyre. Por një pjesë e tyre janë emigruar në rrugë ilegale dhe fatkeqësisht ka filluar kthimi i tyre (deri me sot janë kthyer 15 familje).

Para konfliktit, mbi 8 % e banorëve kanë qenë pakica etnike si Serbë, Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Sot kjo shifër mendohet të jetë rreth 2,3 %. Komunitetit Serb që jeton në Komunën e Rahovecit mendohet të ketë rreth 1.300 persona. Ky numër përbën 1,7 % të numrit të përgjithshëm të popullatës. Serbët banojnë kryesisht në dy vendbanime : në pjesën veriore të qytetit të Rahovecit (rreth 550-600 persona) si dhe në vendbanimin Hoçë e Madhe (rreth 700 persona), që gjendet 2–3 km larg qytetit të Rahovecit në anën e djathtë të rrugës Rahovec-Suharekë.

Gjithashtu në fshatin Retijë të Ulët jetojnë një numër i vogël Goranësh, të cilët nuk dëshërojnë që ta identifikojnë vetveten si pakicë etnike.

Dendësia e banorëve në një km2

Redakto

Dendësi mesatare rezulton rreth 270 banorë/km2.

Shtimi i popullsisë (shkalla e natalitetit dhe mortalitetit

Redakto

Shtimi i popullsisë në komunën e Rahovecit është 2,6 % dhe ajo dallohet nga vendbanime. Shtim më të madh të popullsisë në komunë e ka vendbanimi Nashpall me 3,7 %. Mortaliteti në komunë është i vogël në krahasim me vitet e më parshme.

Arsimi

Redakto

Arsimi fillor

Redakto

Nga 12.083 nxënës që mësojnë në shkollat fillore, 5.696 janë femra (47,14 %). Arsimi i mesëm : nga 1.688 nxënës që ndjekin mësim ne shkollat e mesme, femra janë vetëm 670 (39,7 %).

Veprimtaria edukativo arsimore për vitin shkollor 2003/2004 në këtë Komunë zhvillohet në 19 shkolla fillore në gjuhën shqipe me 12 paralelet e ndara fizike, një shkollë e mesme në qytet “Xh. Hajda Toni” me dy paralele të ndara fizike në Krushë të Madhe dhe Drinas. Për minoritetin Serb janë dy shkolla fillore : “V. Karačič” në Rahovec, dhe “S. Markovic” në Hocë të Madhe. Ekziston edhe shkolla e Mesme Serbe me 52 nxënës ku punohet sipas sistemit arsimor të qeverisë Serbe.

Arsimi fillor dhe ai i mesëm zhvillohen sipas ligjit të MASHT-it në katër nivele :

  1. Arsimi parafillor (mosha 4-5 vjeç), siç është përmendur me sipër ;
  2. Arsimi fillor/klasat e I-V, ku ndjekin mësimin nxënës nga mosha 6-11 vjeç ;
  3. Shkolla e mesme e ulët/klasat e V-IX, ku ndjekin mësimin fëmijë te moshës 11-15 vjeç dhe
  4. Shkolla e mesme e lartë/klasat e X-XII, ku ndjekin mësimin të rinj te moshës 15-18 vjeç.

Arsimi parafillor (parashkollor)

Redakto

Gjate vitit shkollor 2003/04, në edukimin parashkollor janë te përfshirë 1049 fëmijë te moshës pesëvjeçare (537 M dhe 512 F) të shpërndarë në 34 grupe të cilat veprojnë ne kuadër të shkollave fillore dhe çerdhen e qytetit “Tulipanët”, me 128 fëmijë. Në Rahovecin e epërm ekziston çerdhja serbe me 6 fëmijë. Në çerdhet fëmijët e moshave nga 4-5 vjeç qëndrojnë paradite nga ora 9 deri në 12. Në çerdhen e qytetit “Tulipanët” janë të punësuar gjithsej 2 edukatore dhe një administratore. Duke qënë se pjesa dërmuese e femrave në Rahovec janë pa punë dhe qëndrojnë në shtëpi s’kërkesa për të zgjeruar grupin e fëmijëve në to.

Kuadri: në arsimin parafillor të gjuhës shqipe punojnë 26 edukatorë, prej tyre 25 janë femra dhe 1 mashkull. Të kualifikuar janë vetëm 4 edukatore, të cilat kanë mbaruar shkollën e lartë për mësimdhënie ose janë akoma duke ndjekur SHL (të pa diplomuar).

Arsimi fillor

Redakto

Numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekim arsimin fillor është 12.083 nxënës (M. 6394; F. 5696); ata janë të shpërndarë në 469 paralele.

Kuadri (arsimi fillor)-Numri i përgjithshëm i mësuesve nëpër shkollat fillore (kl. I-IX) është 586, nga të cilët 254 janë femra.

Arsimi i mesëm

Redakto

Arsimi i mesëm zhvillohet në shkollat e mesme amë “Xhelal Hajda-Toni” dhe dy paralelet e saj në Drinas dhe Krushë të Madhe; si dhe në gjimnazin serb në Rahovec. Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat e mesme është 1636 shqiptar të shpërndarë në 52 paralele dhe, 52 serbë nxënës në 4 paralel.

Kuadri (arsimi i mesëm)

Nëpër shkollat e mesme japin mësim gjithsej 90 mësues (80 shqiptar dhe 10 Serbë). Ndarja gjinore për shqiptarët është 72 meshkuj dhe 8 femra. Mësuesit Serbë paguhen në mënyrë të dyfishtë nga buxheti i konsoliduar qeverisë së Kosovës dhe nga qeveria Serbe.

Kualifikimi i stafit mësimdhënës

Redakto

Numri i përgjithshëm i kuadrit mësimdhënës në Komunën e Rahovecit është 806, nga këta 676 arsimtarë : 91 janë me universitet, 347 me shkollë të lartë dhe 238 janë duke ndjekur studimet (të pa diplomuar) ; 96 punëtorë teknik dhe 34 punojnë në administratat e shkollave.

Programet e reja të mësimdhënies

Redakto

Viti shkollor 2003/2004 ka filluar sipas programit të ri me klasat e para, gjashta dhe ato të dhjeta. Stafi mësimdhënës është kualifikuar pothuajse tërësisht nga MASHT-i, si dhe është pajisur me plan programet e reja, teste dhe mjete mësimore për konkretizim të mësimeve. Ndërsa serbët e kane refuzuar përfshirjen në programet e reja të mësimdhënies.

Përveç Ministrisë, organizata të tjera ndërkombëtare si OSBE, UNHCR kanë ofruar trajnime dhe seminareve të ndryshme lidhur me përmirësimin e administrimit të shkollave, rritjen e cilës së mësimdhënies, si dhe kanë pajisur disa shkolla me kompjutera, etj.

Arsimi special

Redakto

Arsimi special zhvillohet vetëm në një paralele të shkollës fillore “Bekim Sylka”, ku janë të regjistruar vetëm 7 nxënës nga qyteti. Organizata e Prinderve te Femijeve me aftesi te Kufizuar te Komunes se Rahovec-it OJQ"OPFAK-RAHOVEC", organizon aktivitete te edukimit special per femije me nevoja te veqanta, ne fshatrat Opterush dhe ne fshatin Ratkovc, me mbeshtetjen e donatorve nga "DIAKONIE" In Schleswig-Holstein, Gjermani. Nevojat për arsim special janë shumë më të mëdha sidomos nëpër fshatra, por për mungesë mjetesh transporti fëmijët me nevoja të veçanta nuk mund të arsimohen.

Arsimi jo formal

Redakto

Në këtë Komunë OJQ-ja “HAREJA” ka ofruar mësimdhënie për nxënës në qytet dhe fshatra, për ata që se kanë përfunduar ciklin fillor. Ky projekt i OJQ-së “Hareja” është mundësuar nga financimi i shoqatës gjermane “AMICA”. Gjithashtu “HAREJA” zhvillon kurse trajnimi profesionale afat-shkurtra për rrobaqepësi, kompjutera, etj.

Analfabetizmi - Numri i analfabetëve në Komunë nuk dihet. Mendohet te jenë vetë ata që kanë nevoja për mësim special.

Infrastrukturës shkollore dhe asistenca e deritanishme

Redakto

Komuna e Rahovecit ka pësuar nga lufta një shkatrim shumë të madh të infrastrukturës arsimore. Për të rindërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore, investime të mëdha janë bërë nga Ministria e Arsimit (MASHT-i), organizatat ndërkombëtare si dhe Kuvendi Komunal. Më poshtë po ju paraqesim një pasqyre të gjëndjes fizike të shkollave dhe investimeve bërë në to.

Infrastruktura shkollore, investimet e bëra për to dhe donatorët

Nr. Emri i shkollës Vend-ndodhja Gjendja fizike Investitori
Ndërtuar në vitin Rinovuar ne vitin
 1 SHF “Isa Boletini” Rahovec 2000 UFORK dhe Ministria
 2 SHF “Ardhmeria” Rahovec 2000 UNICEF, VISI
 3 SHF “7 shtatori” Rahovec 2000/01 C-AID, THHAW
 4 SHF “Mihal Grameno” Rahovec 2000 C-AID
 5 Shkolla e Mesme Rahovec 2002 C-AID
 6 SHF “Liria” Fortes 1999-2000 GTZ, KFOR Britanik, Ministria, K.K.
 7 SHF L.Sapniqi Sapniq 2000-03 CIMIK Austriak +DKA
 8 SHF satelite “Liria” Pataqn i Ulët 2000 Kryqi Kuq Britanik
 9 SHF Pataqn i Epërm Pataqan i Epërm
10 SHF Hamëz Thaci Xërxe 2000/01 DKA, K.Kuqan
11 SHF Bajram Curri Krushë e Madhe 2000 Ministria dhe ARCOBALENO
12 SHF Bajram Curri Nagac 2000 Ministria
13 SHF Heronjtë e Kosovës Hocë e Vogël 2000 ACTI, CIMIK, Ministria
14 SHF Haki Stërmilli Zoqisht 2000 Ministria
15 SHF Retia Reti 2001 (aneksi) 2001 CDF (Banka Boterore)
16 SHF Retia e Ulët Reti e Ulët 2000 AMURT
17 SHF Lidhja e Prizrenit Apterush 2001 Tere des Homes
18 SHF Jeta e Re Malsi e Vogël 2002 Ministria dhe THHAW
19 SHF Gexhe Gexhe 2001 Banka Islamike
20 SHF “4 Dëshmorët” Drinas 2003 (aneksi) 2003 Ministria dhe K.K.
21 SHF “Bratatin” Bratatin 2002 2002 USAID
22 SHF “R.Ëalter” Dej 2000 CIMIK Gjerman+ Min.
23 SHF Dabidol Dabidol 2000 CIMIK Gjerman
24 SHF “Rilindja” Cifllak 2002 CARITAS Belg
25 SHF Kramaviku Kramavik 2000 CARITAS Belg
26 SHF Guri i Kuq Guri i Kuq 2000 CARITAS Belg
27 SHF S.Vokshi Palluzhë 2000 KFOR, Ministria
28 SHF “J.Gërvalla” Pastasel 2001 KFOR Britanik, Ministria
29 SHF Kazniku Kaznik 2000 C-AID, THHAW dhe Ministria
30 SHF “Vll. Frashëri” Drenoc 2000/01 C-AID, Ministri
31 SHF Zatriq Zatriq 2000 THHAW
32 Sv. Markovic Hoce e Madhe 2003 Banka Boterore Ministria
33 SHM Krusha e Madhe Krushe e Madhe 1999 KINDERBERG
34 SHM Drinas 2002 Ministria
35 SHF Senoc Senoc
Burimi: Departamenti i Arsimit, K.K. Mars 2004

Viti shkollor 2003-2004 është viti i dytë i reformës se re arsimore në Rahovec. Menjëherë pas luftës Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ministria e Arsimit kanë investuar shuma të konsiderueshme për rindërtimi e shkollave të djegura dhe rënuara. Megjithatë nevojat në këtë sektor janë akoma shumë të mëdha.

Shëndetësia

Redakto

Në Komunë, nëpërmjet një strukture të kujdesit shëndetësore primar, ofrohen shërbime shëndetësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në qytet ; katër qendra të mjekësisë familjare në fshatrat me popullsi më të dendur ; një Stacion Shëndetësor i Mjekësisë Familjare (SSHMF) dhe dy punkte shëndetësore në Rahovecin e Epёrm dhe fshatin Hoçë tё Madhe. Në QKMF ekziston materniteti ku kryhet shërbimi i lindjeve.

Institucionet shëndetësore vendore, planifikimi për vitet 2004-2006

Redakto
Emri i Institucionit Lokacioni Numri i tyre ekzistues dhe planifikimi për vitet 2004-2006
2001 2002 2003 2004 2005 2006
QMKF Rahovec 1 1 1 1 1 1
QMF Krushë e Madhe 1 1 1 1 1 1
Drinas 1 1 1 1 1 1
Drenoc 1 1 1 1 1 1
Fortesë 1 1 1 1 1 1
SSHMF Qiflak 1 1 1 1 1 1
Apterushë (2004) 1 1 1
H. Vogël-Brestoc (2005) 1 1
Punkte Shëndetsore Rahovec i Epërm 1 1 1 1 1 1
Hoçë e Madhe 1 1 1 1 1
Reti (në 2005) 1 1
Zatriq (2006) 1
Malësi e Vogël (2006) 1
Materniteti Rahovec 1 1 1 1 1 1
Njësia e Emergjencës Rahovec 0 0 0 1 1 1
Shërbimi për fizioterapi Rahovec 0 0 0 0 1 1
Dispanseri kundër tuberkulozit Rahovec 0 0 0 0 0 1
Burimi: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, K.K. Rahovec dhjetor 2003

Shërbimeve shëndetësore

QKMF në Rahovec ofron 11 lloje shërbimesh si atë primar, stomatologjik, pediatric, gjinekologjik, lindjet, imunizim, rontgen, internistik, urologji, analiza bio-kimike dhe këshillime.

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe ofron katër shërbime : primar, stomatologji, imunizim/vaksinime dhe analiza laboratorike.

QMF në Drinas, Qifllak, Drenoc, Fortesë ofrojnë vetëm dy shërbime atë primar dhe imunizimin. Dy puntket në lagjen e Epërme te Rahovecit dhe Hoçë te Madhe kryejnë vetëm shërbimin primar të përgjithshëm.

Të gjitha mbeturinat medicinale nga të gjitha këto shërbime asgjësohen nëpërmjet një furre për djegjen e tyre, që gjnedet jashtë qytetit.

Përveç institucioneve shëndetësore publike në Rahovec ofrojnë shërbime 15 klinika private ; nga të cilat 13 janë të përqendruara në Rahovec dhe dy janë në fshatrat Xërxe dhe Krushë e Madhe. Si të tilla janë në Rahovec : Ordinanca “Genezis-Med” që ofron shërbim primar dhe pediatric ; Ambulanca “VITA” (shërbim primar dhe pediatri) ; “Kirurgjia” (shërbim primar dhe internist) ; “MEDEX” (gjinekollogji) ; “Fryti” dhe “ETIKA” (shërbim primar) ; “RETINA” dhe “RETINA GENNY” (oftamollogji) ; laboratori “MEDILAB” dhe pesë klinika stomatologjike : “ORTODENT-MED”, “DENTAL”, “HY DENT”, “DITI DENT” e “ERAJ DENT”.

Kuadri mjekësor

Redakto

Për vitin 2003 personeli mjekësor përbëhej nga 132 punëtorë : mjekë 22, infermierë 75, personeli ndihmës 35. Numri i mjekëve të përgjithshëm dhe atyre të specializuar është i pamjaftueshëm dhe kjo përbën një brengë serioze për Komunën.

Komuna parashikon që në vitin 2004 ta shtojë personelin mjekësor nga 132 ne 150 punonjës dhe vitet 2005, 2006 ky numër është parashikuar të jetë 168 në mënyrë që të plotësojë normat standarde në raport me dendësinë dhe shpërndarjen e popullsisë. Numri i mjekëve të përgjithshëm dhe specializuar pritet që të dyfishohet.

Shërbimi sekondar dhe terciar-Shërbimi sekondar dhe terciar bëhet ne Spitalet rajonale te Prizrenit dhe Gjakovës, si dhe Kliniken Universitare ne Prishtine.

Shëndeti publik

Redakto

Në kuadër të drejtorisë Komunale të Shëndetësisë ekziston edhe shërbimi për mbrojtjen e shëndetit publik. Ky shërbim konsiston në promovimin dhe edukimin qytetar nëpër shkolla, institucionet vendore dhe me komunitetet. Gjithashtu kjo drejtori bën monitorimin e sëmundjeve ngjitëse dhe imunizimin. Vaksinat sigurohen nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik, me qendër në Prishtinë. Kjo drejtori ka filluar te organizoje këshillime/seminare për higjienën personale, dhe ambientin nëpër vendbanimet si p.sh. në Apterushë, Zoçisht. Komuna është në kërkim të ndonjë donatori për ta implementuar këtë projekt në tëre vendbanimet e Komunës.

Ekonomia

Redakto

• • •

Kultura

Redakto
  • Edukimi
Biblioteka

Në Komunën e Rahovecit zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore : Muzikore, Teatrale, Bibliotekare, Ekspozitat e ndryshme, etj.

Këto aktivitete zhvillohen në Qendrën Kulturore në Rahovec, Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, Shtëpinë e Kulturës në Hoçë të Madhe si dhe në Qendrën Rinore në Rahovec. Aktivitetet kulturore organizohen kryesisht nga drejtoria komunale në bashkëpunim me shoqatat dhe klubet kulturore si “Art-Studio”, “Nirvana-Club”, Shoqatën e Artistëve të Komunës së Rahovecit, Shoqatën e Enigmatëve Labirinti, Shoqëritë Kulturo Artistike: “Rahoveci”, “Bajram Curri”, “Heronjët e Kosovës”, “Anadrinia”, “Vëllezërit Frashëri”, dhe grupet muzikore “Boemat”, “Sokolat” etj.

Komuna e Rahovecit disponon :

  • Një Qendër të Kulturës në Rahovec e cila është e renovuar rreth 70% me financim te donatorëve: USAID, UNTF, ACT dhe K.K.
  • Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe e renovuar tërësisht, me ndihmën e CDF-it dhe K.K.
  • Shtëpinë e Kulturës në Hoçë të Madhe, që duhet të renovohet.
  • Bibliotekën në Rahovec, me rreth 5000 libra ekzemplarë.
  • Bibliotekën në Krushë të Madhe, me rreth 4000 ekzemplarë.
  • Bibliotekën në Hoçë të Madhe posedon rreth 2000 ekzemplarë.
  • Galerinë e arteve që i ka kushtet shumë të mira për ekspozim. Gjatë një viti në të ekspozohen minimumi 12 ekspozita.
  • Teatrin, që funksionon në baza amatore dhe vullnetare.

Sallën e kinemasë në shtëpinë e Kulturës me 430 ulëse. Kjo sallë nuk funksionon në mungesë të kino-projektorëve.

Shoqëritë kulturo-artistike, grupet muzikore e artistike, dhe shoqatat të ndryshme, zhvillojnë aktivitete ne këto objekte kulturore. Ato financohen kryesisht vetë, ndërsa K.K. i ndihmon shume pak. Gjithashtu, në pjesën veriore te Rahovecit është ndërtuar qendra kulturore per minoritetet, e cila udhëhiqet nga shoqata Gjermane Shchuler Helfen Leben. Në këtë qendër zhvillohen aktivitete të ndryshme rinore, kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulture rini dhe sport. Kjo Qendër është rehabilituar pas lufte nga organizatat gjermane “Shchuler Helfen Leben” dhe “AMICA”. Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Rahovecit ka pasur 4 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 49.106 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 15.320 libra, ndërsa degët në Drinas, Krushë të Madhe, Xërxë, Hoç të Madhe kanë pasur 33.786 libra, por lufta dhe masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, kanë zhdukur rrjetën librare dhe stoqet e librave të kësaj komune.

Për pasojë, biblioteka kryesore e Rahovecit sot (tetor 1999) ka vetëm 1.200 libra në gjuhën serbokroate, ndërsa degët plotësisht janë djegur.

kultura valltareështë e formuar grupi i valles popullore "ANADRINIA" qe merr pjesë edhe jashtë Kosovës si ne Sarandë etj.
Shkolla

Nxënësit ndjekin mësimet në 19 shkolla fillore dhe në një shkollë të mesme, të ndara me paralelet në Krushë të Madhe dhe Drinas.

Radio stacione

Rahoveci ka dy radiostacione lokale ne gjuhë të ndryshme

  • Radio Start në gjuhën shqipe si dhe Radio Rahoveci n'Mergat dhe te gjithë këta Radio kanë ueb faqen e tyre www.startradiofm.com dhe www.rahoveci.net
  • Radio Focus për dëgjuesit në gjuhën serbe
  • Shtypi

Gazetë lokale nuk disponon, përndryshe lexohen gazetat kosovare si Koha Ditore, Bota Sot etj. ...

Politika

Redakto
  • Kryetari i komunës së Rahovecit është Smajl LATIFI
  • Partia dominuese ne Rahovec është AAK
  • Partia e dytë është PDK
Partitë ekzistuese
  • AAK me kryetarin lokal Smajl Latifi
  • PDK me kryetarin lokal Idriz Vehapin
  • LDK me kryetarin lokal Nahit Elshanin

Të tjera

Redakto

Telekomunikacioni - ishte i vështir deri kah vitet 2008 - 2009 sepse nuk ishin rrugët dhe kalimet për këmbësor të ndërtuara mire por tani me buxhetin e vitit 2009 arriti te zhvillohet mire Rahoveci në vitet e ardhshme 2010 - 2012 do te behet unaza në rrugën kryesore biblioteka e re e qytetit dhe gjithashtu edhe muzeu i qytetit.

  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime - Rahoveci është një qytet qe i bën për vete pushuesit pasi qe i mahnit me rrushin e tij.

Sporti :

Në Komunën e Rahovecit 18 klube zhvillojnë aktivitete sportive si : basketboll, volejboll, shah, boks dhe hendboll. Këto klube kanë rreth 500 anëtare që banojnë në Rahovec, Fortesë, Malsi te Vogël, Xërxe, Apterushë, Krushë te Madhe, Dej, Celin, dhe Drinas. Në qytet ekziston një stadium futbolli me një fushë relativisht të mirë dhe fusha e hapur e hendbollit. Ndërsa nëpër fshatra ekzistojnë disa fusha futbolli që kanë nevoje per përmirësim infrastrukture.

Futboll: KF Rahoveci, garon në Ligën e Parë të Kosovës, klubi është formuar ne vitin 1931.
Hendboll: KH Rahoveci, garon në Ligën e Parë të Kosovës


Futsal : FC Rahoveci 2019, garon në Ligën e Parë Kosovës

Burim i të dhënave

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto



Burime

Redakto

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj