Stampa:Infobox KS vendbanim Xërxë është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë. Restaurantet, fabrika, zejet e ndryshme janë të zhvilluar në këtë qytezë të shtrir buzë lumit Drini i Bardhë. Ura e shenjet i jep bukurin madhështore këtij vendi te mrekullueshëm. Fshatrat që gjinden përreth tij janë Bellacerka, Rugova, Radosta dhe Ratkoci madhështor e ndanë nga Komuna e Gjakoves.

Gjeografia

Redakto

Udhëkryqi qe gjindet mu ne zemër se këtij fshati i mundëson që të jetë shumë i frekuentuar nga njerzit. Kjo pozitë strategjike i ka dhene frymën e suksesit dhe te karakterit te nje QYTEZE e cila shume shpejt do te linde ne kete hapsire.

Në kanjonin është ndërtuar Ura e Fshenjtë e cila është e gjatë 70 m. dhe thellsia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Lartësia mbidetare sillet prej 317 m në Xërxë si vendi me lartësinë mbi detare me të ulet në komunën e Rahovecit. Dendësia e banorëve në një km².

Dendësi mesatare rezulton rreth 270 banorë/km².

Duhet të theksohet se qyteza e Xërxës është udhëkryq rrugëve të rëndësishme që lidhin tre qytete të njohura: Magjistralja Prizren - Xerxe - Gjakovë Magjistralja Gjakovë - Xerxe - Rahovec Magjistralja Xerxe - Malisheve - Prishtinesi dhe rrugen sekondare për Kramovik - Klinë. Nëpër këtë vendbanim kalon edhe hekurudha prej Fushë Kosovës deri në Prizeren ku edhe Xërxa është si stacion qe e shfrytëzjnë dy komuna e Rahovecit dhe Gjakovës. Xërxa paraqet dhe potencialin ekzistues të qendrës industriale për përpunimin e grurit, zhavorrit dhe rërës dhe si qendër për rekracion pasi qe në këtë pjesë është kanjoni eugjenikë- atraktiv te Ura e Fshenjët. Xërxa është përball Rahovecit e cila shtrihet në terrenit me pjerrtësi të rrafsh të përbërë nga konglomerat, zhavorr, rërë dhe teracët të lumit (holocejni dhe pleistocen). Në këtë hapësirë janë të përqendruara dhe ujrat nëntokësore, gjë qe duhet të mirën parasysh ndërtimi dhe zgjerimi e këtij vendbanimi.

Demografia

Redakto

Familjet më me ndikim në qytezen e Xerxes janë:

  1. Thaqi /Fetaheret/Abdullaheret/Beqveselt/Tahirlimont te gjithe jane nje familje dhe familja e pare e vendosur apo qe kane krijuar kete qyteze e cila daton qe nga vitet 1048 (varri i pare ne kete qytezë daton qe nga vitin 1118,bazuar ne deshmin e cila ende eshte e gjalle varri ne varrezat e vogla te fshatit),varret te cilat jane marrur nen perkujdesje te vet trashigimtarëve të atij te pari.
  2. Kryeziu /Asllaisuft
  3. Kryeziu /Metsefit
  4. Gashi/Himhysent,Rremrexhept/
  5. Thaqi /Kolgec,Hasanrexha,Alirremt
  6. Berisha(Adem Sylt)
  7. Krasniqi
  8. Morina
  9. Bytyqi
  10. Kabashi
  11. Tanushaj

Ekonomia

Redakto

Bujqësia është sektori i zhvilluar, toka te pune, rrugët e asfaltuara ka bere që në masë të madhe të popullohet nga qytetarët nga e mbare Kosova.

Xerxa esht evend i cili eshte thjesht nje inkubatore i te gjitha llojeve te veprimatrive afariste te cilat gershetohen apo kerkojne infrastrukture zhvillimi, e qe ne Xerxe te gjitha ekzistojne,duke filluar si me poshte:

  • Infrastruktura rrugore
  • Infrastruktura hekurudhore,
  • Infrastruktura ligjore etj.

Kultura

Redakto

Në kuader te trashëgimis kulturore mbeten objektet: "Kulla e Solidaritetit" (Eksodi99), Ura e Shenjet (qe paraqet Forcen e qendreses e mbi të cilen kaluan mijra Njerëz e në fëtyrat e tyre fshihej Pikllim Ose G'zim) etj.

Traditat e vjetra ende ruhen me fanatizem nga banoret e kesaj Qyteze, Dasmat ende frymojnë nen frymen shqipe.

Xhamia në Xërxë, Kosovë për herë të parë u ndërtua në vitin 1814. Në këtë xhami edhe sot e kësaj dite falen tëgjitha kohët e namazit. Po ashtu Xerxa ka pasur dhe vazhdon te ket grupin e rapsodeve t'fshatit te quajtur "Arshikët e Xerxe-s". Rinia e Xerxes merret me aktivitete si futboll me q'rast funksionon Klubi Futbollit "Mulliri".

Arsimi

Redakto

Shkolla fillore e mban emrin e dëshmorit "Hamëz Thaçi" i cili u vra ne luften e thymjes se kufirit Shqipëri-Kosove, gjegjesisht ne Rrasat e Koshares, dhe per nder kete emer qytetaret e Xerxe-s e nderuan e ndihen te rrespektuar per deshmorin e tyre.

Shkolla e arsimimit në këtë vend është në nivel, është vend shumë i përshtateshem për zhvillimin e te gjitha veprimtarive te biznesi,te cilat ne krahasim me vendet afer Xerxe-s ,nuk i kane as per se afermi infrastrukturen e zhvillimit te biznesit.

Historia

Redakto

Xerxa madhështore kujtohet gjatë luftës si një vend mikeprites i cili priti refugjate nga mbare Kosova te cilet forcat serbe i detyruan te largohen nga vendet e veta ne drejtim te magjistrales Prizren Vermice dhe gjdo vjet per nder dhe rrespektin qe e treguan qytetaret e Xerxe-s ne shenje falenderimi organizohet "Eksodi 99" si shenje kujtimi për ditët e sakrificës e solidaritetit te Xerxës.

Shih dhe këtë

Redakto
  • Xërxë, fshat në komunën e Sharrit

Lidhje të jashtme

Redakto