Polluzha (Rahovec)
Polluzhë është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Palushë.
Polluzhë
Palushë | |
---|---|
Fshat | |
![]() |
Gjeografia
RedaktoFshati Polluzhë kufizohet me këta fshatra: Çifllakun, Pastasellën, Petkoviqin dhe Dabidolin. Fshati është me gjelbërim dhe me një mjedis të pastër.
Demografia
RedaktoFshati Polluzhë ka rreth 1000 banore ose diku rreth 100 shtepi.
Ekonomia
RedaktoBujqësia është e zhvilluar në këtë fshat ku rreth 80 % merren me bujqësi.
Fshati Polluzhë ka nje siperfaqe shum te pershtatshme per blegtori dhe zhvillim industrial, eshte nje fshat i dalluar per urtesi dhe Mikpritje.
Kultura
RedaktoRreth 70 % janë me shkollim të lartë (të diplomuar).
Historia
RedaktoNe kete fshat janë gjetur shum artifakte te vjetera qe datojne qysh ne kohen e Ilireve.
Në pjesën e dytë të shekullit XIX bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Polluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Polluzhës.
Gjatë kohës së luftës ky fshat kishte dhëne 2 luftëtare trima të UÇK-se Shani Hotin dhe Afrim Bajraktarin si dhe 11 Martir (Viktimaa).
Ne vitin 2013 eshte ndertuar edhe Ambulanca e fshatit, afer shkolles fillore.
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |