Hape menynë kryesore

Krist Maloki është një ndër mendimtarët më të mprehtë të viteve 1930-'45.

Krist Maloki
Krist Maloki
Lindi me: 8 prill 1900
Lindi në: Prizren
Vdiq me: nëntor 1972
Vdiq në: Grac, Austri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar, profesor.
Zhanri: Prozë, publicistikë, kritikë.

JetëshkrimiRedakto

Lindi në Prizren më 8 prill 1900. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan në Austri për t’i vijuar mësimet në shkollën e mesme. Studimet i ndoqi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Në moshën 12- vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri. Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata, të parën me 1929 në Filozofi-Pedagogjike me temën "Die Grundprobleme der Kunsterziehungsbewegung"; dhe të dytën në Jurisprudencë më 1934. Në Graz përfundoi studimet për filozofi, histori të arteve dhe pedagogji. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Grazit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972[1] në Grac të Austrisë. Malokit i është botuar vitet e fundit vëllimi "Refleksione" dhe “Oriental apo Oksidental” .

Është i njohur si kritik letrar. Kritikat e tija më të njohura janë ato mbi Naim Frashërin, Lasgush Poradecin, Gjergj Fishtën etj. Qysh para Luftës së Dytë Botërore, Krist Maloki në Universitetitn e Graz-it të Austrisë hapi edhe lektoratin për gjuhë shqipe, ku ai ishte lektori parë dhe i fundit i këtij lektorati. Po në këtë Universitet ishte edhe bashkëpuntorë shkencor e për shumë kohë punoi në Institutin e Historisë për Europën Juglindore. Këtu Maloki i mbante kompetencat për historinë e popullit shqiptar, ku edhe ligjëronte, sidomos për çështjen e ekonomisë dhe të politikës. Një kohë të gjatë veproi në Akademinë tregtare në Graz, ku po ashtu, ligjëroi ekonominë politike.

U nderua me urdhërin më të lartë, të Qeverisë së Styrisë (Steiermark) në Graz, nga departamenti i arsimit, për kontributin e tij për këtë akademi. Qe bashkëpunëtor i shumë revistave shqiptare si "Minerva" në Graz, "Djalëria" në Vjenë, "Hylli i Dritës", "Përpjekja shqiptare" e Branko Merxhanit, e më vonë edhe i revistës "Shqiptari i Lirë", "Dielli" etj. Ka bashkëpunuar edhe me revista të gjuhës gjermane, me artikuj të ndryshëm. Ishte edhe bashkëpunëtor i enciklopedisë së gruas (Zvicër) në gjuhën gjermane, ku ai shtjellon problemin e gruas shqiptare. Ka bërë edhe disa komponime dhe një prej tyre, që vlen të përmendet, është "Mbi vorr t’Avni Rrustemit“. Ka botuar edhe disa shkrime me pseudonim si: K. Lepeteni, Male Krishna, Krraba Malsore etj. Ka lënë shumë dorëshkrime të pabotuara në shqip e gjermanisht, të gjitha studimet e tij janë shpërndarë nëpër revista dhe gazeta shqipe e të huaja, sidomos gjatë viteve '30. Ka lënë një bibliotekë të pasur me vlera albanologjike[2].

LiteraturaRedakto

  • Krist Maloki "Refleksione. Kritikë (letrare), analiza dhe mendime" (përgatiti Albert Ramaj), Prishtinë 2005 (ISBN 9951-06-094-3)

ReferencatRedakto

  1. ^ Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, Hasan Hasani, Prishtinë: Shtëpia Botuese Faik Konica, 2003
  2. ^ "Antologji e mendimit shqiptar 1870-1945" nga Ndriçim Kulla, "Plejad" 2003.