Ndriçim Kulla (Vergo, 19 gusht 1954) është botues, studiues dhe krijues shqiptar.

Biografia

Redakto

Ka lindur në fshatin Vergo të Delvinës. Ka mbaruar shkollën tetë-vjeçare në fshatin Vergo, Delvinë, ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme,gjithashtu ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës (dega gjuhë - letërsi shqipe) me vonesë, ne vitin 1993, pasi i është refuzuar vazhdimisht e drejta e studimit për arsye politike nga ana e regjimit komunist. Për pasojë është detyruar të punojë mbi 8 vjet në minierën e Valiasit në Tiranë. Ka ushtruar profesione të ndryshme si minator, mësues, gazetar, pedagog në Akademinë e Arteve dhe këshilltar për kulturën dhe arsimin i Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ka drejtuar për rreth 20 vjet me radhë shtëpitë botuese Phoenix dhe "Plejad" të njohura për botimet filozofike, albanologjike dhe sidomos botime te elitës së ndaluar shqiptare nga koha e komunizmit. Si intelektual aktiv, gjithmonë është i pranishëm në opinionin publik me ide që botohen në shtypin e ditës duke lëvruar një gazetari të stilit iluminist dhe kulturorologjik. Është aktivizuar si kryetar i Shoqatës së Botuesve “Aleanca për Librin” dhe Anëtar i Këshillit Kombëtarë të librit. Ka fituar dy çmime mbarëkombëtare si krijues për librin akademik “Historia e mendimit Shqiptar” dhe veprën e albanologut me famë qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe (Zef) Valentinit. Ka botuar si autor libra të shumtë në gjini të ndryshme. Gjithashtu ka bashkëorganizuar me instucionet e larta akademike dhe arsimore në Shqipëri konferenca shkencore mbarëkombëtare mbi trashëgiminë tonë mendore. Eshtë iniciatori i parë dhe vazhduesi këmbëngulës i kërkimit shkencor, përgatitjes për botim dhe rivlerësimit të literaturës së elitës së ndaluar shqiptare prej sistemit komunist, duke dhënë një kontribut të pazakontë. Ka drejtuar për mbi 15 vjet me radhë punën studimore dhe bibliografike për mbledhjen, strukturimin dhe botimin e librave të Mendimit Shqiptar si dhe veprave të shkrimtarëve të burgosur politikë, për të cilat ka bërë një punë të papërsëritshme kërkuese, përgatitëse,botuese dhe afirmuese. Ka drejtuar punën akademike, kërkimoro-bibliografike, tekstologjike dhe botuese të gjithë serisë prej 32 vëllimesh të veprës së albanologut dhe albanofilit At Giuseppe (Zef) Valentinit,punë e denjë për një akademi shkencore, e botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad”, e cila po vazhdon me vepra të tjera që pritet të botohen në të ardhmen. Ka redaktuar me dhjetëra e dhjetëra libra të suksesshëm me karakter filozofik, historik dhe albanologjik. Është dekoruar nga Presidenti Nishani me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë: “Për kontribut të veçantë patriotik që ka dhënë në rivlerësimin e vlerave shqiptare të mendimit, ”ndërsa nga Presidenti Bamir Topi është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndesishem në botimin e veprave të zgjedhura të elitës së mendimit shqiptar dhe botëror, si studiues dhe krijues me profil origjinal në editorinë dhe letrat shqipe”. Në vitin 2022 është dekoruar nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi Kombit”. Aktualisht është duke përfunduar librin e tij me rëndësi për studimet dhe kulturën shqiptare “Mentaliteti juridik pasaporta historike aftësiqeverisëse e shqiptarëve”.

Referime

Redakto