Dritëhije shqiptaro-greke : 10 vjet më pas

Dritëhije shqiptaro-greke : 10 vjet më pas : Greqia, racizmi dhe bizantinizmi, Himara, Çamëria, Arvanitasit, pellazgjizmi, autoqefalia dhe levantinizmi ynë : shqyrtime. Autor Ndriçim Kulla. Shtëpia Botuese "Plejad" , Tiranë 2008. Faqet e librit 197.

I botuar pas 10 vitesh nga libri me po të njëjtin titull i autorit, pavarësisht se ruan po të njëjtën strukturë, ky libër nuk shfaqet aspak si një ribotim, por si një botim që i sheh marëdhëniet shqiptarogreke 10 vjet më pas, me syrin e një analize të ftohtë të zhvillimeve të reja dhe të zhidhjes e ecurisë së zgjidhjes së problemeve të vjetra midis tyre.