Kush jemi ne shqiptarët : individi gjithëpërfshirës shqiptar

Kush jemi ne shqiptarët : individi gjithëpërfshirës shqiptar në vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin shqiptar. Libër me autor: Ndriçim Kulla, Shtëpia botuese: "Plejad", viti i botimit 2015. Faqet e librit 374.

Në këtë libër, studiuesi dhe shkrimtari, Ndriçim Kulla, ka përmbledh tiparin e shqiptarëve kështu: "Ne jemi një popull i kontrasteve. Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues, mund të shkojmë deri në fund të botës, por nuk duam t'a dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë, jemi trima, por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne"...