Jetoj në harresën tënde
Jetoj në harresën tënde është roman i shkrimtares Brunilda Zllami në vitin 2004. Historia e një vajze që lufton me të gjitha forcat për të rifituar dashurinë, të cilën mendon se e ka humbur, bëhet shkas për të zbuluar një sërë intrigash, dashuri të sinqerta, tradhti, argëtime dhe gjithçka ndodh në një qytet rinor. Libri i kushtohet Qytetit Studenti, të gjithë atyre që kanë qenë, janë dhe do të vijnë, aty ku hidhen hapat e parë në jetë, krijohen miqësitë, lulëzojnë dashuritë dhe merr krahë shpresa për të ardhmen.