Biografi

Redakto

Dino Buzzati, (Dino Buzzati-Traverso) lindur në San Pellegrino di Belluno16 tetor 1906, vdiq në Milano28 janar 1972. Ai ka qenë një novelist italian, shkrimtar tregimesh të shkurtra, piktor dhe poet. Buzzati ka qenë edhe një gazetar për gazetën Italiane Corriere della Sera. Novela e tij Shkretëtira e Tartarëve (italisht: Il deserto dei Tartari) ishte shkak i famës së atij boterore.

Buzzati lindi në San Pellegrino, Belluni, në vilën stërgjyshore të familjes së tij. Mamaja e Buzzatit, një veterinere në profesion, ka qenë një veneciane dhe babai i tij, një profesor në drejtësinë ndërkombëtare, ka qenë nga një familje e lashte Belluneze. Buzzati ishte fëmija i dyte, i katër fëmijëve të prindërve të tij. Në 1924 ai u regjistrua në fakultetin e drejtësisë te Universitetit të Milanos. Në moshën 22 vjeçare ai u punësua në gazetën “Corriere della Sera”, ku punoi deri sa u nda nga jeta.

Buzzati filloi të shkruante libra fantastike shkencore në 1933.

Puna e tij përfshiu novela, teatër, shumë libra me tregime të shkurtra dhe poezi. Ai shkroi një libër për fëmije që quhej Pushtimi i Famshëm i Arinjve të Sicilisë. Ai shkroi libra komike të bazuara në mitin e Orfeut, poema dhe vizatime komike.

Shkretëtira e Tartarëve, novela e tij më e famshme, tregon historinë e një posti ushtarak qe pret një invasion Tartar.

Shkrimet e tij ndonjëherë citonin realizmin magjik, tjetërsimin shoqëror dhe fatin e mjedisit. Ai gjithashtu ka shkruar një shumëllojshmëri tregimesh të shkurtra që shfaqin kafshe fantastike si Bogeyman dhe krijimi i tij, Kolombreja.