Diskutim:Adem Kastrati/Arkivi 1

Latest comment: 2 vjet më parë by InternetArchiveBot in topic Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Adem Kastrati/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Të pikturosh me ngjyra të dheut

Redakto

Të bluash tokë (gurë) dhe të pikturosh me ngjyra dheu duke treguar një realitet, një dramë të thellë, nuk është lehtë, aty vërehet një evoluim teknik dhe unik, një sofistikim i mjeteve shprehëse dhe një tentativë për filozofim. Për të kapur sadopak intenerarin e lëvizjes hapësinore që ngjizë informacionin e veprave të Adem Kastratit, do të ishte mjaft e vështirë për ne që të gjenim të njëjtin mjet transporti, për të ndjerë qoftë dhe përciptas, tërë rrugën e bërë më parë nga ky artist, në formimin e imazhit të tij, mjaft të dallueshëm dhe origjinal. Vepra “Darka“ e vitit 1974 me ngjyra dheu mbi pëlhurë në një enterier tipik tradicional i jep pikturës një karakter të theksuar autokton me një domethënie të caktuar tepër simbolike. “Bukë kripë e zemër”, njëri nga ritualet e ngrohta shqiptare është zakoni i mikpritjes që të ofrojë bukë e kripë për çdo mysafir të admiruar, e cila si një akt në vetvete i referohet filantropisë si diçka e përgjithshme dhe tradicionale.

Në këtë tablo zënë vend objekte tradicionale: oxhaku, sofra, shkambi, çerepi, manxha etj, që i japin pikturës një simbolikë me karakter të theksuar origjinal. Motive autoktone të lidhura me fshatin dhe vendlindjen shpalos momente të mbushura me çështje ekzistenciale. Në veçanti trajtoi fshataren, këtë qenie, sipas tij “të drejtpërdrejtë”, që i jep kuptim jetës e që për piktorin ishte gjithmonë e njëjtë si kur lëviz, si kur punon, si kur dëfrehet, si kur këndon ninulla për fëmijën e saj në djep….Gratë i paraqet me tipare karakteristike me sy të mëdhenj e me plot rrëfim e ëndrra brenda tyre, që janë pasqyra të shpirtit dhe dritare që shpalojnë botën e figurave, momentet e thella, gjendjet psiqike, tmerret e kohërave të paekuilibruara…Burrat ndërkaq duken të rëndë sepse këtë e kanë traditë, ata janë të rëndë edhe kur ecin, edhe kur ulen këmbëkryq, edhe kur punojnë, edhe kur vallëzojnë…ata kanë të rëndë edhe bukurinë fizike. Fëmijët që shpesh janë prezent në tablotë e tij, fëmijët zgjasin kokat kurioze nga sofra dhe nga prehërit e ngrohtë të nënave dhe gjysheve, fëmijët janë të dashurit e autorit, janë pamje rrëqethëse të fëmijërisë së hershme që lidheshin me golgotën e karvaneve të pafund të bashkëvendësve të tij të shkulur me dhunë nga vatra e të parëve, ishte vetëm një kujtim i hidhur që s’mund të përsëritej kurrë.

Situatat e ambientit rrethues përbëjnë një tablo, ku identifikohet me njerëzit dhe natyrën e fshatit të vet. Ambienti i mirënjohur dhe shumë herë i përjetuar fiton një kuptim tjetër, që tejkalon atë që është vetëm identike me realitetin, sepse interponohet aspekti i rishikimit të transponimit figurativ. Risi tjetër e kësaj tabloje është përdorimi i vijave të gërryera në sipërfaqen e përpunuar të dheut e ngjitur në telajo, bashkë me sytë e figurave të pikturuar me kujdesin maksimal, si elemente qenësore dhe karakteristike të këtyre imazheve, vijat e para të grryera që më pas nuk mundë të përmirësohen. Kjo mënyrë autentike e shprehjes së botës së brendshme përbën njërën nga shtyllat e suksesit të pikturës së tij të pakategorizueshme që nuk shëmbëllen me rrymat dhe rrugët e panumërta artistike dhe që vetëm në shikim të parë del e ngjashme me pikturën e ashtuquajtur naive. Njëri prej artistëve më të veçantë sa i përket teknikës. Ai nuk i ndryshoi pikëpamjet e veta artistike e pikturale. Ai vazhdoi në të njëjtën udhë deri në fund të jetës së tij. Mesazhi i Kastratit, para se të ishte fetar apo metaforik, ishte një mesazh human, ku qenë ngjizur dashuria, besimi, lindja, vdekja, pra vetë jeta e njeriut.

Kishte për qëllim të pikturonte atë që natyra do të krijonte ndonjëherë jo në këto kushte. Kërkonte të shijonte e të përjetonte botën e ngjyrës, ashtu si ai e përpunonte. Në vepra janë të pasqyruara edhe disa aspekte të jetës së tij individuale nga njëra anë dhe vetë madhështia e këtyre veprave. Mesazhi i fuqishëm dhe forca befasuese nga ana tjetër që të intrigojnë dhe të nxisin për t’ia bërë të njohur edhe publikut shqiptar këtë figurë të artit figurativ. Janë të magjishme sot edhe tablotë tjera me nuancat e dheut, piktura këto të mrekullueshme dhe me një metaforë të fuqishme të një realiteti të jetuar. Me Adem Kastratin, metafora shënoi hyrjen triumfale në pikturën “naive” pa vetëdije. Tek figurat e tij, vërehen disproporcione anatomike (groteske, karikaturale) por, jo aq të theksuara në krahasim me piktorët naivë që i bëjnë pa vetëdije, spontanisht. Kastrati i shpreh me qëllim dhe në mënyra fare të vetëdijshme, ku ai me anë të këtyre disproporcioneve anatomike, synon të fiksojë fuqinë e figurës. Në pikturat e tij, karakteristika të veçanta janë edhe: etydet e ndryshme për vdekjen, dasmat, koncertet në oda, ninullat e lindjeve, vajtimet e vdekjes, dashuria e nënës ndaj fëmijës, lojën e fëmijëve dhe nostalgjia për lojërat e humbura, ishin frute të kërkimit të një forme të re, figura të vogla në një peizazh të madh dhe figura të mëdha në hapësirë të vogël, të tjera raporte krijoheshin mes figurave njerëzore dhe peizazhit, dekorit fshatarak apo qytetar. Pra, që në fillim ai e shpalosi individualitetin e një artisti tipik shqiptar.

Sa i përket figurës së gruas, ai shprehej: “Gruaja, në përfytyrimin tim është një qenie që i ka duart e zëna me diçka vazhdimisht, prandaj ky angazhim i saj herë-herë mbinjerëzor, bën që në pikturën time, ajo të gjejë një shprehje më të madhe”, që lë të mendosh që gruaja, është e gjitha e pushtuar prej jetës shtëpiake tradicionale. Kryesorja është motivi i tyre i veçantë tradicional-shqiptar, e deri tek veshja e mrekullueshme popullore. Legjendat dhe nuset, janë disa nga ciklet e pikturave të punuara me dherëra të marra nga toka shqiptare të pluhurosura me ngjyra mbi pëlhurë. Adem Kastrati, ishte i vetëdijshëm në imazhet e tij, por instinkti, forca estetike që drejtoi ai, ishte e disiplinuar në respektin e tij, pa kompromis për cilësitë e ngjyrave të marra nga dheu dhe teknika e rafinuar me të cilën ai punoi. Artisti ka vendosur megjithatë një shkallë të lartë të rëndësishme për detaje të vogla. Ardi Saiti (diskutimet) 27 gusht 2019 18:18 (CEST)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Adem Kastrati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Kam bërë këto ndryshime:

Kur të keni mbaruar së shqyrtuari ndryshimet e mia, mund të ndiqni udhëzimet te stampa më poshtë për të rregulluar çdo problem me adresat.

Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 14 shtator 2019 17:36 (CEST)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Adem Kastrati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 2 janar 2021 01:37 (CET)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 0 lidhje të jashtme te artikulli Adem Kastrati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 7 mars 2021 07:41 (CET)

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Adem Kastrati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 10 maj 2022 05:44 (CEST)

Return to "Adem Kastrati/Arkivi 1" page.