Diskutim:Anastasi I

Latest comment: 1 vit më parë by 185.89.159.50 in topic A
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Anastasi I. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Në versionin e tanishëm shkruhet se Anastasi ka luftuar kundër shkjeve dhe bullgarëve, (apo shkjeve bullgarë, nuk kuptohet mirë) Dy sqarime: 1) Nuk ka pasur sllavë atëkohë (shekujt IV - fillimi i shek VI) në Ballkan, ose në kufijtë e Ballkanit. Verifikova biografinë e Anastasit në librin "The Oxford dictionary of Byzantium" të A. P. Kazdan (f. 86-87) dhe nuk thuhet gjëkundi që ka luftuar kundër sllavëve. Por ky që e ka shkruar këtë e ka kopjuar nga Wikipedia anglisht, ku efektivisht shkruhet diçka e tillë, por aty mund ta ketë vendosur ndonjë autor sllav. Ndonjë ditë do ta nxjerrin edhe Cezarin sikur ka luftuar me sllavët. 2) Anastasi ka luftuar kundër bullgarëve që aty po quhen shkije mesa kuptoj. Është e vërtetë qä ka luftuar kundër bullgarëve, por bëhet fjalë për një popullsi turke në shekujt V-VI dhe jo shkje. Bullgarët kanë kaluar në gjuhën sllave në shekujt IX-X. Kush moderator kupton nga kjo pjesë e historisë, ka për ta lënë artikullin tim. Nëse nuk kuptoni, atëherë mos i futni hundët kot; lejani këtë punë moderatorëve që marrin vesh nga historia. —Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Andi Rep (diskutimiredaktime) 10:06, 27 April 2015‎.

Lexo me vëmendje: Unë të thash që kur materiali i postuar ka burime, të mos e largosh por ta integrosh materialin e ri tek ai ekzistuesi. Ti, nga sa shkruan më lartë, i ke marrë gjërat për të prapthi dhe po më akuzon mua gjoja se po mbroj ndonjë pikëpamje të caktuar (çka nuk është e vërtetë meqë unë as që ia kam idenë temës). Tjetër gjë: mos mendo se meqë këtu jemi në wikin shqip lejohet propaganda nacionalsite pro shiptare apo anti-serbe apo anti sllave. Wiki ka norma dhe duhet t'i respektosh ato. Nëse nuk të pëlqen shko hap wikin tënd - je i lirë. Tjetër gjë: modero fjalorin sepse kjo "Nëse nuk kuptoni, atëherë mos i futni hundët kot" sjell helmim të marrëdhënieve mes përdoruesve. Pra përmbaju temës dhe argumeteve / dhe mos lësho thumba dhe fjalë gjoja ironike kot. Dhe firmosi komentet. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 27 prill 2015 14:24 (CEST)Reply

Jo pra nuk e kisha me ty, por me atë që e ka shkruar postimin. Edhe atë nuk është se e akuzoj se ka ndonjë qasje antishqiptare, por vetëm se nuk merr vesh nga kjo pjesë e historisë. Në fakt edhe kjo nuk duhet marrë si fyerje pasi të gjithë nuk kuptojmë prej fushave të shumta. Mr. Pseudo fshihe pasi ta lexosh. Faleminderit, punë të mbarë. Andi. --Andi 27 prill 2015 21:19 (CEST) P.S. Duhet fshirë vërtetë ajo lufta kundër shkijeve, se është e pavërtetë dhe e shkruar shumë keq. Faleminderit --Andi 27 prill 2015 21:22 (CEST) —Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Andi Rep (diskutimiredaktime) 21:22, 27 April 2015‎.

Mund ta riformulosh. Nuk ke pse më kërkon mua apo kujt tjetër leje për këto gjëra. Mëso si firmoset dhe ndreqe firmën. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 27 prill 2015 21:30 (CEST)Reply

A

Redakto

Nun 185.89.159.50 17 janar 2023 21:38 (CET)Reply

Return to "Anastasi I" page.