Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Asim Jusufi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Asim Jusufi u lind ne vitin 1928 ne fshatin Zhelinë të Tetovës. Katër klasët e fillorës do ti kryej ne kohën e Mbretëris së Jugosllavis 1938-41 në gjuhën serbo-kroate. Pastaj jepet mundësia që të hapen shkollat në gjuhën amtare shqipe. Fati i tij ishte që për mësues të kishte të famshmit arsimdashës nga Shqipëria në mesin e të cilëve edhe mësuesi Hasan Selmanegra. Dëshira e madhe për tu paisur me dije e me shkollim do ti sfidon kushtet shumë të vështira ekonomike. Me bukë, kryp do të regjistrohet në Kurset pedagogjike dhe i mbaron me sukses. Nga drejtoria e arsimit rrethi Tetovë do të dekretohet mësues në shkollën fillore "Përparimi" fshati Merovë në vitin 1947 dhe me disa ndërprerje të vogla punon deri në vitin 1954. Në vendin e lindjes në Zhelinë emërohet mësimdhënës në vitin 1954 pasi që mori edhe diplom-licencë. Këtu do të ndalet nji vjet dhe me dëshirë pranon që në kushte shumë të vështira të punon në fshatin e thellë malor Gurgurnicë. Jep kontributin e vet në crranjosjen e analfabetizmit shekullor. Nga disa burra me autoritet në Zhelinë asaj kohe do të bie në sy se është një djalë që shpreson shumë, andaj edhe do të nxirret në ballë që tu prije aktiviteteve politike dhe shoqërore. Zgjidhet kryetar i komunës së Sarajqinës dhe me sukses do ta udhëheq deri ne riorganizimin e komunave rurale( Sarajqinë, Zherovjan e Tearcë) të cilat u shkrijten ne komunën e Tetovës. Gjatë kësaj periudhe infrastruktura, arsimi, shëndetësia do të jenë prioritete në punën e tij. Me vetëmohim arriti që shumë nxënës të viteve të gjashtëdhjeta ti rregjistron dhe ti stipendon nëper shkollat e mesme që pastaj ato të kryejn edhe fakultete dhe të bëhen bartës të shumë funksioneve me rëndësi. Do të ulet edhe nji mandat në bankat e kuvendit të RS të Maqedonisë duke treguar poashtu rezultate që shumë kush i mban mend. Ngritjen arsimore kur nuk do ta len pas dore. Ne vitin 1970 diplomon në Akademinë pedagogjike grupi Gjuhë dhe letërsi shqiptare në Shkup. Prej vitit 1972 punon si nëpunës në komunën e Tetovës. Pensionohet në vitin 1988 në pozitën e kryetarit të dhomës së bashkësive lokale. Pas perëndimit të sistemit njëpartiak aktivisht do të merr pjes në jetën politike. U zgjodh këshilltar në komunën e Zhelinës nga grupi i qytetarëve viti 1996-2000. Prej vitit 1995 ushtron aktivitet si anëtar i keshillit ekzekutiv të lidhjes se shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Vdiq ne vendlindjen e tij ne Zheline ne vitin 2012.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Asim_Jusufi"

Return to "Asim Jusufi" page.