Asim Jusufi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Asim Jusufi u lind ne vitin 1928 në Zhelinë dhe vdiq ne vitin 2012 në fshatin Zhelinë të Tetovës. Katër klasat e fillores do ti kryej në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë 1938-1941 në gjuhën serbo-kroate. Pastaj jepet mundësia që të hapen shkollat në gjuhën amtare shqipe. Fati i tij ishte që për mësues të kishte të famshmit arsimdashës nga Shqipëria në mesin e të cilëve edhe mësuesi Hasan Selmanegra. Dëshira e madhe për tu paisur me dije e me shkollim do ti sfidon kushtet shumë të vështira ekonomike. Me bukë, kryp do të regjistrohet në Kurset pedagogjike dhe i mbaron me sukses. Nga drejtoria e arsimit rrethi Tetovë do të dekretohet mësues në shkollën fillore "Përparimi" fshati Merovë në vitin 1947 dhe me disa ndërprerje të vogla punon deri në vitin 1954. Në vendin e lindjes në Zhelinë emërohet mësimdhënës në vitin 1954 pasi që mori edhe diplomë-licencë. Këtu do të ndalet një vjet dhe me dëshirë pranon që në kushte shumë të vështira të punon në fshatin e thellë malor Gurgurnicë. Jep kontributin e vet në çrrënjosjen e analfabetizmit shekullor. Nga disa burra me autoritet në Zhelinë asaj kohe do të bie në sy se është një djalë që shpreson shumë, andaj edhe do të nxirret në ballë që tu prije aktiviteteve politike dhe shoqërore. Zgjidhet kryetar i komunës së Sarajqinës ne 1957 dhe me sukses do ta udhëheq deri në riorganizimin e komunave rurale (Sarajqinë, Zherovjan e Tearcë) të cilat u shkrijtën në komunën e Tetovës viti 1965. Gjatë kësaj periudhe infrastruktura, arsimi, shëndetësia do të jenë prioritete në punën e tij. Me vetëmohim arriti që shumë nxënës të viteve të gjashtëdhjeta ti regjistron dhe ti stipendon nëpër shkollat e mesme që pastaj ato të kryejn edhe fakultete dhe të bëhen bartës të shumë funksioneve me rëndësi. Do të ulet edhe një mandat në bankat e kuvendit të RS të Maqedonisë duke treguar po ashtu rezultate që shumë kush i mban mend. Ngritjen arsimore kur nuk do ta len pas dore. Ne vitin 1970 diplomon në Akademinë pedagogjike grupi Gjuhë dhe letërsi shqiptare në Shkup. Prej vitit 1972 punon si nëpunës në komunën e Tetovës. Pensionohet në vitin 1988 në pozitën e kryetarit të dhomës së bashkësive lokale. Pas perëndimit të sistemit njëpartiak aktivisht do të merr pjesë në jetën politike. U zgjodh këshilltar në komunën e Zhelinës nga grupi i qytetarëve viti 1996-2000. Prej vitit 1995 ushtron aktivitet si anëtar i këshillit ekzekutiv të lidhjes se shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.
Me 8. maj 2012 pas nje semundje te rende Asim Jusufi ndroj jet duke lene pas nje Familje te madhe e cila deri ne frymen e fundit ishte pran tij.Varrimi u be ne vendin ku ai jetoj tere jeten e tij saktesisht 83 vjet ne Zheline.
Fjalet e tij te urta veprat politike dhe humanitare gjat tere karieres politike dhe shoqerore permenden ende dhe nuk do te harrohen asnjehere!