Zhelina
Zhelina është fshat i komunës së Tetovës në perëndim të Maqedonisë.
Zhelina | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati Zhelinë shtrihet në anën e djathtë të rrugës kryesore Tetovë-Shkup. Prej Tetovës gjendet 8 Km ndërsa prej Shkupit 35 km larg. Fshati numëron mbi 700 shtëpi kurse numri i banorëve është përmbi 5 mijë. Lartësia mbidetare është 450 m, gjerësia gjeografike 41° 58’, gjatësia gjeografike 21° 3’. Sipërfaqja e sinorit është 19,9 kilometra katërorë, sipërfaqja agrare 1495 ha., pyje 648 ha., tokë punuese 603 ha., kullota 224 ha..
Në Zhelinë jetojnë këto familje si : Elez, Skonde, Beshë, Grace, Çajanë, Matranç, Muhaxher (të ardhur nga Ana e Moravës) si dhe të tjerë.
Mirëpo edhe nga Zhelina ka pasur shpërngulje nëpër qytete si dhe në Anadoll nga arsye më të ndryshmet.
Për Zhelinën ekziston edhe sinonimi „Ura e nuseve“ e cila urë është ndër më të vjetrat në këto troje ku thuhet se daton që nga sundimi romak mirëpo ka edhe data të tjera të dokumentuara për këtë urë sikur është viti 1539 i cili merret edhe si fillimi i ndërtimit të urës.
Poeti arsimtarë këtij objekti i ka kushtuar edhe një përmbledhje me poezi e titulluar „Ura e nuseve“. Emërtimet e disa vendeve në këtë fshat për male, fusha dhe kodra etj : Fojniku – livadhet dhe stanet, Zabeli ku ka drunjë apo edhe burim uji, Ballshor – lokalitet antik, Kroi i kishës, Loma e Ballëkit, Erebimë (erë + bimë), gjuri i kuq, gjuri shqipes, gravanec, kroi i madh, kroi i vogël dhe shumë emërtime tjera.
Zhelina daton prej mesjetës së hershme e që në historiografi na paraqitet në vitin 1337-1346 ku përmendet kisha e Shën Mërisë së Tetovës në vitin 1343. Ndërsa sipas disa dëshmive osmane në vitin 1453 ka pasur 34 familje, më 1468 ka pasur 60 familje.
Në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit është zbuluar një lokalitet antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re në vendin e quajtur BALLSHOR. Gjatë lëvrimit të arave janë zbuluar eksponate enësh të dheut në formë të rrumbullakët dhe konusore, të modeluara në mënyrë të thjeshtë, me dorë të lirë, madje janë gjetur gurë nga qeramika për vegje pëlhurash, copa të vogla me tehe të mprehta thikash prej stralli, tokë e djegur, eshtra shtazësh dhe sende tjera të imta stolisjeje si dhe shumë gjëra tjera.
Në vendin ku është xhamia e vjetër (sot e re) e cila është ndërtuar në shekullin XVII, më parë thuhet se aty diku ka qenë kisha e fisit Penest të ilirëve që njihen si banues të kohës së mëhershme. Sipas gjurmëve të zbuluara deri tash mund të përfundojmë se në këto vise jeta ka gjallëruar e sidomos rezë Sharit e më pak në anën e Malit Thatë.
Bashkësia vendore për kryetarë ka Hamdi Latifin me 15 këshilltarë, Zhelina ka dy këshilltarë komunalë, në pjesën perëndimore të fshatit gjendet sh. f. „Luigj Gurakuqi“ ku mësimin e ndjekin 643 nxënës, në fshatë janë dy xhami, e para është ndërtuar në shekullin e XVII (sot mbi te është ngritur një xhami e re) ku imam është Rexhep Veseli dhe e dyta që gjendet në qendër të fshatit është ndërtuar në vitin 1988 ku imam është Mesut Islami. Poashtu në fshat aktiv është edhe klubi futbollistik „Liria“ si dhe shoqëria kulturore artistike „Rinia“. Edhe Cafe Bar Ura është te u ber historike ne zhelin ngat ures se vjetër nga koha Osmane (xhelal).
Zhelina ka postë e cila i shërben fshatarët dhe popullatën përreth, ambulancë shëndetësore shtetërore si dhe disa private, ka mbi 50 ndërmarrje.
Kultura
RedaktoSa i takon kulturës se fshatit zheline ajo është një thesar ne vete, traditat dhe zakonet ende ruhen dhe kultivohen me xhlozi te madhe. Zhelina qysh ne vitin 1976 formoishoqerinë kulturore RINIA e cila akoma kultivon këngën dhe vallen e kësaj treve. Kohëve të sodit zhelina ka një orkestër kamertale dhe një kor të shkëlqyer që din të kultivojnë muzikën klasike.
Selia: Zhelina dhe vendbanimet: Cerova | Çifliku | Dobërca | Grupçini | Kapazhdolli | Llërca | Leshnica e Epërme | Leshnica e Poshtme | Lukovica | Merova | Novosella | Pallatica | Rogli | Sallareva | Strimnica | Treboshi | Uzurmishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |