Llërcë, (maqedonisht: Ларце/Larce) ёshtё fshat nё komunën e Zhelinës, Maqedoni.

Llërcë
Ларце
Fshat

Gjeografia

Redakto

Fshati Llërcë gjendet 20 km ne lindje te Tetoves, komuna e Zhelines, perafersishte 3500 banore te gjithe Shqipetar dhe te gjithe Musliman, 400 shtepi, 1 Xhami.

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1868 banorë nga të cilët 1859 ishin Shqiptarë, 5 Maqedonas, 1 Boshnjak, 1 Turk dhe 2 të tjerë.

Reportazh

Redakto

Fshati Llërcë, edhe pse është në një territor ku ka burime të mjaftueshme të ujit po ballafaqohet me këtë problem. Banorët e Llërcës, ujin për pije e sigurojnë nga puset apo siç thonë në këtë fshat nga bunaret. Uji për pije nuk është i pastër disomos në ato lagje që janë në pjesën e fundit të fshatit dhe kjo është konstatuar nga analizat që i kanë  bërë ekspertët.

Fshati Llërcë, është fshati më i madh në rajonin e Malit të Thatë apo si siç, njihet në rajonin e “Dervenit”, rajon ky që i takon Komunës së Zhelinës. Fshati Llërcë, gjendet 20 kilometra larg Tetovës, në anën e djathtë të autostradës Tetovë –Shkup. Për të shkuar në këtë fshat duhet të kalosh në fshatin Grupçin, pastja të kthesh në anën e djathtë të autostradës ku filimisht kalon përmes fshatit Çiflig dhe në fund fo të ndalesh në fshatin Llërcë, fshat që ka një peisazh të bukur natyror për shkak se gjendet në fund të kodrës.  Edhe pse fshat malor për të aritur në këtë fshat nuk duhet shumë kohë për shkak se rruga që të çon deri aty është e shtruar me asfalt. Banorët e fshatit të cilët po qnëdronin afër xhamisë thanë se për këtë fshat shumë pak njerëz interesohen na kanë lënë në haresë ata. Por njejtë sikurse në fshatrat tjera edhe banorët e këtij fshati respektojnë autoritetin e bashkësisë lokale dhe të udhëzojnë që të bisedojsh me ata. Bekim Azizi, është kryetar i bashkësisë lokale të LLërcës, që i takon komunës së Zhelinës. Ai, tha se fshati Llërcë, është fshati më i madh në këtë rajon me mbi 2500 banorë  dhe 350 shtëpi. Afër 80 përqind e banorëve jetojnë me ndihma sociale. Sektori privat nuk është i zhvilluar aspak kurse në sektorin shtetror ka të punësuar vetëm dy persona  në përjashtim të arsimtarëve. Është një ndër fshatrat më të varfëra në këtë rajon pasi shumica e tyre më parë kanë punuar në rebulikat e ish Jugosllavisë, kurse tani kanë ngelur pa punë.

Në këtë fshat më shumë vizitorë ka vetëm në kohën e zgjedhjeve kur partitë politike po kërkojnë votën e banorëve të këtij fshati dhe më pas nuk vijnë askush të paktën për tu interesuar se në cfarë gjendje është ky fshat. Është një fshat i varfër kurse të gjitha ndërtimet që janë bërë janë si rezultat i punës së banorëve të cilët me vetëkontributin e tyre janë munduar të ndërtojnë diçka në këtë fshat tha Bekim Azizi, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Llërcë, të komunës së Zhelinës. Sa i përket infrastrukturës në fshat ajo deri dikur është e regulluar por ka lagje që rrugët akoma i kanë me baltë. Shtrimi me bekaon i disa rrugicave në këtë fshat është bërë me ndihmën e komunës por në këtë kanë kontribuar edhe banorët e fshatit të cilët me 30 deri 40 për qind kanë marrë pjesë në këtë investim. Vetëm para zgjedhjeve lokale tek ne shtrohet ndonjë rrugë me bekaton dhe pastaj duhet të presim katër apo më shumë vite që të shtrohet edhe ndonjë rrugë tjetër me bekaton. Ky është realiteti i zymtë i fshatit më të madh në Malin e Thatë, thotë Bekim Azizi, kryetar i bashkësisë lokale të Llërcës.

Ky fshat ka shkollën fillore me 300 nxënës me 16 paralele  e cila funksionon në kuadër të shkollës qendrore “Pashko Vasa” të Grupcinit. Është një shkollë e cila duhet tashmë të funksionojë e pavarur nga ajo e Grupcinit., për shkak se në këtë mënyrë është shumë e vështirë që nga një drejtor të kontrollohen të gjitha shkollat thotë Bekim Azizi. Ai, bëri të ditur se kjo shkollë është lëshuar në përdorim në vitin 2000, por edhe pas shtatë vitesh nuk kemi inventar të ri. Objekti i shkollës është i ri por inventari ku mësojnë nxënësit është ai që ka qenë në shkollën e vjetër. Me inventarin e vjetër që përdorim shumë shpejt kjo shkollë e re do të shkatërrohet. Po ashtu vetëm pak kohë më parë bëmë rregulluam terrenin sportive i cili cdo herë rrinte i mbuluar me baltë. Por në këtë shkollë  mungon nxemja qendrore e cila është dashur të vendoset atëherë kur është ndërtuar objekti por për shkaqe ende të panjohura në këtë shkollë nxemja bëhet me dru theksoi kryetari i bashkësisë lokale të LLërcës, Bekim Azizi. Kemi pregatitur një projekt që të instalojmë nxemjen qendrore në shkollë por realizimi i projektit varet nga komuna e Zhelinës e cila duhet të ndajë mjete apo nga ndonjë donacion i jashtëm nëse për këtë ka interesim. Në anën tjetër edhe cilësia e arsimit këto dhjetë vitet e fundit ka rënë shumë si rezultat i ndikimit politik. Banorët e Llërcës, thonë se politika nuk duhet të përzihet në arsim sepse kjo ndikon negativisht jo vetëm tek arsimtarët por edhe tek nxënësit .

Edhe përkundër vështirësive ekonomike nxënësit e LLërcës, janë të vendosur për të vazhduar shkollimin e mesëm dhe atë superior. Një numër i konsiderueshmë i nxënësve të Llërcës, më pas vazhdojnë studimet në dy universitete në Tetovës, por kemi edhe nga ata që kanë mbaruar studimet jashtë Maqedonisë, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të papunë. Mos punësimi i njerëzve të cilët kanë mbaruar fakultet ka ndikuar që shumë nxënës të cilët mbarojnë arsimin e mesëm të mos vazhdojnë studimet u shprej Bekim Azizi, kryetar i bashkësisë lokale të Llërcës.                                

Fshati Llërcë, edhe pse është në një territor ku ka burime të mjaftueshme të ujit po ballafaqohet me këtë problem. Banorët e Llërcës, ujin për pije e sigurojnë nga puset apo siç thonë në këtë fshat nga bunaret. Uji për pije nuk është i pastër disomos në ato lagje që janë në pjesën e fundit të fshatit dhe kjo është konstatuar nga analizat që i kanë  bërë ekspertët. Bashkësia lokale është duke përgatitur një projekt për sigurimin e ujit për pije gjegjësisht ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit por për tu realizuar ky projekt nevojiten shuma të mëdha. Komuna e Zhelinës, nuk është në gjendje që të sigurojë mjete financiare për realizimin e projektit të ujësjellsit por bashkësia lokale e LLërcës, do të kërkojë ndihmë edhe nga shoqatat e ndryshme që veprojnë në Maqedoni. Llërca, nuk ka edhe sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për shkak se ky fshat me energji furnizohet vetëm nga një trafostacion me fuqi të vogël. Shpesherë banorët ankohen se si rezultat i mungesës së energjisë elektrike u digjen aparatet ndërsa askush nuk po përgjigjet për këtë. Bekim Azizi, kryetar i bashkësisë lokale të Llërcës, thotë se zyrtarisht për këtë problem e ka informuar komunën e Zhelinës, Elektrodistribucionin e Tetovës, por informata jonë ka hasur në vesh të shurdhër. Përfaqësues të Elektrodistribucionit tani EVN-së, jo vetëm që nuk po bëjnë përmirësimin e furnizimit me energji elektrike por na kërcënohen me ndërprerjen e energjisë elektrike nëse nuk paguajmë faturat e energjisë. Karateristike për sfhatin Llërcë, është fakti se këtu banorët nuk mund të shikojnë asnjë kanal televiz duke përfshirë këtu edhe televizionet lokale të cilat nuk shihen në këtë fshat. Vetëm kanalin e parë shtetëror dhe atë të dytin mund ta shikojmë kurse kanalet tjera televizive fare nuk shihen. Jetojmë në terr informative. Ai, thotë se për këtë i kam informuar edhe pronarët e stacioneve televizive private në Tetovë, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete.  Berat Azizi