Uzurmishti shtrihet në Pollogun e Poshtëm dhe është fshat që i takon Komunës së Zhelinës, e cila del nga ish komunat e Tetovës. Kufizohet me fshatrat : Pallaticë, Trebosh dhe Zhelinë (të komunës Zhelinës) dhe me fshatrat : Shemshovë, Siriçinë dhe Zhillcë (të komunës së Jegunocit).

Uzurmisht
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej740
{{{postal_code_type}}}
1220

Uzurmishti gjendet në lartësinë mbitetare prej 407 metra. Sipas regjistrimit të vitit 2002 Uzurmishti numëron mbi 110 shtëpi dhe ka 740 banorë. Toka agrare përfshinë 1,6 km² të sipërfaqes së fshatit ose të shprehur në hektarë : 152 ha, toka punuese është 149 ha, pastaj 8 ha pyje dhe 1 ha kullota.

Gjeografia

Redakto

Uzurmishti para shumë shekujsh ka qenë e shtrirë në vendin e quajtur Tumba ose Jasen (sipas dëshmive historiogafike, lokaliteti i lashtë ku kanë banuar të parët). Ka një mori dëshmish të themeleve që janë evidente, të cilët na bëjnë të ditur që te vendndërtimi “Tumba” ka pasur kishë të lashtë, manastir dhe varreza (të cilët poashtu dëshmojnë për lashtësinë e fshatit). Gjithashtu “Tumba” përmendet edhe si vend me baltë, prej ku është përhapur në lokalitet të zgjeruar, pra në lokalitetin e sotëm të fshatit.

Demografia

Redakto

Shiquar nga aspekti demografik në Uzurmisht jetojnë afër 740 banorë, nga të cilët rreth 98,5 % shqiptarë dhe 1,5 % të tjerë, të vendosur në 110 shtëpi. Ndërsa në bazë të përkatësisë fetare të gjithë (100 %) i përkasin fesë islame.

Popullata

Redakto

Uzurmishti gjatë sundimit të Perandorisë Osmane ka qenë vend çifligjesh. Në historiografi përmenden emrat : Ali Shasib-Aga, para 200 vitesh, me prejardhje nga Kurdistani, Eib Rushit-Aga, Ali Shaqir-Aga...

Sipas të dhënave historike, para 200 vitesh në këtë lokalitet janë vendosur familje nga Ana Morava, nga Plava dhe nga rrethina e Kaçanikut. Ndërsa gjatë shekujve janë vendosur edhe familje të ndryshme nga fshatrat e Malësisë së Sharrit, nga Mali i Thatë nga Derveni etj., që të jep përshtypje të një gërshetimi të shumë kulturave të zonave të ndryshme e që janë të harmonizuara. Kjo gjë është dëshmuar me atë që në këtë fshat kurrë nuk ka pasur zënka familjare.

Në fshat përmenden disa emra familjesh siç janë : Krasniqe, Ujlie, Pllave, Tërkalaçe, Buzë Mali, Koci etj.

Përbërja e sotme e fshatit, sa i përket popullatës, përputhet me historiografinë që paraqitet në dokumentet e ndryshme të kohës otomane edhe më herët. Edhe sot në Uzurmisht jetojnë familjet apo pasardhësit e agallarëve të lartëpërmendur, familjet e ardhura nga fshatrat e Malësisë së Sharrit, të Malit të Thatë, të Dervenit, ku dominojnë familjet nga Liseci, Cerova, Çifliku, Llërca, Radusha, Çellopeku, Miletina, Kapazhdolli, Zhelina etj.


Historia

Redakto

Uzurmishti në historiografi haset që nga shekulli i XV-të, gjegjësisht nga viti 1453. Sipas të dhënave turko-osmane në atë kohë kanë jetuar 15 familje, ndërsa më 1468 fshati është shtuar në 20 familje. Kjo nuk do të thotë që ky fshat nuk ka ekzistuar edhe më herët, gjë që dëshmon edhe teksti i lartshënuar. Ky lokalitet përmendet në historiografinë e dëshmive të Isa-Beut në Pollog të Tetovës dhe të Gostivarit në vitin 1455.

Fshati i sotëm Uzurmisht përmendet edhe me emrin “Zarnishtë” kur ka pasur 10 shtëpi. Dr. Hazim Shabanoviç (“Kraishta Isa-Beg Is’hakoviça zbirni katastarski popisi iz 1455”) na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455. Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlive të shekullit XV, në vitin 1468, Uzurmishti përmendet me 20 familje.


Lidhje të jashtme

Redakto