Gurgurica
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Gurgurnicë, (maqedonisht: Гургурница/Gurgurnica) ёshtё fshat nё komunën e Bërvenicës, Maqedoni.
Gurgurnicë
Гургурница | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.556 |
{{{postal_code_type}}} | 1227 |
Targat | TE |
Gjeografia
RedaktoToponime
RedaktoEmërtimi i këtij fshati duhet të përmbaje antropnimin “Gurgur” dhe prapashtesën-“nicë”, “Gurgurnicë” pra një emër posesiv të zotëruesit a themeluesit të këtij vendbanimi, ky me preardhje të burimit roman Gregorius, shumë i përhapur në mesjetë dhe të Shqiptarët. Po ashtu, haset se emërtimi i këtij fshati mëndohet që i është dhenë, sipas, pozites që ka, “Gurishtë”, “Gurë”, “Gurguricë”, dhe është i rrethuar, nga të katërat anë, me kodra, dhe është territor kodrinor, dhe përmban antroponimin “Gurguricë” . Dhe qendron, teza, se sipas, “Papa Grogori VII, i është dhenë toponimi i këtij tërritori, pasi që Perandorinë, Romake, ishtë e zgjeruar deri në këto tërritore, dhe hasim, puset me të vjetra në këtë vendbanim, si: “Puset e Perandorisë Romake” apo, në siҫ i njohim “Bunaret e Lopëve”, që janë me të vjetër, në këto territore .Përfundmisht ҫfarë mund të nxjerrim nga ky emërtim: E para, krenaria si popull, ma i vjetër jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Europën; dhe E dyta, gjuha e këtij, populli, mbetet me e vjetër dhe përcaktohet si gjuhë amë, e folklorit Shqiptar.
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1556 banorë nga të cilët 1549 ishin Shqiptarë, 1 Maqedonas, dhe 6 të tjerë.[1]
Familjet në fshatin Gurguricë
Në Gurguricë, jetojnë këto familje, Hojkallarë (20 shtëpi), Honxallarë (20 shtëpi), Beguҫallarë (14 shtëpi), Demҫallarë (12 shtëpi), Nurdinallarë (8 shtëpi), Biballarë (10 shtëpi), Shendallarë (14 shtëpi), Kasmallarë (15 shtëpi), Kacanallarë (15 shtëpi), Bajrallarë (30 shtëpi), Llashkallarë (14 shtëpi), Rexhallarë (10 shtëpi), Golellarë (8 shtëpi), Cilallarë (14 shtëpi), Idrizallarë (14 shtëpi), Nuxallarë (14 shtëpi), Qazimallarë (18 shtëpi),[2] Jahallarë (8 shtëpi), Kurtallarë (8 shtëpi), Alijallarë (12 shtëpi) dhe të tjera (të ardhur nga Shqipëria e Veriut, Mali i Zi, Dibra e Madhë, të vendosur në Rekën e Madhe, dhe nga këtu dotë shpërngulen në shum vise dhe fshatra në Pollog). Madje Gurgurica, ka pasur dhe shpërngulje, si në qytete të ndryshme dhe në Anadoll, nga arsyet më të ndryshme. Sot në Gurguricë jetojnë 2200 banorë, dha ka 300 Shtëpi.
Historia
RedaktoFshati Gurgurica gjatë Luftës së Dytë Botërore
Në kuadër të historikut të fsh. Gurguricë gjatë periudhës së saj shekullore. Tema e këtij punimi shkencorë është: “Gurgurica në vitet “1941-1946”. Fshati Gurguricë gjendët 37 km në Jug-Lindje të Tetovës me saktë është njëri ndër fshatërat që përbëjne Malin e Thatë.
Banorët e Gurguricës kanë përjetuar “të zitë e ullirit” gjatë kohës kur ishin nën sundimin e Jugusllavisë së mbretit (Mbretërise SKS). Gjatë luftës së dytë botërorë banorët e Gurguricës u gjendën përballë: italianëve, bullgarëve, partizaneve-komuniste, çetave hajdute dhe forcave vullnetare nacionaliste.
Në mesin e taborëve të shumtë banorët e Gurguricës duhet të përkrahnin njerin prej tyre, vall cili tabor në fund do të diltë fitimtare; cilat do të ishin pasojat e luftës dhe çfarë do të ndodhtë pas mbraimit të luftës, ishin këto pyetjet që ia parashtronte vetës çdo njëri.
Italianët të cilët hyjnë të parët në Gurguricë edhe pse deklaroheshin si “aleat” dhe “miq” ata me anë të këtyrë parullave nuk mund ta mbulonin fytyren e vërtetë atë të pushtuesit, Bullgarët ato që gjatë luftërave ballkanike dhe gjatë luftës së parë botërorë kishin ushtruar terror dhe dhunë të pa pare, çetat e hajdute për vite me radhë kishin plaçkitur Gurguricën bile pak para hyrjës së italianëvë kishin vrarë tre fshatarë të pafajshëm, partizanët-komunist ishin po aq të ndyrë sa edhe prindërit e tyre të cilët shqiptarët i kishin shëndërruar në skllevër në truallin e tyre.
Pasi arritëm në përfundim së të gjithë taborët e lartëpermendura ishin armiq dhe uzurpatorë, banorët e Gurguricës vendosën ti perkrahnin forcat vullnetare Shqiptare të udhëhequr nga: Xhemë Hasa, Arif Kapetani, Sabri Sallareva, dhe Shehip Lala.
Me kapitullimin e Italisë, pjesa e Gurguricës që kishtë qenë nën sundimin Italian kaloi nën kontrollin e plotë të forcave nacionaliste për gjashtë muaj rresht Gurgurica ishte pjesë përbërse e Mbretërisë Shqiptare.
Në vitet 1943-1944 në Gurguricë u zhvilluan luftime të ashpëra në mes forcave vullnëtare Shqiptare dhe partizanëve-komunist, rrethanat e jashtme i mundësuan komunizmit bolshevik që të ngadhenjejë mbi deshirën e popullit Shqiptar për bashkimin kombëtar.
Hyrja e ushtrive fashiste italiane dhe bullgare në Gurguricë. Në prill të vitit 1941 në Gurguricë hynë ushtarët Italian numri i të cilëve ka qënë 80 veta. Italianët si çdo kund edhe në Gurguricë prolakmonin “miqësi”, por qellimi i tyre nuk ishte ky qe prolakmonin dhe këtë e kishin kuptuar të gjithë fshatarët e Gurguricës.
Italianët u vendosën në bjeshkë ato nuk u pritën si “miq” por si “armiq” por pas një kohë të shkurtër situate u normalizua. Jeta rridhte si më parë, por mungonte rehatia pasi në fshat ishin vendosur “miqt të armatosur”. Ushtarët italian bënin levizje të shumta, fshatarët e Gurguricës shpesh herë ishin rrahur nga ana e italianëve por asnje njëri nuk ishte plagosur dhe vrarë. Në fillim të majit në vitin 1941 nga fshati Zdunjë në Gurguricë depertuan ushtarët bullgar.
Një fshatar me emrin Hamet Haliti i informoi fshataret e Gurguricës, së në fshat do të hyjnë bullgarët dhe do të djegin çdo gjë. Fshati Gurguricë në vitin 1941 numeronte afro 100 shtepi, prej të cilave 70 shtepi u larguan dhe u vendosën nën pushtetin italian kurse 30 shtepi ngelen në fshat nën sundimin bullgar. Në vjeshtë të vitit 1941 u caktua edhe kufiri në mes të bullgarëve dhe italianëve, pike kufitare ishte “Kodra e Ahut”, me fjalë tjera italianet kishin vëndosur kontrollin mbi bjeshkën kurse bullgarëve u kishte ngelur mali dhe fshati.
70 Familjet e shperngulura nga fshati u vendosën në bjeshkë në vendin e quajtur “Shtrunga” ku fillimisht kishte 20 vathë dhe 5 kasolle. Bashkë me fshatarët tjerë u shperngulën edhe kryeplaku i fshatit Bajram Vahiti (1938-1945), dhe imami i fshatit Gurguricë, Maksut Maksuti, i cili gjatë terë ngjarjëve që do të vijojnë do të ketë rolin kryesor, ky ishte njeriu i vetëm që dinte shkrim-leximin pasi që në kohën e mbretërisë SKS kishte kryer një shkollë fetare me emrin “Simedresa”.
Popullsia e cila kishte ngelur në fshat gati çdo ditë ishte rrahur nga ushtarët Bullgar në krye me nëntogerin Atanas, ndër të rrahurit ishin: Garip Garipi, Shukri Rexhepi, Jakup Musliu, Sejdi Hakiku etj. Pas marrveshjës së Vjenës më 24 prill, Maqedonia Lindore me Shkupin dhe malin e Lubetenit dhe disa fshatra të Pollogut të Poshtëm deri në fshatin Leshkë i takuan Bullgarisë. Pastaj kufiri i ndarjës vazhdoi në drejtim të fshatit Grupçin mbi Zhelinë, ka fshati Sallarevë mbi fshatin Gurguricë.
Bullgarët gati çdo dite nga fshatarët plaçkitnin bageti të imta. Bullgarët ishin vendosur në qendër të fshatit në objektin e xhamisë, numri i ushtarëve Bullgar në Gurguricë ishte mbi 40, kurse në fshatin Zdunjë ishin stacionuar rreth 400 ushtar bullgar. Popullsia e shperngulur pasi që ishin pa kulm mbi kokë, filluan që të punojnë nga 24 orë për ndërtimin e kasollave të thjeshta pasi që disa javë kishin jetuar si kafshë nepër vathë.
Pas ndertimit të dhjetra kasollave kjo pjesë e bjeshkës (Shtrunga), morri pamjen e një vendbanimi prandaj Bullgarët e emertuan “Nova Gurgurnica-Gurgurica e re” kurse fshtatin e vërtetë ku ishin vendosur e quajtën “Stara Gurgurnica-Gurgurica e vjetër”. Italianët dhe bullgarët rrinin të qetë edhe pse armiqësia e tyre shfaqej pas çdo provokimi. Formimi i grupëve të forcave vullnetare. Në vitin 1943 në “Gurguricën e re” erdhi Xhemë Hasa i cili qendroi disa orë dhe më pas u largua, ai i porositi fshatarët e Gurguricës që të furnizoheshin me armë, ai iu drejtua fshatarëve me fjalët: “SHITNI KAUN BLENI PUSHKË, SHITNI DELET BLENI FISHEKË”.
Ai po ashtu kishte rekomanduar qe burrat e aftë të bashkohën dhe të ruajne fshatin nga çetat hajdute. Një grup prej 20 fshatarësh formuan grupin e parë të forcave vullnetare. Nga ky grup më te dalluar ishin: Nesim Musliu, Abas Arifi, Harun Veseli, Arif Rizvani, Arif Bexheti, Emin Osmani, Durmish Ipa, Xhemë Fetahu dhe Shehip Lala etj. Qëllimi i këtij grupi ishte i njejtë me qellimin e grupëve tjera vullnetare, bashkimi i trojeve shqiptare dhe nuk ishin përkrahes të asnjë ideologjie ç’njerrëzore siç ishin fashizmi dhe komunizmi.
Shehip Lala, fshatar i Gurguricës në fillim luftoi përkrah italianëve dhe fitoi graden “toger” më pas luftoi trimërisht përkrah forcave vullnetare, në vitin 1947 u denua me vdekje nga ana e komunistëve si “armik i popullit (jugosllav), dhe bashkëpuntor i teroristëve (forcave nacionaliste). Në bjeshkën e fshatit apo siç quhej Gurgurica e re pas kapitullimit të Italisë (8 shtator 1941) forcat nacionaliste kishin kontroll të plotë. Situata që mbi sundonte në anën tjetër të fshatit, si duket u pengonte pushtuesëve bullgar të cilët filluan të përgaditën për të sulmuar Gurguricën e re. Ky plan i bullgarëve deshtoi pasi nga fshatrat e Poreçës u duken forcat partizane. Bullgarët të bindur se çdo gjë ka mbaruar për të shpetuar kokën u arratisën, gjatë arratisjës së bullgarëve një grup fshatarësh të Gurguricës në në krye me Nesim Musliun filluan që ti sulmojnë bullgarët më pushkë e bomba, bullgarët e frikësuar i lanë kuajtë dhe vazhduan arratisjën.
Duke e ditur se vetmja rrugë e bullgarëve ishtë fshati Zdunjë, partizanët komunist u dalin në pritë ushtarëve bullgar duke vrarë sëpaku 20 bullgar. Hyrja e njesitëve partizano-komuniste në Gurguricë dhe betejat e përgjakshme me forcat vullnetare. Me largimin e ushtrive bullgare, vijnë dhe vendosën njesitë partizane të cilët kishin për qëllim që ta djegin Gurguricën. Pët ta shpëtuar fshatin paria e Gurgurnicës në përbërje të: Amet Aliut, Bajram Rexhepit, Hasim Belulit, ushtrive sllavo-komuniste u përgaditën ushqim të vendi i quajtur Bunari i Vjetër, për këtë ushqim banorët e Gurguricës siguruan 15 copë dele. Për sa i takon kontributit që ka dhënë Xhemë Hasë Gostivari për mbrotje të çeshtjës sonë kombëtare banorët e Gurguricës shprehën: “po të mos ishtë Xhemë Gostivari brigadat koministe do ta kishin djegur Gurguricën deri në themel”.
Në fillim forcat partizane në Gurguricë qëndruan vetëm tre ditë, fshtatërt e Gurguricës të përforcuar dhe më ushtarë tjerë vullnetarë nga rajoni (ushtarë të Sabri Sallarevës) me një sulm të fuqishëm arritën që ti debonin partizanët ende të pa konsiliduar mirë. Me në fund e tërë Gurgurica ishte e lirë dhe e bashkuar. Të gjithë të shperngulurit vijnë në Gurguricë por tashmë fshati nuk ishte e mëparshmi, ai ishte domiluar nga ana e bullgarëve. Fshati ishtë plaçkitur edhe gjatë qendrimit të brigadave komuniste, ata në fillim merrnin çdo gjë me vlerë e pastaj i digjnin edhe shtepitë. Keto plaçkitje brigadat komuniste i kryenin në bashkpunim me maqedonasit e fshatrave: Vollkovi, Llukovicë, Zdunjë, Poreçe, Stençe etj. Edhe këtë radhe, Gurgurica ishte vater e rezistencës dhe partizanët komunist nuk qendruan me tepër së tre ditë.
Veprimatarinë e forcave vullnetare e pengonte një kategori tjetër e njerzëve, keto ishin grupe hajdute të cilët duke shfrytëzuar rastin e volitshëm plaçkitnin çdo vendbanim. Partizanët komunist këto grupe hajdutësh i vendosnin përkrah ushtarëve të Xhemë Hasë Gostivarit, ata e akuzonin komandantin e lavdishëm Xhemë Hasën dhe luftetaret e tij së luftonin për interesa të huaja, të cilët interesa e demtonin “vëllazerim-bashkimin” ndërmjet popullit shqiptar dhe popujve jugosllavë. Shpifjët dhe parullat që i ngirinin forcat komuniste në Gurguricë nuk kishin përkrahës deri vonë, ndonse më vonë komunizmi arriti të pjellë klyshet e tij edhe në Gurguricë. Në njerën nga betejat ngelën te vrarë 25 ushtarë dhe 35 të plagosur, këto ushtarë u takonin Brigadës VI dhe XII maqedonase, humbjet që pesuan forcat vullnetare nuk janë verifikuar. Një betejë tjetër u zhvillua në lokalitetin e qujatur “Te Llokat” pranë lumit Ilirida (Treska), në këtë betejë ngelen të vrare 18 partizan.
Për forcat nacionaliste binin kembanat e vdekjes, ata vdiqen per tu berë “të perjetshëm” për vite me radhë ndaj tyre do të behën shpifje por ato do të ngelin te ndritshme ashtu siç kanë qenë dhe ashtu siç e meritojnë. Gati nje muaj në Gurguricë nuk kaloi asnjë ushtar partizan, në fund të vitit 1944 kur shumica e forcave vullnetare kishin varur armet, forcat partizane hynë në Gurguricë pa luftë. Banorët e Gurguricës pas hyrjës se forcave partizano-komuniste u frikësuan shumë, një numër i madh u arratisën në drejtim të fshatrave Radovec dhe Miletinë në të cilat fshtara u pritën me keqardhje dhe përbuzje.
Maqedonët e fshatit Miletinë në qendër të fshatit kishin vendosur një pllakatë ku shkruantë: “Vdekje për shqiptarët, rroft shoku Tito” “Smrt za albancite, neka zhive Tito”. Ndërkohë, partizanët pasi ishin vëndosur në Gurguricë ndërmorren një ekspedite kundër një bande të organizuar mirë ne krye të se cilës ishte Mikail Vojvoda. Forcat partizano-komuniste në fshtatin Zdunjë arritën që të kapin dy anëtar të grupit të banditëve të Mekail Vojvodës, që i mundësoi venien e kontaktëve në mes të udhëheqësit të banditëve Mikail Vojvodës.
Gjore Kapetani arriti që ta binde Mikail Vojvodën dhe bandën e tij që të heqin dorë nga plaçkitjet dhe që t’u bashkangjitën njesitëve partizane. Derisa njesitët partizano-komunistë ishin zënë në fshatin Zdunjë më bandën e Mekail Vojvodës, në Gurguricë papritmas erdhi Xhemë Hasa me disa bashkëpuntorë të tij të afërt si: Ali Gornjanin, Riza Llamnicën, dhe Naxyf Gornjanin, ata u vendosën në mal në vendin e quajtur “Sklepa” në kolibën e Mersim Mazllamit. Ishte kjo hera e fundit që komandanti legjendar Xhemë Hasa shkeltë në truallin e Gurguricës, ai këtë herë ndejti vëtëm dy ditë dhe një natë ai u largua nga Gurgurica pasi ishte i bindur së partizanët komunist kontrollonin çdo gjë.
Fitorja e “vëllazërim-bashkimit” dhe mbarimi i luftës
Në mars të vitit 1945 forcat partizane në qendër të fshatit të quajtur Dakati i tubuan të gjithë meshkujt e aftë për luftë, ata me forcë rekrutuan 50 meshkuj të cilët u derguan në fronin famëkeq të Sremit. Ja disa nga 50 ushtarët e Gurguricës në fronin e Sremit: Rrahim Garipi, Ramazan Mustafa, Zeqir Vahiti, Rasim Vahiti, Harif Harifi, Osman Hakiku, Osman Bakiu, Sabri Reshiti, Hasan Fejza, Jonuz Fejza, Kadri Sulejmani, Zendel Aliti, Ramadan Sadiku, Jusuf Sadiku, Sabri Kasami, Imer Nuhiu, Harif Mustafa, Harif Neziri, Sadin Garipi, Ali Bajrami, Zejadin Bakiju, Xhelil Nuredini, Zylfi Lazomi etj. Në tragjedine e Dubrovnikut ngelen të vrarë dy fshatarë të Gurguricës: Rrahim Garipi, Ramazan Mustafa.
Një ngjarje tjetër me rëndësi ishte vera e vitit 1946 kur u liruan nga robëria: Daut Aliju, Shazivar Mustafa, Menduh Hasani, dhe Durak Fetahu, të cilët ishin zënë rob nga ana e gjermanëve dhe për 5 vjet kishin qëndruar si robër të luftës në qytetin Leipzig të Gjermanisë. Në vjeshtë të vitit 1946 nga partzanët komunist u vra Halit Bekteshi i cili ishte vrarë duke levruar aren e tijë. Të njëjtin vit partizanët komunist në Gurguricë kishin marrur 7 veta për arsye se kishin “dosje kriminale” për të cilët dosje në duhet të mburremi e jo të turpërohemi, ato kishin ndihmuar Xhem Hasë Gostivarin dhe luftëtarët e tij duke u derguar ushqim dhe duke e luftuar deri në fund komunizmin. Këto 7 veta ishin : Durmish Ipa, Emin Osmani, Harun Veseli, Musli Aliju, Amet Alili, Hasim Emruli, dhe Bajram Bekteshi. Bajram Bekteshi, Hasim Emruli dhe Amet Alili u rrahen deri ne vdekje kurse 4 të tjerët u liruan. Komunistët ndaj fshatarëve të Gurguricës u hakmorrën tmershëm. Nga forcat komuniste në Gurguricë u morrën 18 veta, ata u dërguan në fshatin Zdunjë që të pushkatohen. Në mesin e tyre ishin: Maksut Maksuti, Aziz Garipi, Xhezair Garipi, Arif Rizvani, Mersim Mazllami, Zendel Fetahu, Llokman Musliu etj. Kryeplaku i fshatit Zdunjë Bogdani, arriti që ti bindë forcat komuniste që të ua falin jeten dhe që ti lirojnë, pas një jave të plotë ata u liruan me kusht që ta përkrahin pushtetin komunist në Gurguricë.
Pyetjes pse këto kërkesa të shqiptarëve u mohuan dhe nuk u realizuan, E.Burke i pergjigjet: “Për të triumfuar e keqja mjafton që njerzit e ndershem të qendrojnë indifferent”. Shum herë në Gurguricë u benë bastisje me preteks të kërkimit të armëve, aty ku gjendej ndonjë armë apo gjurme e armëve janë bërë keqtrajtime nga ana e policisë maqedonase. Pas katër vjetëve pauzë në pranverë të vitit 1945 filloi të punojë xhamija e fshatit, e cila në fillim u mermetua pasi qe kishte qenë e demoluar nga ana e bullgarëve, imam i fshatit ngeli Maksut Maksuti. Në vitët pas luftës fshatarët e Gurguricës jetonin në varfëri të skajshme pasi lufta u kishte marrur çdo gjë. Punuar:Nga Emin Mersimi, Historian.
Përfundim
RedaktoGurgurica gjatë vitëve 1941-1946 ishtë shëndërruar në një arënë luftimesh në mes: italianëve, bullgarëve, sllavo-komunistëve, dhe forcave vullnetare shqiptare.
Në mars të vitit 1941 në Gurguricë hyjnë italianët kurse në fillim të majit hyjnë edhe bullgarët, Gurgurica ndahet në dy pjesë: pjesa perëndimore (bjeshka) nën sundimin italian dhe pjesa lindore, në të cilët gjendëj edhe vendbanimi nën sundimin bullgar.Kufiri në mës të bullgarëve dhe italianëve u caktua në vendin e quajtur “Kodra e Ahut” tash në dalje të Gurguricës.
Banorët e Gurguricës, edhe pse ishin të vetëdijshëm për rrezikun përkrahën forcat vullnetare shqiptare, ata ëndërronin të jetojnë të lirë dhe të vëllazëruar në Shqipërinë e bashkuar.
Skamja dhe mjerimi i popullatës ishte e papërshkrueshme, ushtarët bullgar të vendosur në xhaminë e fshatit kishin plaçkitur çdo gjë të vlefshme.
Largimi i italianëve dhe bullgarëve i vuri përballë njera tjetrës njesitë partizano-komuniste dhe forcat vullnetare shqiptare të cilët për disa muaj rresht zhvilluan luftime të ashpra, as heroizmi i pashoq i forcave vullnetare nuk ndihmoi në fitorë kundër sllavo-komunistëve.
Në vitin 1945 në Gurguricë perfundimisht u vendos sundimi komunist por ai nuk u prit “me kënge dhe vallë” por me “mallkim dhe urretje”, parrulla e vëllazërim-bashkimit u vendos edhe në Gurguricë edhe pse asaj i bësuan njërzit me të pandërshem që jetonin në Gurguricë.
Gurgurica në vitet 1941-1946 pati shumë demë dhe asnjë dobi të vetme, kjo periudhe nga banorët e Gurguricës dhe Shqiptarët, llogaritet si shansi me i mirë për bashkim-kombëtar, i cili fatëkeqësisht deshtoi.
Shih edhe
RedaktoLiteratura historike
Redakto- Vebi Xhemaili, Forcat nacionaliste në mbrojtje të Shqipërisë etnik (1941-1945), Tetovë, 2006.
- Vebi Xhemaili, Xhemë Hasa me vullnetarë në mbrojtje të Shqipërisë, Tetovë, 2007.
- Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë etnike 1941-1945, Tetovë, 2008.
Deklaratat
Redakto- Sadin Garipi (1924)
- Zyrap Azizi (1930)
- Halit Qenani (1936)
- Ajvaz Abaz Arifi (1936)
- Kamber Jashari (1938)
- Allaman Emruli (1934)
- Mazllam Aliju (1934)
- Ibrahim Mersimi(1947)
- Rustan Neziri (1947)
- Abdi Shabani (1949)
- Senad Elezi (1950)
Intervistoi: Mr. EMIN.I.MERSIMI 16 PRILL 2008, f.sh. Gurguricë, Tetove, Pallaticë, Gostivar, Per metepe shih: MONOGRAFI, GURGURICA DJE DHE SOT, JETA NË GURË, viti i botimit 2012
Referime
Redakto- ^ Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, f. 75.
- ^ "Zulfi Islami, 'Material Leksikor dhe Onomastik nga Krahinëza e Malit të Thatë të Tetovës', Studime Albanologjike, no.1, 2009, f.206-207" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Të drejtat e rezervuara...
Perpiloi dhe Përshtati
Mr. Emin.I.Mersimi
Lidhje të jashtme
Redakto
Selia: Bërvenica dhe vendbanimet: Bllaca | Çellopeku | Gurgurica | Miletina | Radoveci | Sellarca e Poshtme | Stençe | Tenova | Vollkovia
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |