Diskutim:Dictionarum latino-epiroticum

Latest comment: 5 vjet më parë by GrepfrutAroma in topic Ç'kishte artikulli
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dictionarum latino-epiroticum. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ç'kishte artikulli

Redakto
Meqe pa reference, por gjithe ky material --GrepfrutAroma (diskutimet) 10 prill 2019 14:32 (CEST)Reply
Vepra e kësaj periushe janë në përgjithësi didaktike is p.sh. Fjalori latinisht-shqip - i F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut , botuar më 1555 .

Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë . Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508 - 1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari , në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit , Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si : në Voskopojë, Elbasan , Gjirokastër dheJaninë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve.

Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720 - 1770 ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re , e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës . Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën.Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës. [redakto] Shkrimtarët

Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari , peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi , Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.

Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve ( letërsi shqiptare me alfabet arab ) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja ; Nezim Frakulla nga Berati ; Zenel Bastari nga Tirana ; Muhamet Cami nga Konispoli ; Dalip Frashëri , Shahin Frashëri , nga Frashëri ; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci , nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 ) ; Niko Katalano ( 1637 - 1694 ) ; Nikolla Brankati ( 1675 - 1741 ) ; Nikollë Filja ( 1682 - 1769 ).

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës ( shek XVIII ) , ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare ( De Rada , Gavril Dara i Riu , Anton Santori , Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.

Return to "Dictionarum latino-epiroticum" page.