Dictionarum latino-epiroticum është fjalori i përpiluar nga Frang Bardhi, i botuar në Romë më 1635, cilësohet si fjalori dhe vepra e parë e mirëfilltë gjuhësore e shqipes.[1] Më 1932 albanologu Mario Roques e riprodhoi tekstualisht me fotokopje dhe e ribotoi në Paris më 1932, duke i shtuar një studim historik dhe biografik të tijin[2] duke i dhënë titullin "Le dictionnaire albanais de 1635".[3]

Studime

Redakto

Në analizën që i bëri Roques fjalorit, mes të tjerash diskuton edhe çështjen e burimit të veprës, por studjues bashkëkohorë me anë të metodave krahasimore kanë vlerësuar se ndër veprat ku është mbështetur Bardhi, materiali kryesor dhe modeli i fjalorit ka qenë Institutionum lingua turce libri quatour (1612) i Hieronymus Megiser.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ Kruja, Mustafa (2007). ""Parashtresë" nga Ledi Shamku-Shkreli". Nji studim analitik: gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne. Tiranë: Çabej. fq. 15. ISBN 9789992733905.
  2. ^ Kruja 2007, p. 63.
  3. ^ Kruja 2007, p. 72.
  4. ^ Dibra, Fatos (2016). "Mbi burimin e fjalorit të Frang Bardhit: një qasje turkologjike". Hylli i Dritës. 2: 71–108.