Hape menynë kryesore

Frang Bardhi ose Frangu i Bardhë[1] (lat. Franciscus Blanchus, it. Francesco Bianchi; Kallmet, 1606 - Romë, 1643) ka qenë prelat kishtar dhe shkrimtar shqiptar.[2][3] Shquhet ndër autorët e hershëm të letërsisë shqipe,[4] si hartuesi i të parit fjalor të shqipes Dictionarum latino-epiroticum, botuar në Romë më 1635.[5] Shërbeu si ipeshkëv i Sapës në vitet 1635-1644.[4]

Frang Bardhi
Fotoporteti
Emri Frang Bardhi
Lindur më 1606
Lindur në Kallmeti
Vdiq më 1643
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Osmane
Profesioni Shkrimtar, prift

BiografiaRedakto

Frangu i biri i Markut, lindi më 1606 në Zadrimë,[6] në një familje të spikatur që i kishte dhënë klerikë e ipeshkvinj Kishës Katolike si dhe ushtarë për Republikën e Venedikut.[5] Mësimet e para i mori nga të afërmit e vet dhe më vonë dërgohet të studjojë në Kolegjin e Loretos dhe në në Romë, në mënyrë që të kthehej e të bëhej ipeshkëv i Zadrimës, siç ishin aspiratat e familjes së vet. Gjatë shkollimit mori mësimet rreth shërbimeve kishtare si dhe në gjuhët e huaja, kohë kur do të ketë marrë njohuri në gjuhën sllave dhe turke. Fazën e dytë të studimeve e vijoi në Kolegjin Ilirik të Loretos më 1628, e më pas vazhdoi më 1633 - si i pari student shqiptar - në Kolegjin Urban të Propagandës Fide, ku kreu studimet e thelluara dhe do të ketë përsosur njohuritë e latinishtes e italishtes.[6] Pasi u doktorua në teologji u emërua ipeshkëv i Sapës, pa qenë më parë famullitar[5] në kohën e papatit të Urbanit VIII.[4][7]

Më 1635 botoi në Romë fjalorin e parë të gjuhës shqipe, Dictionarum latino-epiroticum (Fjalor latinisht-epirotisht/shqip) me 5640 zëra. Në apendiksin e vet ka 113 proverba, shprehje dhe fjalë të urta, disa prej të cilave janë përkthyer prej gjuhëve të tjera në shqipe, por shumica e tyre janë vjelur nga folklori shqiptar.[8] Më 1636 iu botua në Venedik një biografi për Gjergj Kastriot Skënderbeun, me titullin Apologjia e Skënderbeut. Vepra ishte një polemikë ndaj priftit katolik sllav Ivan Tomko Mrnavić që mëtonte se Kastrioti kishte prejardhje sllave.[2][9]

Më 1636-37 vizitoi si misionar apostolik dioqezat shqiptaroveriore, ku në relacionet që i bënte Selisë Shenjte radhit të dhëna të shumta mbi historinë, gjeografinë dhe etnografinë e atyre viseve.[5] Relacionet me titullin Descrittione et informatione del stato del vescouato et chiese parochiali della Diocese Sappatense u përkthyen nga Injac Zamputti dhe u botuan më 1956 me titullin Relacioni i Frang Bardhi mbi Zadrimën, drejtue Kongregacionit të Propagandës në Romë në shek. XVII.

VepraRedakto

Gjuhëtari Kolë Ashta thotë se ka 2544 fjalë si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo e bënë që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar i njohur deri më tani.[10]

ReferimetRedakto

  1. ^ Kruja, Mustafa (2007). "Ndajtëhŷme". Nji studim analitik: gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne. Tiranë: Çabej. f. 15.  9789992733905. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Pipa, Arshi (1959). "Communism and Albanian Writers". Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2012-02-10. Marrë më 2017-10-14. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Tauris.  9781845110314. Marrë më 2017-10-14. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Gauchat, Patritius (Patrice) (1935). Hierarchia catholica medii et recentioris aevi. Vol. IV. Münster: Libraria Regensbergiana. f. 305. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) (in Latin)
  5. ^ a b c d Bartl, Peter (1974). "Bardhi, Frang". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. 1: 136. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Dibra, Fatos (2016). "Mbi burimin e fjalorit të Frang Bardhit: një qasje turkologjike". Hylli i Dritës. 2: 71–108. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Cheney, David M. "Bishop Francesco Bianchi". Catholic-Hierarchy.org. Marrë më June 16, 2018. Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Bihiku, Koço (1980). A history of Albanian literature. Tirana: 8 Nëntori Publishing House. ff. 14, 15. OCLC 9133663. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Bartl, Peter (2007). Bardhyl Demiraj (red.). Pjetër Bogdani und die Anfänge des alb. Buchdrucks. Nach Vier hundert fünfzig Jahren (në gjermanisht). Otto Harrassowitz Verlag. f. 273.  9783447054683. Marrë më 26 September 2012.
  10. ^ Shkurtaj, Gjovalin; Hysa, Enver (2001). Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut. Tiranë: Toena.  99927-1-454-9. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto