Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nacionalizmi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Mund të thuhet lirisht se asnjë fenomen shoqëror modern në teorinë shoqërore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e studjuesve se sa kombi dhe çështjet e lidhura me të: mitet kombëtare,nacionalizmi,përleshjet midis nacionalizmave,urrejtjet ndërnacionale etj.

Është fakt i pranuar se problemet kaq të mbrehta për kombin dhe çështjen kombëtare kanë bërë që në shkencat shoqërore asnjë teori nuk ka qenë në gjendje të shpjegoj plotësisht shfaqjen në histori të kombit të nacionalizmave dhe të zhvillimeve dinamike të tyre. Megjithatë, në debatet shkencore të doktrinave politike moderne pranohet se kombi është fenomen shoqëror i avancuar modern, por ka mospajtime të ndryshme ende rreth kushteve që mundësuan krijimin e kombeve të para në histori. Kjo bëhet për arsyen se popujt e ndryshëm patën rrethana të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe politik të cilët ndikuan në formimin dhe lindjen e kombeve të para. Në teoritë politike tashmë është fakt i pranuar se fenomeni i lindjës së kombeve për shkak të rrethanave që sapo u përmendën, në perëndim është bërë më herët se në lindje ose në vendet e Ballkanit. Në vendet e perëndimit, të cilat patën një zhvillim ekonomiko-shoqëror më të hershëm dhe më stabil,kombet e para lindën aty në kapërcyellin midiscshkatërrimit të marrëdhenieve feudale dhe lindjes së borgjezisë si shtresë dhe klasë shoqërore.Duke u mbështetur mbi këtë bazë kombet e para lindën me shtetet perëndimore të Evropës.Në Evropën Juglindore dhe në Ballkan, ku gjatë shek. XVIII-të e XIX sundoni tri perandori ( Turqia,Austro-Hungaria dhe Rusia Cariste) kombet e ndryshme, shumë më të vogla lindën si të këtilla duke u çliruar nga sundimi I të huajve. Kështu thuaja lindën të gjitha kombet e Ballkanit. Prandaj mund të thuhet se kombet në Evropës prendimore lindën si rezultat i zhvillimit ekonomik, kurse në lindje të Evropës dhe në Ballkan lindën krahas luftës për çlirim dhe emancipim kombëtar. Kjo që u tha mund të argumentohet me faktin se bashkë me çlirimin kombëtar në Ballkan edhe u themeluan shtetet. Ballkani I shek.XIX-të ishte rajon i çlirimit të popujve nga sundimi otoman e bashkë me këtë edhe i lindjes së shteteve të Ballkanit.Shqiptarët si komb lindën dhe u formuan më së voni në Ballkan, sepse më së voni u çliruan nga sundimi ottoman. Formimi i kombit shqiptar dhe zhvillimi i vetëdijes kombëtare pati një rrugë sa pak më ta gjatë, sepse edhe rruga nga çlirimi otoman ishte shumë më e gjatë. Ky process filloi me periudhën që në historinë dhe kulturën shqiptare njihet me emrin Rilindje Kombëtare, i cili zgjati afro një shekull prej decenies se katër të shek.XIX-të e deri me 1912 që u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

                        Lindja e kombit(nacionalizmit) dhe definimi I tij 
   Mbi nocionin ose kombin janë bërë studime të shumta dhe autorë të ndryshëm.Shumica e tyre thonë se kombi u formua gjatë dhe pas Revulucionit Francez (1789) dhe për këtë periudhë përmendin dy kushte kryesore: 

- industrializimi dhe zhvillimi shoqëror - iluminizmin (arsimimin,ngritjen e vetëdijes shoqërore) si frymëzim. Tendenca më e fuqishme e formimit nacional dhe më pas e nacionalizmit paraqitet si rezultat i zhvillimit modern dhe çlirimi absolutisht (Francë,Angli), çlirimi kolonial(SHBA-të shumë vende afrikane e aziatike); me bashkimin e principatave feudale siç është rasti me gjermanët më 1871 nën udhëheqjen e Otto Von Bizmarkut; formimi i kombshteteve të Ballkanit duke u çliruar nga sundimi i perandorive Austro-Hungareze dhe Otomane etj janë shumicë e modaliteteve për lindjen e kombeve. Për nga mënyra e formimit të kombit disa studjues bëjnë dallimin midis tipeve “qytetar(civil) dhe etnik (kulturor) të kombit. Nacionalizmi qytetar ka të bëj me proceset në të cilat sundimi absolute i mbrëtërve në disa shtete evropiane u transformua gradualisht nën sundimin e qytetërave,të cilët kanë të drejta, liri dhe detyrime qytetare. Këta qytetarë si pasojë e lidhjeve midis tyre në institucionet shtetërore, ku shprehin vullnetin e tyre politik,formojnë një komb. Nacionalizmi etnik ka të bëjë me lëvizjet politike,anëtarët e të cilave synonin të krijonin shtet të pavarur prej ndonjë perandorie shumëkombëshe(Austro-Hungaria dhe Turqia).Tipin e parë të formimit të kombit e hasim tek francezët,anglezët,amerikanët.tipin e dytë e hasim në shtetet e lindjes dhe popujt e Ballkanit. Një definicion i prerë për kombin nuk ekziston,por së paku janë tri lloj elementesh përmenden kur definohet kombet: vetitë natyrore (prejardhjen dhe hapësirën);vetitë kulturore(gjuhën,traditën dhe shtetin); vetitë subjektive (vetëdija ndjenjat e përbashkëta apo edhe kujtesën kolektive). Në përgjithësi përmenden dy koncepte të kombit: - koncepti objektiv që njihet si koncept gjerman ose lindor; - koncepti subjektiv ose perëndimor. Historiani franqez Ernest Renan e citon kombin si “ plebishit i përditshëm”. “ Kombi është bashkësi politike e përftyruar” (Anderson).Friedrich Liszt “popullsia e madhe e shtrirë në një territor të gjerë me burime natyrore të shumëllojshme janë kushtet thelbësore për të qenë kombësi nacionale”.Për studjuesin anglez Entoni Smith kombi është grup që ka:1. “një kulturë masive e publike 2. një ekonomi të përbashkët dhe 3.të drejta e detyrime ligjore të njëjtë për anëtarët e tij”.Në literaturën lindore të shteteve socialiste definicionet më të përmendura janë ai i Stalinit dhe në ish Jugosllavi është cituar Kardeli me definicionin e tij Stalinit kombi është “bashkësi stabile e gjuhës,e teritorit kompakt,e jetës ekonomike me veqori psikologjike,të kulturës së përbashkët,e cila lind historikisht”.Eduard Kardel në veprën e tij “Zhvillimi i qështjes kombëtare sllovene” e definoi kombin si “bashkësi specifike njerëzore që ka lindur në bazë të ndarjes së punës në epokën e kapitalizmit,në kuadër të territorit,gjuhës dhe të një kulture të përbashkët njëkohësisht”.Është karakteristikë se kombet perëndimore përbëjnë të ashtuquajturat shtete-kombe(Nation-state), kurse kombet që definohen në bazë të kulturës dhe traditës bëjnë pjesë në të ashtëquajturat Volksgeist (frymë popullore).Pra, kombi është grup i madh njerëzish,të bashkuar nga gjuha,origjina,historia,kultura dhe territory i përbashkët.Në të drejtën ndërkombëtare komb do të thotë një grup njerëzish, të cilët ushtrojnë vetëqeverisje brenda një territori të caktuar.

       Nacionalizmi si mollë sherri midis kombeve 

Popujt kanë jetuar historikisht në territore të ndryshme.Formimi i kombeve dhe i shteteve kombe,sundimet e të huajve etj., kanë krijuar probleme të ndryshme në atë mënyrë që kufinjtë shtetëror asnjëherë nuk janë përputhur me kufinjtë etnik.Kjo ka bërë që të gjitha kombet, ku më shumë e ku më pak të kenë probleme me pjesën e mbetur të kombit në shtetin tjetër.Edhe pse minoritetet e mbetura jashtë kufinjëve etnik në vend që të jenë ura bashkëpunimi,të shumtën e kohërave ato janë shndërruar në mollë sherri midis kombeve e shteteve.Duhet të konstatohet se shtetet demokratike perëndimore edhe pse kanë pasur popullatë të vetën që ka jetuar në shtetet tjera, ato nuk i kanë instrumetalizuar për interesa të vetat duke i fryrë pushtetit të urrejtjes midis kombeve e shteteve. Nacionalizmi si ideologji ka qenë e ushqyer prej diktatorëve dhe vendeve jodemokratike(komuniste) qoftë brenda shtetit të vet ndaj popujve tjerë,qoftë në raportet midis kombeve e shteteve. Hitleri përmes nazizmit në fillim të shekullit të kaluar duke i fryrë prushit të urrejtjes midis popullit gjerman dhe popujve tjerë e sidomos ebrejve, krijoi teorinë famëkeqe të antisemetizmit.Pra, nacizmi gjerman u ngrit si nacionalizëm duke e ngritur këtë popull përmes propagandës fashiste dhe duke e nxitur për veprime të organizuara shtetërore kundër popujvë tjerë.Edhe Stalini përmes partisë bolshevike,armiqëve të shtetit e të partisë e shfytëzoin nacionalizmin si metodë sundimi gjatë gjithë periudhës sa sundoi. Në shtetet e përbëra prej shumë kombeve nacionalizmi ka qenë mollë sherri midis tyre.Ai është ushqyer reciprokisht dhe si gangrenë e ka brejtur mirëqenien e shtetit e të popujve. Kësaj i kanë ndihmuar në shumë raste edhe prijësit nacionalistë, i kanë fryrë prushit të urrejtjes midis kombeve. Fryma e urrejtjes nacionaliste në kuptimin negativ ka qenë plagë vdekjeprurëse për shkatërrimin e shumë shteteve.Shembulli më eklatant ka qenë ish Jugosllavia,një federatë artificiale e krijuar në mbarim të Luftës së Parë Botërore dhe e cila gjatë shtatë decenieve të ekzistimit të saj ishte burg, sidomos i popujve jo sllavë,të cilët në këtë shtet ishin “ trup i huaj “ në federatën sllave. Shqiptarët, të cilët pa dëshirën e tyre në vitin 1913 kishin mbetur pas copëtimit të trojeve shqiptare në këtë shtet, çdoherë politika antishqiptare i trajtoi si popull të rendit të dytë, pa gëzuar asnjëherë të drejtat tyre politike e shoqërore.Vetëm herë pas here mund të thuhet se shqiptarët gëzonin të drejta sikundër edhe popujt tjerë.Nacionalizmi dhe shovenizmi ishin fitili i së keqës në këtë Federatë të sëmurë politikisht.Si populli më i madh që ishin, serbët me çdo kusht dëshironin të ishin hegjemonistë për të dominuar mbi popujt tjerë duke përgatitur kurdoherë vrasje politike ( vrasja e përfaqësuesit të Partisë Fshatare Kroate Stjepan Radiq më 1928 në parlament),procese të ndryshme, elaborate e memorandume, shpesh gjenocidale gjatë gjithë kohës së Mbretërisë SKS (1918-1941) siç ishte rasti me elaboratet e Vasa Qubrilloviqit, Ivo Andriqit,Vukotiqit etj., si edhe gjatë Federatës nën sundimin e Titos(1945-1980),siç është rasti me Memorandumin e dytë të V.Qubrilloviqit (1944), programet e ndjekjeve të shqiptarëve nga sigurimi i shtetit të udhëhequra nga famëkeqi dhe antishqiptari Aleksandër Rankoviq,si dhe Memorandumi i fundit i Akademisë Serbe të Shkencave (1986).

         Nacionalizmi serb duke i fryrë prushit të urrejtjes midis kombeve të shumta filloi fushatën e sulmit ndaj të gjithëve.Politika serbomadhe projektoi në platformën e saj idenë se gjoja “populli serb, edhepse populli numerikisht më i madh në Federatë, ka më së paku të drejta”,se “serbët e fitojnë luftën,por e humbin paqën”,se “aty ku ka edhe një serb, duhet të jetë Serbi”,etj.Dhe kështu, thënë shkurt nacionalizmi serb si urrejtje ndaj popujve tjerë ishte shkaktari kryesor për mijëra jetë të humbura gjatë shkatërrimit të këtij shteti në periudhën 1989-1999.

Tekst i pjerrët ==

Start a discussion about Nacionalizmi

Nis një diskutim
Return to "Nacionalizmi" page.