Diskutim:Politika Ekonomike
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Politika Ekonomike. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
MAKROEKONOMI
1.Çka është Ekonomiksi dhe si ndahet? Ekonomiksi- Studion anën ekonomike te jetes shoqerore , sjelljen e agjenteve ekonomik ne shoqeri dhe kushtet ekonomike te bashkeveprimit, Ekonomiksi ndahet ne Makroekonomi dhe Mikroekonomi.
2.Çka është Mikroekonomia? Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjenteve ekonomik: konsumatorëve, firmave, familjeve si dhe agjenteve qeveritarë në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokomin e burimeve dhe funksionin e sektorëve të veqant të ekonomisë.
3.Çka është Makroekonomia? Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërsi, me studimin e agregatëve ekonomik, si produkti i përgjithshëm, punzënia e plotë, papunësia, niveli i përgjithshëm i qmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm ekonomik, ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike.
4.Shkolla Klasike? Shkolla klasike gjykon se prodhimi aktual përputhet gjithmone me prodhimin potencial dhe për të qenë ekonomia ne ekuiliber duhet që të përdoren maksimalisht faktoret e prodhimit.Se dyti politika makroekonomike nuk mundet te ndikoj ne nivelin e papunsise apo te prodhimit.Cdo perpjekje per te ndikuar ne variablat e mesiperme , do te ndikonte vetem ne ndryshimin e nivelit te papunsise.
5.Modeli Kejnsian? Modeli kejnsian, gjykon se një ekonomi moderne mund të jetë në ekuilibër edhe në kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive, së dyti qeveria përmes politikave fiskale dhe monetare mund të stimuloj rikthimin e ekonomisë me punëzënje të lartë
6.Cilat janë Konceptet kryesore makroekonomike? Konceptet kryesore makroekonomike: GDP, GDP nominale kundrejt GDP reale, inflacioni, rritja ekonomike, punëzënja dhe papunësia, ciklet e biznesit, dhe hendeku i prodhimit
7.Cilat janë Objektivat ekonomike? Objektivat makroekonomike jane : punzënja e plotë, qëndrushmeria e qmimeve, rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë, zhvillimi i ballancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash.
8.Çka është rritja ekonomike? Rritja ekonomike paraqet normen me të cilën rritet GDP reale, rritja ekonomike eshte baza e plotësimit të nevojave në rritje të njerzeve, një zgjerim i kufirit të mundësive të prodhimit mund të paraqitet si rritje ekonomike.
9.Cilat janë konceptet kryesore makroekonomike? Janë: Produkti i brendshem bruto GDP, Rritja ekonomike, Punzenia dhe papunsia, ciklet e biznesit.
10.Çka është produkti i pergjithshëm GDP? GDP-ja është një matës agregat i vlerav të gjitha produkteve dhe sherbime përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. 11.Çka është rritja ekonomike? Me rritje ekonomike nënkuptojm zgjerimin ekonomis perkatësisht rritjen e GDP reale.
12.Çka është papunësia? Papunësia paraqet at pjes te forcëes puntore e cila nuk është e zën me pun po kërkon punë në mënyr aktive.
13.Çka paraqet cikli i biznesit? Cikli i biznesit paraqet lëvizjet e ekonomis her në rënie her në ngritje reth shtegut të rritjes potenciale.
14.Çka është produkti potencial? Produkti potenical paraqet produktin i cili do të prodhohej me shfrytyzimin maskimal të kapacitetev në kuadër të një ekonomie.
15.Çka është produkti aktual? Prodkuti aktual paraqet produktin i cili prodhohet ne kohen aktuale.
15.Cilat janë objektivat makroekonomike?
Janë: punzënja e plotë, qëndrushmeria e qmimeve, rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë, zhvillimi i ballancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash.
16.Cilat janë instrumetet e politikes makroekonomike?
- Poliktika fiskale..Taksat, shpenzimet qeveritare,
- Politika monetare..instrumetet e politikes monetare,
- Politika e te ardhuarave..pagë-qmim.
17.Cilat janë politikat e marrëdhënjeve ekonomike me jashtë?
- Politika Tregetare..(Mjetet tarifore dhe jo tarifore),
- Politika Valutore..(regjimet valutore),
- Kordinimi i poltikave te bredshme..(makroek te vendeve te veqanta).
18.Cilat janë instrumetet kryesore te analizes Makroekeonomike? Janë: Kërkesa agregate dhe Oferta agregate.
19.Çka është Kërkesa agregate AD? AD- i referohet sasisë se përgjithshme të produktit që konsumatoret, firmat, shteti dhe të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel agregat të cmimeve në një periudhe të dhënë kohe.
20.Çka është Oferta agregate AS? AS- i referohet sasisë se përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë dhe të shesin me një nivel agregat të cmimeve ne nje periudhë te dhene kohe.
21.Cilt faktor ndikojn në Kërkesen agregate? Niveli i qmimeve, kapacitetet prodhuse te firmave, niveli i kostove.
22.Cilt faktor ndikojn ne Oferten agregate? Tarifa e pagave, qmimet e imputeve materiale, produktivitetiti, goditja e ofertes.
23.Pse është e rendësishme te matet GDP-ja?
Për shkak se me anë të GDP mund të gjykojm gjendjen e ekonomis dhe dinamiken e saj si dhe për krahasim ne mes të vendeve të ndryshme.
24.Çka është qëndrushmeria e qmimeve si objektiv makroekonomike? Shteti bën përpjekje për të pasur qmime sa më stabile sepse kjo nënkupton edhe një një ekonomi stabile dhe me mundesi të krahasimit të vlerave ekonomike.
25.Çka nën kuptojm me bilanc të ekuilibruar pagesash? Bilanc i ekuilibruar i pagesav shpreh të gjitha mardhënjet ekonomike të një vendi me vendet tjera dhe ndahet në at tregtar dhe të kapitalit.
26.Kur Bilanci i pagesav ësht Suficitar, Deficitar dhe i Ekujlibruar? Suficitar është kur eksporti është më i madh importi, Deficit është kur importi është më i madh se eksporti dhe i ekujlibruar është kur eksporti është i barabartë me importin.
27.Kush e ushtron politiken monetare kreditore? Politika monetare kreditore ushtrohet nga banka qendrore e cila kontullon oferten monetare për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi si GDP, inflacioni, punzënia etj?
28.Çka përfshin poltika e të ardhurave? Politika e të ardhurave ndryshe quhet pag-qmim pra përmes kësaj poltike krahas athre monetare dhe fiskale synohet të ndikohet ne pengimin e inflacioint, kjo arrihet përmes kontrollit të rritjes së pagave.
29.Çka përfshin poltika e mardhënjeve ekonomike me jashtë? Politika e mardhënjeve me jashtë përfshin potlitiken tregtare, valutore dhe kordinimi i poltikave të brendshem makroekonomike.
30.Çka përfshin politika fiskale? Politika fiskale konsiston në përdorimin e taksave dhe shpenzimeve qeveritare i mjetet për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi.
31.Si llogaritet GDP-ja sipas mënyres së prodhimit? Sipas kësaj mënyre prdodukti i përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha vlerat e produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend.
32.Çka është Konsumi? Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallra dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në përiudhen korrente, duke përfshirë edhe mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë.
33.Çka janë investimet? Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blrjen e mallrave kapital, pra për mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera.
34.Çka përfshin shpenzimet qeveritare? Shpenzimet qeveritare përfshin të gjitha shpenzimet që i bën qeveria si për blerjen e madhrave të konsumit ashtu edhe për investimet, duke i përjashtuar pagesat transferuse dhe pagesat e interesit për borgin shtetëror.
35.Çka është Neto Eksporti? Neto eksporti përfaqeëson diferencen në mes vlerës së eksporteve dhe vleres së importeve.
36.Si është efekti i ndryshimeve të qmimeve në sasin e kërkuar? Lidhja midis nivleit agregat të qmimeve dhe GDP reale është negative. Kur ulen qmimet, konsumatorët blejnë më shum dhe kur rriten qmimet konsomatrët blejnë më pak, kur nivlei i të ardhurave është i dhënë.
37.Çka shpreh kurba e kërkesës agregate? Shpreh lidhjen midis GDP reale dhe nivelit agregat të qmimeve duke i mbajtur faktorët tjerë influencues të pandryshuar.
38.Çka janë faktorët joautonom dhe autonom? Faktorët jo autonom ndryshe quhen si faktorë endogjen do të thotë se varen nga të ardhurat, Faktorët autonom janë pjesërisht kompoenta të kërkeses agregate dhe pjesërisht si faktor të induktuar.
39.Si ndikon norma e kamatës në nivelin agregat? Ngritja e nivelit të kamatës do të dekurajojë shpenzimet për investime, do të dekuarjojë gjithashtu shpenzimet për blerjen e mallrave të konsumit afatëgjatë.kërkesa agrgate do të ulet.
40.Si paraqitet oferta agregate në peridhudhën afatëshkurër? Funksioni afatëshkurtër i ofertës agregate shpreh lidhjen midis sasisë agregate ë mallrave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP reale) dhe nivelit të qmimeve duke i mbajtur faktorët tjerë të pandryshuar.
41.Çfarë raporti kan qmimet dhe pagat np ofertën në periudha afatëgjate? Periudha afatëgjate është një periudhë kohë e mjaftushme që si qmimet ashtu edhe pagat të përshtaten me ndryshimin e kërkesës apo ofertëes në periudha afatgjate, qmimet dhe kosotot përfshir pagat bëhen fleksibile.
42.Çka është ekuilibri, faktorët që ndikojn në ekuiliber dhe disekuiliber? Ekuilibri makroekonomik arrihet atëher kur kërkesa agregate është e barabartë me ofertën agregate. Faktorët që ndikojn në ekuiliber janë: rritja e GDP reale, papunësia është në nivelin natyror të saj, inflacioni është inercial. Faktorët që ndikojn në diskuiliber janë: lëvizja e kurbës së kërkesës apo të ofertës, d.m.th nëse zhvendoset kurbat, pika e ekuilibruar do të ndryshojë, do të ndryshoj edhe produkti total i ekulibruar dhe nivelit i ekulibruar i qmimeve.
43.Periudha afatshkurtër-në kuptimin makroekonomik? Në kuptimin makroekonomik është ajo periudh, gjatë së cilës me ndryshimin e kërkeses apo të ofertës ndryshojnë qmimet e madhrave dhe shërbimeve por jo pagat.
44.Periudha afatëgjatë -në kuptimin makroekonomik? Në kuptimin makroekonomik është një kohë e mjaftushme që si qmimet ashtu edhe pagat të përshtaten ndaj qdo ndryshimi në kërkes apo ofertë, kështu që kërkesa dhe oferta barazohen në të gjitha tregjet, si në ato të produkteve ashtu edhe në ato të punës.
45.Kur është Oferta Vertikale dhe kur Horizontale?
- Pjesa horizontale e kurbës AS nënkupton ë ekonomia është në reqesion dhe ka një shkallë të lartë të mospordorimit të burimeve, ëra edhe papunsi të lartë,
- Pjesa vertikale e kurbëes AS nënkupton që ekonomia ka arrit produktin potencial, burimet përdoren masivisht dhe shkalla e papunsisë zvoglohet.
46.Mendimi Kejnsijan rreth ekuilibrit? Kejnsijanët gjykojnë se kur kërkesa agregate rritet, niveli i produktit real rritet duke u shoqëruar me një rritje modeste të qmimeve.
47.Mendimi Klasik rreth ekuilibrit? Kur kurba e kërkes agregate zhvendoset majtas, fillimisht shkakton uljen e nivelit të qmimeve por nuk ndikon aspak në nivelin e prodhimit dhe të punzënies.
48.Çka është Kursimi? Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponushme që mbeten pas largimit të taksave personale, dm.th. që nuk shpenzohen për konsum.
49.Në qfarë mënyre ndikon kursimi në të ardhura? Kursimi në të ardhura ndikon në mënyr pozitive. Me rritjen e të ardhurave rritet edhe kursimi.
50.Çka është prirja margjinale për konsum? Prirja margjinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi të të ardhurave. Ka prirje pozitive.
51.Vlera e prduktiti të përgjithshum? Mund të matet në tri mënyra: mënyra e prodhimit, mënyra e shpenzimeve dhe mënyra e të ardhurave.
52.Çka paraqet teoria e kamtës dhe akseleratorit? Në qofse se norma e kamatës është e lartë, investimet do të jenë të vogla. Kosotja apo qmimi i huamarrjes është pikërisht norma e kamatës. Sipas teoris së akseleratorit niveli i investimeve varet nga të ardhurat.
53.Çka paraqet norma reale e interesit? Norma reale e interesit = norma nominale e interesit- norma e inflacionit.
54.Hendeku i prodhimit? Diferenca midis produktit potencial dhe produktit aktual (faktik) përcakton hendekun e prodhimit.
55.Çka quajm papunsi ciklike?
Papunsia që shoqëron rënien ciklike të prodhimit quhen papunsi ciklike.
56.Çka është norma e papunsis? Raporti midis numrit të pa uneve dhe numrit të forcës puntore përbën normen e papunsisë
57.Çka quajm hyrje e qka dalje në ekonomi? Investimet, shpenzimet qeveritare dhe eksoprtet quhen ndryshe hyrje (injections) në lëvizje ciklike shpenzimet e të ardhurave. Ndëra kursimet, taksat dhe importet quhen ndryshe dalje nga kjo lëvizje.
58.Faktorët që ndikojn te kërkesa? Të ardhurat e konsumatorve, qmimet e mallrave të lidhura (zëvendësues dhe plotësues), pritja e konsumatorve lidhur me të ardhurat, qmimet, numri i konsumatorve, shijet dhe perferencat e konsumatorve.
59.Faktorët që ndikojn te oferta? Qmimet e faktorve të prodhimit, teknologjia e përdorur, qmimet e mallrave të lidhura, pritja e ofrusëve, numri i ofruëseve.
60.Çfar shpreh ligji i kërkeses? Kur qmimet e produktev ulen, sasia që blersit janë të gatshem dhe në gjendje të blejn, rritet dhe kur qmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet me kusht që faktoret tjer të mbeten të pa ndryshuar.
61.Çfar shpreh ligji i ofertes? Shitësit do të ofrojn një sasi më të madhe për shitje kur qmimet rriten dhe kundërta. Pra ekziston një lidhje pozitive midis sasisë së ofruar dhe qmimt.
Shpenzimet dhe të Ardhurat
62.Shpenzimet dhe të ardhurat janë në ekuilibër atëher kur shpenzime e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat e planifikuara ose produktin e planifikuar.
63.Shpenzimet faktike nuk janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara kurë ka ndryshim të inventarit të firmave. Kurë ndryshon inventari I firmave atëher si rezultat i differences në mes produktit të rodhuar dhe shitjeve (blerjeve d.m.th. në mes produktit të prodhuar dhe shpenzimeve) shpenzimet e planifikuara ndryshojnë nga ato faktike.
64.Çka është multiplikatori i shpenzimeve? Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhen multiplikator(s). Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit të GDP-reale me ndryshimin me shpenzime të pavarura.
65.Kur është multiplikatori më i madh dhe kur mund të jetë negativ? Rritja e shpenzimeve e rrit multiplikatorin. Multiplikatori mund t jetë negativ atëher kur ulen shpenzimet.
66.Çka paraqet Multiplikatori i taksave? Tregon se sa pakësohet GNP si rezultat i shtimit me një njesi monetare të taksave.
67.Cilat janë 4 pjesët kryesore të bilancit të pagesave? 1.llogarija korente, 2 llogaria e kapitalit, 3 mospërputhja statisktore, 4 rezervat zyrtare.
68.Çka përfaqëson kursi i këmbimit? Përfaqëson qmimet e një valute të shprehur në një valut tjeteër.
69.Çka përfaqëson tregu valutor? Përfaqëson treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja.
70.Të ardhurat e disponushme AD? 1.pasuria; 2.pritja; 3.qmimi; 4.fakorët demografik.
71.Fazat e cikleve të biznesit? a)Pika më e lart e ciklit b)Faza e recensionit(rënies ekonomike) c) Pika më e ulët e ciklit d)Faza e ekspansionit(rritjes ekonomike)
72.Teoritë e cikleve të biznesit janë? a)Teorite eksternale, të cilat theksojn se janë veprimet e faktorve te jashtem ato qe shkaktojne ciklet e biznesit. b)Teoria internale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorve të mbrendshëm që shkaktojnë ciklet e biznesit.
73.Rritjen ekonomike? Rritjen ekonomike mund ta përcaktojmë si një ekspansion në GDP potencial të një vendi, apo si aftësi e ekonomisë së një vendi për të prodhuar gjithnjë e më shum mallra e shërbime që kërkojnë konsumatoët.
74.Çka tregon funksioni i prodhimt? Funksioni i prodhimit tregon se si ndryshon GDP si rezultat i ndryshimit të nivelit të punësimit, duke qenë të dhëna vlerat e burimeve natyrore të ekonomisë, paisjeve kapital dhe gjendja e teknologjisë.
75.Burimet kryesore të rritjes ekonomike janë? Rritja në ofertën e punës, sasia e kapitalit fizik, makeneria, paisjet, instrumetet, ndërtesat që vihen në lëvizje nga puna, përmismi i teknologjis së prodhimit.
76.Faza e ekspanzionit? Përfundon me arritjen e pikes më të lart të cilkit. Në këtë fazë ekonomia është ne burimin e vet ekonomik. Firma normalisht prodhojn afër ose ne kapacitetit e tyre prodhuese dhe ata që kprkojn punë përgjithësisht mund të gjejn një tillë.
78.Faza e recesionit? Përfundon me arritjen e pikës më të ulët të ciklit të biznesit. Kë këtë pikë firmat punojn me kapacitete jo të plota dhe nivelin më të lartë. Prodhimi total i mirave dhe shërbimeve vazhdon të ulet.
79.Teoria monotoriste? I shpjegon ciklet e biznesit me ekspancion apo reduktimin e sasisë së paras dhe të krediti.
80.Teoria teknologjike? Vendos në bazë të cshjegimeve të cikleve të biznesit inovacionet e rendesishme teknologjike.
81.Teoria psikologjike? I shpjegon ciklet e biznesit me optimizem apo pesimiziem e agjenteve ekonomik.
82.Teoria e konsumit të pjaftushmëris? Gjithqka eshpjegon me prirjen për konsum e cila sjell sopasoj që kursimet të jenë më të mëdha se investime.
83.Çka kuptojm me Inflacion? Me inflacion kuptojm ngritjen e vazhdushme të nivelit të përgjithshëm të qmimit. Inflacioni shpreh ngritjen e vazhdushme të nivelit të të përgjithshëm të qmimeve dhe jo të qmimeve të madhrave apo të shërbimeve të veqanta.
84.Deflacioni? Pasqyron procesin e rënies së qmimeve mesatare nën nivelin e periudhes parardhse. Ndryshe inflacioni mund të përcaktohet si inflacioni negativ.
85.Desinflacioni? Pasqyron procesin e rënies së qmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e peridhes paraardhese. Pra gjat situatave desinflacionuse, infalcioni vazhdon të ketë vlera pozitive.
86.Llojet e inflacionit? a)Inflacioni i moderuar;- ku paraja e humb vleren por jo shum, zakonisht ka vleren njeshifrore, njerzit nuk hezitojn ta mbajn paran.
b)Infacioni galopant- ka të bëj me rritjen e nivelit mesatar të qmimeve me një norm dy apo tre shifror, 20%, 100%. Njerzit ikin nga paraja dhe tentojn që parat e tyre të shëndrrohen ne pasuri të patunshme( tok, shtëpi etj).
c)Hiperinflacioni- karakterizohet me rritje të jashtzakonshme të nivelit mesatar qmimeve dero 10 miliard % dhe një virus vdekjeprures për ekonominë. Zakonisht ndodh në situata të luftërave.
87.Formula për matjen e inflacionit:
88.Kosto e infaliconit?
a) zhvlersimi i pasras; b) të ardhurat dhe pasuria sgpërndahen; c) efiqenca dhe në shpërndarje.
89.Inflacioni i parashikushëm? Quhet ajo norm e e inflacionit e cila mund të parashikohet nga angjent ekonomik.
90.Inflacioni i paparashikushem? Është ajo normë inflacioni e cila i kap agjent ekonomik në befasi.
91.Inflacioni balancuar? Quhet kur rritja e qmimeve është me të njejten përqindje për të gjitha mallarat dhe shërbimet. Përndyrshe inflacioni konsiderohet i pabalancuar.
92.Indeksimi? Ëshë një teknik e cila lidh pagesat që bëhen nëpërmjet një kontrate me nivelin e qmimeve. Kjo teknik përdoret për indeksimin dhe për transferat e tjera qeveritare me qëllim që të shmanget efekti i inflacionit në këto kategori pagesash.
93.PAPUNËSIA? Papunësia përbën një ndër smundjet më të rënda ekonomike, rritja e treguesit të papunsisë konsiderohet si një simptom e fazës së reqesionit ekonomik.
94.Kosto ekonomike të papunsisë? a)Kostot ekonomike të papunsisë shprehen në hendekun e prodhimit ku në situata papunsie merr vlera negative, gjithashtu të papunët janë barrë e rëndë financiare për qeverinë dhe zvoglimin e të ardhurave personale. b)Kostot sociale të papunsisë shkaktojnë zhvelrsimin e kapitalit human, spse shkalla e arsimimit të fituar dhe e aftësisë për punë e humbin vlerën e tyre kur nuk vihen në prdorim për një kohë të gjatë, shërbejnë si shtrat për rritjen e kriminalitetit, marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të keqsimit të shëndetit te të papunve.
95.Cilat janë Dy karakterisket të një reqesionit? Rënia e GDP dhe rritja e papusnisë. Ndryshimet në prodhim maten nëpërmjet llogaritjes së GDP, kurse ndryshimet në papunsi maten nëpërmjet llogaritjes së normes së papunsisë.
96.Jahtë focëes puntore? Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jasht forcës puntore,kështu që norma e papunsisë matet me formulën:
97.I zënë me punë (i punësuar)?
Konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme, qoft edhe kur mungon përkohshisht në pun për shkak se ësht i sëmur, në pushim ose grev.
98.I papunë? Konsiderohet ai person që nuk është në pun por kërkon punë në mënyr aktive ose që pret të ktheht në punë.
99.Llojet e papunsisë janë? Papunsia e fërkimit: ka të bëjë me ata të papunë të cilët dëshirojnë ta ndërrojn vendin e punës, dojnë punë më të mirë, kërkojnë punë pas diplomimit apo gratë rikthehen në tregun e punës pas lindjes së fëmijës. b)Papunsia strukturore: ka të bëjë me mospërputhjen midis kërkesës dhe ofertës për punë,pra, për një lloj të punës rritet kërkesa, që ndërkoh për një lloj tjetër të punës bie dhe oferta nuk mund ti përshtatet këtij ndryshimi. c)_Papunsia ciklike shkaktohet nga kërkesa agreate, d.m.th. kur bie kërkesa për ndonjë produkt të caktuar, atëherë bie edhe puna në fabrikën e prodhimit të atij produkti.
d)Punsia sezonale: lidhet me karakterin stinor të prodhimit, sepse karakteri stinor dhe kushtet e motit parapërcaktojn edhe kerkesën për punë.
100.Norma natyrore? Norma natyrore është ajo normë papunsie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara, pra, NNP është ajo normë papunsie në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara, momentet të cilat duhen të vihen në dukje në lidhje me NNP janë: se NNP nuk është kurr zero dhe se NNP është e lidhur ngusht me inflacionin.
101.Shkaqet e papunsisë? Sipas njërës pikpamje, shkaku i papunsië duhet kërkuar në ngurtësin e pagave. Pagat jo fleksibile i japin papunsis karakter të detyrauar. Nga pikpmja tjetër, pagat janë fleksibile, jo të ngurtësuar dhe në këto kushte papunsia nuk mund të konsiderohet e detyraur,ajo është papunsi e vullnetshme
102.Çka është produkti kombëtar bruto GNP? Është vlera e të gjithave mallrave e shërbimeve përfundimatare të prodhuara mbrenda një vendi nga shtetasit e atij vendi pavarsisht se ku jetojnë.
103.NNP është e lidhur ngusht me inflacionin? Shoqëria do të preferonte një papunsi të ulet sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit, pra NNP është natyrore ne nivelet e saj minimale, të pjaftushmëris me një norm të ulet të qëndrushmëris së qimeve.
104.Masat që mund të ndërmeren për reduktimin e NNP janë:? 1.përmismi i shërbimeve të tregut të punës në veqanti të informacionit; 2. krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare; 3. programet e ndryshimeve qeveritare (sigurimet e papunsië, caktimi i pages minimum etj) të hartohen ne atë mënyr që puntoret të nxiten për të gjetur punë etj.
105.Inflacioni nga Kërkesa? Është inflacion që rrezulton nga një rritje në kërkesn agregate (në kushtet kur oferta agregate nuk ka ndryshuar)
106.Inflacioni Inercial? Quhet ndryshe inflacion i paparashikushem ose i pritshem, perderisa norma e inflacionit është e qendrushme (inerciale), për sa koh nuk ndodhin ndryshime në anen e kërkeses ose të ofertes agregate.
107.Inflacioni nga Kosto? Shfaqet kur rriten qmimet e produkteve për shkak të rritjes së kosos. Jo mund të ndpdhsi rezultat i veprimit të faktorve të mëposhtëm: a) një rritje më e madhe në pag sesa në produktuvitetin e punës; b) një rritje në kursin e këmbimit të monedhes; c) një rritje në kosoton e lendeve të para të importuara për shkaqe të faktorve të jashtem; d) një rritje në taksat direkte.
108.Paraja? Me para kuptojmë qdo objekt standard, përgjithsisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose pagese.
109.Funksionet e parasë janë:? a)Praja si mjet këmbimi; b)Paraja si mjet llogarie; c)Paraja si mjet kursimi.
110.Çka është oferta monetare dhe si matet? Oferta monetare llogritet si shumë e instrumentave të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve, që quhen agregat monetar, p.sh. agregatët monetar me të cilët mund të matet oferta monetare janë: M1, përfshinë vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instru menta financiarë qe realizojnë këmbimin e mallrave në çdo kohë menjëherë dhe pa kosto, pra që janë plotësisht likuide. M2, që quhet edhe paraja e gjerë, ku përfshihen M1 dhe forma tjera aktivesh që nuk janë para transaksionesh por që mund të kthehen me shpejtësi në para, si për shembull depozitat afatshkurtër, llogaritë e fondeve të përbashkëta të tregjeve monetare, etj. M3, është një aregat më i gjerë monetarë, që përfshinM2dhe aktive që janë janë likuide por më pak se ato që futen te M2, si depozitat e kursimit afatgjatë, etj. L, është një aregat tjetër monetar ku futen M3 dhe aktive që kanë tipare likuiditeti si bonat e thesari etj.
111.Çka është banka? Banka është një firmë financiare që kryen shërbime të caktuara, që kanë të bëjnë me kalimin e mjetëve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato tek ata që kanë nevojë për to.
112.Cilat janë dy motivet e mbajtjes së parave? 1.Motivi kryesor i mbajtjes së paras është nevoja për të bler mallra dhe sherbime. Kërkesa për para që rrjell nga ky motiv quhet kërkesë transakcionesh. 2.Motivi tjetër që buron nga funksioni i paras si rujatjes e vlerës. Njerzit një pje të pasuris së tyre e rujan në formen e paras, sepse paraja shërben si mjet kursimi.
113.Çka është rezerva e detyrushme? Rezervë e detyrueshme është ajo normë e detyrueshme për depozitat që duhet të mbahet si rezervë nga bankat, e që vendoset nga banka qendrore, për të përballuar tërheqjet nga depozituesit
114.Rritja e GNP rela? Do të thot rritjen e vëllimit të mallrave dhe shërbimeve që tregohen. Kjo do të thot që rriten edhe sasia e paras që duhet për të realizuar këmbimin e tyre.
115.Rritja e nivelit të Normes së Interesit- rrit kosoton e mbajtjes së paras që mbahen për transakcione.
116.Depozitat? Përfaqësojn vendosjen e parave në banka nga subjektet të ndryshme, dallijm dy lloj depozitash: 1.depozita në të par; 2.Depozita me afat.
117.Çka është BANKA QENDRORE? Banka Qendrore është autoriteti monetar i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare, tregut monetar, qëllimev përfundimtare, etj.
118.Funksionet e Bankës Qendrore:? a)Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të paras, b)Banka qendrore shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë( bankave komerciale), c) Banka qendrore shërben si bankë e qeverisë, d) Banka qendrore rregullon ofertën monetare, e) Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monetare.
119.Çfar është Qëllimi i politikës monetare? Qëllimet e politikës monetare mund të themi se janë qëllime përfundimtare, ku dallojm sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, të stabilitetit të çimeve, të një punësimi të lartë, të tregjeve financiare dhe valutore stabël,etj.
120.Objektivat e politikës monetare janë:? Normat e interesit të tregut ndërkombëtar dhe letrave me vler, oferta monetare,etj.
121.Instrumentet e Politikës monetare janë:? a)direkte p.sh. kontrolli i kreditit, kontrolli i normës së interesit, b)indirekte p.sh. operacionet e tegut të hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme.
122.Politika fiskale? Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale.
123 Qëllimet e politikës Fiskale janë:? a) Qëllimi alokativ, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e rezervave shoqërore, b) Qëllimi ahpërndarës, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore në shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë, c) Qëllimi stabilizues, që ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi inflacionin, papunsinë dhe rritjen ekonomike.
124. Stabilizatorët kryesorë të politikës fiskale automatike janë:? a)Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat, b)Pagesat për papunsinë, fondet e bamirësisë dhe pagesat e tjera të transferueshme.
125.Instrumentet kryesorë të politikës fiskale aktive janë:? a)Projektet e investimeve publike, të tilla si projektet e elektrifikimit, të furnizimit me uj,etj. b)Objektet publike të punsimit, që synojnë zënien me punë të punëtorëve në periudha deri në një vit, c)Ndryshimi i normave të taksave, që përdoret për të stimuluar apo frenuar zhvillimin e ekonomisë. 126.Faktorët që përcaktojnë tregtinë ndërkombëtare janë:? a)Kushtet e ndryshme të prodhimit ,b)Ekonomizimet e shkallës, c)Ndryshimet e shijes.
127.Avantazhi absolut:? Avantazhi absolut shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njejtat burime, një sas më të madhe produkti sesa vendete tjera.
128.Avantazhi krahasues:? Avantazhi krahasues përfaqëson një ligj, sipas të cili një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eksportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të ulët dhe të impotojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë.
129.Argumentet të cilat mbrojnë proteksionizmin dhe kundërshtojnë tredtine e lirë janë:? a)Mbrojtja e degëve foshnjore, b)Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera.
130.Rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregtis së lirë janë:? a)Kuotat, që përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veqantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës, b)Tarifat, që përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit. Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallrat e importit.
131.Bilanci i pagesave? Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shpreh totalin e gjitha transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjtë një viti.
132.Pjesët përbërse të bilancit të pagesave janë:? a)Llogaria korente, b)Llogaria e kapitalit, c)Mospërputhja statistikore, d)Rezervat zyrtare.
133.Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër.
134.Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja.
135.Llojet e kurseve të këmbimit janë:? a)Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës Qendrore, e cila shet ose blen valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor.
b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e parave në treg.
By: Liridon Pira
--46.99.251.49 14 dhjetor 2011 17:46 (CET)droga nuk duhet te perdoret kurrr
aIDU
Redaktoedyu