Diskutim:Shqiptarizimi
Latest comment: 6 ditë më parë by Berishasinan in topic Shqiptarizimi ne "Shqiptarofikimi" ?!! (p.s. sikur ne rastet e tjera, standardizim) !
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shqiptarizimi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Shqiptarizimi ne "Shqiptarofikimi" ?!! (p.s. sikur ne rastet e tjera, standardizim) !
Redakto@Klein Muçi. Shqiptarofikimi.. Shqiptarifikimi.. Ndonje mendim? Leutrim.P (diskutimet) 6 dhjetor 2024 09:28 (CET)
- Leutrim.P, cilët janë rastet e tjera që ndjekin standard të ndryshëm? — Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 11:37 (CET)
- Klein Muçi, Arabifikimi, Rusifikimi, Serbifikimi. — Leutrim.P (diskutimet) 6 dhjetor 2024 11:40 (CET)
- Leutrim.P, marr vesh. @Berishasinan, cila mendon se do të ishte prapashtesa e duhur për të mbajtur për të gjitha rastet? — Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 12:11 (CET)
- Emri me përdorim më të shpeshtë mund të ushtrojë më shumë fuqi këtu sesa përputhja me ndonjë standard. A përdoren në media dhe hulumtime variantet e tjerë? Nëse jo, s'ia vlen fort t'a diskutojmë shumë gjatë. Fallbackintoreality (diskutimet) 6 dhjetor 2024 12:31 (CET)
- Mediat në përgjithësi kanë ca atmosferë fast-food-i te çështjet e gjuhësisë duke qenë se i japin përparësi kryesore shpejtësisë së shpërndarjes së informacionit e thjesht marrin termin latin dhe i shtojnë një prapashtesë shqipe për çdo rast. - Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 13:41 (CET)
- Klein Muçi, e vertete. — Leutrim.P (diskutimet) 6 dhjetor 2024 18:12 (CET)
- Mediat në përgjithësi kanë ca atmosferë fast-food-i te çështjet e gjuhësisë duke qenë se i japin përparësi kryesore shpejtësisë së shpërndarjes së informacionit e thjesht marrin termin latin dhe i shtojnë një prapashtesë shqipe për çdo rast. - Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 13:41 (CET)
- Mendoj se zgjedhja mes këtyre dy termave nuk është thjesht çështje gjuhësore, por lidhet edhe me ngjyrat kuptimore që bartin dhe mesazhin që duam ta përcjellim me njërën ose me tjetrën. Termi "shqiptarizim" tingëllon më natyrshëm dhe është më neutral, ndërsa "shqiptarifikim" ka një karakter më të rënduar semantik dhe mund të sugjerojë një proces të qëllimshëm ose të imponuar. Për shembull, në trevat ku popullsia joshqiptare kishte lidhje të ngushta kulturore dhe tregtare me shqiptarët, shqiptarizimi ndodh më natyrshëm. Përkundër kësaj, gjatë politikave shtetërore në vitet e luftës së Kosovës 1998/99, shqiptarifikimi i disa zonave ishte një strategji e ndërgjegjshme për ta rritur ndikimin shqiptar, përmes vendosjes së institucioneve si shkollat paralele shqipe në vendet ku bashkëjetonin shqiptarët me serbët (edhe pse kjo më shumë ishte përpjekje për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar), gjithsesi besoj që e kuptoni ku dua të dal... Për të ruajtur tonin neutral, do të preferoja ta përdor termin "shqiptarizim", për t'i shmangur keqkuptimet ose ngarkesat emocionale Berishasinan (diskutimet) 6 dhjetor 2024 20:13 (CET)