Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Takioni. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Nëse nje kategori nuk eshte (ekziston) ende nuk do te thote qe te fshihet kategoria e parashtruar nga une, por te krijohet kjo kategori po qe e mundur, pasiqe une nuk i kam aftesite e administratorit. Perndryshe do ti krijoja vete po ti kisha ato mundesi. - Leke Mjeku 3 Tetor 2006 16:48 (UTC)


Nëse një kategori shlyhet nuk do të thotë që ajo është sulm ndaj teje. Sa i përket "Krijimit të kategorive" ajo nuk është privilegj i administratorëve, atë mundet ta bën secili përdorues. Nëse nuk di si krijohen - pyet, ne kemi edhe një kuvend për çdo paqartësi. Nuk ka nevojë për secilin artikull të ri të kriijohen tre apo katër kategori të reja. Qëllimi i kategorive është që artikujt me përmbajtje të ngjashme të përfshihen me një vend që lexuesit më vonë ti gjejnë më shpejtë artikujt. Sa u përket kategorive ne kemi një udhëzues kategorizimi (unë personalisht e kam korijguar pjesën e Mjekësisë, ku si duket po funksionon si duhet), i cili për mendimin tim ka nevojë për përmirësim. Ne nuk mundemi ti marrin një për një kategoritë prej anglishtes apo ndonjë gjuhë tjetër se ata pikë së pari kanë rregulla tjera për kategorizimin e artikujve dhe së dyti ata kanë shumë më shumë artikuj se ne dhe kanë nevojë për më shumë kategori. Këtu i ke edhe disa këshilla për kategorizimin e artikujve në të ardhmen:

  • Kategoritë duhet të jenë në trajtën e pashquar shumës (me pak përjashtime kur emrat nuk kanë shumës),
  • 2 herë kategori të ngjashme nuk ka nevojë (ne e përdorim Biografi - ti e përdor Jetëshkrime, është e njëjtë po tani përdoret biografi. Ti e përdor Shenjtër për momentin në përdorim është shenjtorë).
  • kur një artikull ka një kategori që është nënkategori e një kategorie tjetër atëherë nuk ka nevojë të ketë edhe kryekategorinë (nuk është rregull, por shtohet numri i kategorive në artikull pa nevojë).
  • nëse ka nevojë për ndryshim e një kategorie shtrohe si problem në kuvend, nëse është e arsyeshme dhe jemi dakord e ndryshojm (e bëjmë me robot se ka shumë më pak punë se me e ndryshuar te secili artikull me dorë).

Për çdo paqartësi apo korigjim, mundesh të më drejtohesh edhe mua personalisht se edhe unë mund të gaboj, askush nuk është pefekt. tung --bet_0 4 Tetor 2006 08:20 (UTC)

Start a discussion about Takioni

Nis një diskutim
Return to "Takioni" page.