Diskutim:Xhihadi/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Xhihadi/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Parkim
RedaktoParkim i nje masivi te paradhitur ne menyre enciklopedike --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 shkurt 2019 16:10 (CET) |
---|
Në islamologji është i zakonshëm formulimi i xhihadit si luftë e shenjtë me kuptimin e luftës së urdhëruar nga zoti, të kryer për të dhe të shpërblyer prej tij. Megjithatë barazimi i këtyre dy termave has në mospranim nga ana e studiuesve. Xhihadi në kuran dhe në sunna Teoria e xhihadit e ka origjinën në kuran dhe në sunne-n e Muhamedit. Në këto burime ky term përdoret në kuptimin ushtarak si luftë kundra armikut. Vargjet përkatëse të kuranit janë zbuluar në kuadër të konflikteve të profetit dhe ndjekësve të tij me kundërshtarët e tyre politeistë arabë si dhe çifutë dhe kristianë. Këto vargje si dhe shprehjet dhe veprat të autorizuara Muhamedit, sunna e tij, përbëjnë bazën kryesore të zhvillimit të mëvonshëm të teorisë së xhihadit në ligjet islamike. Të mërguarit, të cilët pas arratisjes nga Mekka nuk kishin më asnjë bazë financiare, ndoqën traditën e vjetër arabe të plaçkitjes duke filluar të sulmonin dhe grabitur karvanët e kuraish-itëve. Përvetësimi i këtij koncepti, të zakontë që në kohët paraislamike, të plaçkitjes së karvanëve që tashmë quhej xhihad, nuk kufizohej vetëm në ndërrimin e emrit: ndërsa grabitje të tilla më parë ishin sulme të një fisi kundra një tjetri pavarësisht nga marrëdhëniet mes tyre, xhihadi ishte lufta e një bashkësie fetare kundra besimtarëve të tjerë. Në këtë mënyrë kjo bashkësi filloi të zgjerohej pasi një fis nuk sulmohej më sapo ta kishte pranuar fenë islame. „Ishte ky karakter 'fetar' i xhihadit që i kanalizoi energjitë e arabëve në atë formë duke bërë që në më pak se një shekull ata të ngrenë një perandori, e cila shtrihej nga Atllantiku dhe Pirenejtë në perëndim, deri në Oksus (Amudarja) dhe Panxhab në lindje. Duket më se e sigurtë se ky ekspansion, pa konceptin e xhihadit, nuk do të kishte ndodhur.“ Lufta e myslimanëve në Gadishullin Arabik kaloi nëpër disa faza duke përfunduar së fundi në një luftë të përgjithshme kundra idhujtarëve politeistë arabë nga njëra anë…: „Dhe kur të kenë kaluar muajt e shenjtë atëherë vritini politeistët kudo që t'i gjeni, kapini, rrethojini dhe zërini pritë. Nëse ata ndërrojnë, bëjnë faljen dhe paguajnë, atëherë lërini të shkojnë: zoti është plot ndjesë dhe i mëshirshëm“ 9:5 sipas Khoury …dhe besimtarëve të librave, çifutët dhe të krishterët e gadishullit nga ana tjetër: „Luftoni kundra atyre që nuk besojnë tek zoti dhe gjyqin e mbramë dhe nuk ndalojnë (ose: nuk e shpallin si të ndaluar) çka zoti dhe i dërguari i tij e kanë ndaluar dhe nuk u përkasin fesë së vërtetë, (asaj) të atyre që e kanë marrë shkrimin (dmth. zbulesën) (luftoni kundra tyre) deri sa ata të paguajnë tribut nga frika!“ 9:29 (përkthyer sipas Paret) Këto vargje të kuranit, të njohura edhe si vargjet e shpatës, janë kuptuar nga ekzegjeza klasike e kuranit më së shumti si thirrje për luftë kundra botës jo-myslimane. Sipas disa ekzegjetëve madje ky varg i fundit (sure 9, vargu 29) u drejtohet vetëm besimtarëve të librave në gadishullin arabik. Fakti që folja xhahada (shqip: „mundohet“, „lufton“) përdoret në disa vargje të kuranit pa shtesat e përmendura më lart, tregon që këto grabitje karvanësh në fillim nuk kanë pasur karakter fetar. Kështu psh. thuhet në suren 16, vargu 110: „Më vonë zoti, atyre, të cilët pas sprovave mërguan e pastaj luftuan dhe qëndruan të fortë, dije se zoti do të jetë vërtetë me ndjesë dhe i mëshirshëm.“ (përkthyer sipas Henning) Ky tipar fetar, i karakterizuar zakonisht nëpërmjet një shtese të tillë, (sipas William Montgomery Watt) u është shtuar plaçkitjeve më vonë kur Muhamedi filloi të kërkonte nga myslimanët e Medinës, të ashtuquajturit ndihmësit, të merrnin edhe ata pjesë në grabitjet duke bërë që të zbulohen këto vargje të kuranit: „O ju që besoni, kini frikë prej zotit dhe gjeni rrugën për tek ai dhe mundohuni në rrugën e tij që t' keni punët mirë.“ 5:35 (përkthyer sipas Khoury) Deri atëherë ndihmësit ishin zotuar që t'u ndihmonin me armë myslimanëve nga Mekka në rast sulmi nga ana e kuraish-itëve. Gjithashtu edhe burimet përkatëse, ndër to disa vargje të kuranit, bëjnë të qartë se deri në betejën e Badr-it në vitin 624 pas Kr., në grabitjen e karvanëve kanë marrë pjesë kryesisht vetëm emigrantët. Këto grabitje çuan në përpjekje të përmasave më të mëdhaja mes kuraish-itëve dhe trupave të Muhamedit, të cilat përkohësisht morrën fund me marrëveshjen për paqe, të ashtuquajturën „marrëveshjen e al-Hudaibija-s“. Pas shkeljes së kësaj marrëveshjeje nga ana e mekkanasve pasoi pushtimi i Mekkës më 630 pas Kr. Kur më tetë qershor 632 Muhamedi vdiq territori i sundimit islamik shtrihej mbi të gjithë Gadishullin Arabik. (Shih edhe: Muhamedi, (Aktivitetet ushtarake („ghazavât“-i) të Muhamedit dhe ndjekësve të tij) Kurani i referohet disa herë luftës kundra të pafeve. Shumë vargje të tij u bëjnë thirrje myslimanëve për luftë duke premtuar për të rënët shpërblim në botën e përtejme…: „Dhe mos thuaj se ata që janë vrarë për hir të zotit kanë vdekur (vërtetë). Jo, (ata janë) gjallë (në botën e përtejme), dhe atyre u dhuron zoti (ushqim hyjnor).“ 3:169 (përkthyer sipas Paret); shih edhe: 3:157-158 si dhe 170-172 …dhe duke i kërcënuar ata me ndëshkime atje që nuk marrin pjesë në luftë: „Ata që kanë mbetur prapa (në vend që t'i marrin në fushën e betejës) gëzohen që kanë mbetur në shtëpi prapa të dërguarit të zotit (ose: ndryshe nga i dërguari i zotit) (i cili është nisur). Nuk e honepsin dot të bëjnë luftë (në tekst: të mundohen) me gjënë dhe jetën e vet për hir të zotit dhe thonë: 'Mos shkoni në vapë!' Thuaju: Zjarri i ferrit është më i nxehtë (se vapa ku bëhet lufta). Ah sikur t'u vijnë mendtë! Do të qeshin pak por (dikur) do të qajnë shumë. (Kjo do t'i gjejë) si shpagim për atë që kanë bërë.“ 9:81-82 (përkthyer sipas Paret); shih edhe 48:16 Vargje të tjera trajtojnë çështje të ligjit të luftës si psh. trajtimin e robërve të luftës, përjashtimin nga shërbimi ushtarak ose armëpushimet. Në dy pasazhe në tekstin e kuranit është fjala për „mundimin për hir të zotit“: Sure 29, vargu 69…: „Ata veç që mundohen për të mirën tonë (…), do t'i prijmë në rrugën tonë. Zoti është me ata që janë të shtruar.“ (përkthyer sipas Paret …si dhe sure 22, vargu 77-78: „O besimtarë, përuluni (gjatë shërbesës fetare), bini në tokë (duke u falur), shërbejini zotit tuaj dhe bëni mirë! Ndoshta (më vonë) do t'ju bëhet mirë. Dhe mundohuni për hir të zotit siç duhet! (…)“ (përkthyer sipas Paret) Këto vargje mund të interpretohen si thirrje për t'u përpjekur „që t'iu bëhet qëndresë epsheve dhe tundimeve të liga“ Ekzegjeza klasike e kuranit veç, i ka lidhur ato me drejtimin e luftës. Nëse kurani luftën e sanksionon (miraton) vetëm me qëllimin e mbrojtjes apo parashikon luftën kundra besimtarëve të tjerë në përgjithësi, kjo është e paqartë si dhe në dorën e gjykimit të ekzegjezës, pasi synimet dhe qëllimet e xhihadit nuk dalin qartë nga kurani. Rregulloret e luftës në të kanë më tepër karakterin e përpjekjeve për rekrutim trupash dhe nuk trajtojnë çështje etike. Përveç kuranit xhihadin e trajtojnë edhe përmbledhjet e rëndësishme të hadithit, të cilat përmbajnë përkatësisht nga një kapitull të veçantë mbi këtë temë. Rrëfimet në to që i autorizohen Muhamedit trajtojnë ndër të tjera të mirat e luftës në rrugën e zotit, shpërblimin e atyre që marrin pjesë në këtë luftë dhe sidomos të atyre që vriten në këtë luftë. Xhihadi në të drejtën klasike islame Teologët juristë myslimanë e kanë zhvilluar doktrinën e xhihadit gjatë zhvillimit të të drejtës islame në shekujt e parë pas vdekjes së profetit. Përkufizimi gjuhësor i zakonshëm i termit xhihad në veprat përkatëse juridike është „të mundohesh aq sa të kesh mundësi, (ose sa më tepër)“, ndërsa detyrimi për xhihad konceptohej nga ana ligjore si luftë kundra të pafeve. Nga shumica dërmuese e teologëve, juristëve dhe tradicionarëve termi xhihad është konceptuar në kuptimin ushtarak. Përjashtim bëjnë teologë të rrallë të sektit shiit të cilët bëjnë dallim ndërmjet një xhihadi të madh si luftë të brendshme shpirtërore dhe një xhihadi të vogël në kuptimin e përshkruar më lart. (Shih paragrafin Interpretimi jo-ushtarak i termit xhihad) Në juridiksionin islamik xhihadi paraqet formën e vetme të lejueshme të luftës kundra jo-myslimanëve. Përveç luftës kundra të pafeve, është legjitime (e ligjshme) lufta kundra braktisësve të fesë islame, rebelëve dhe dezertorëve si dhe hajdutëve. Si xhihad në kuptimin e detyrimit fetar vlen vetëm lufta kundra jo-myslimanëve dhe apostatëve. Me çështjet ligjore të drejtimit të luftës merret një degë e veçantë e juridiksionit islamik, literatura e sijar-it, e drejta ndërkombëtare islamike. Si synim kryesor i xhihadit ka qenë fuqizimi i fesë islame, mbrojtja e myslimanëve dhe spastrimi i botës nga pafesia me qëllimin e hegjemonisë islamike mbi të gjithë rruzullin tokësor. Si bazë për këtë kanë shërbyer vargje nga kurani si ky: „Ai është ai që e ka çuar të dërguarin e tij që ta ndihmojë atë për të ngadhënjyer (fituar) mbi të gjitha fetë e tjera që ekzistojnë edhe pse këtë paganët (dmth. ata që u vënë zotit (perëndi të tjera) përbri) s'e honepsin dot“. 9:33 sipas Paret; shih edhe 2:193 Nga ana tjetër, nuk është parashikuar konvertimi (ndërrimi i fesë) me forcë ose asgjesimi i jo-myslimanëve. Nga jo-myslimanët duhen luftuar politeistët deri sa të pranojnë fenë islame ndërsa besimtarët e feve të librave kanë përveç mundësisë së konversionit (ndërrimit të fesë) edhe të drejtën të lidhin me sundimtarin islamik kontratë si dhimma. Kjo ka qenë në fillim e përcaktuar vetëm për çifutët, të krishterët dhe sabeët. Gjatë ekspansionit islam oferta e dhimma-s është zgjeruar edhe mbi bashkësi të tjera fetare si psh. zoroastristët ose hindut, kështu që si përfundim të gjithë jo-myslimanët kishin mundësi të lidhnin kontratë si dhimma me pushtuesit myslimanë. Doktrina shiite e xhihadit ndryshon nga ajo e njohur sunnite kryesisht nëpërmjet asaj që sipas konceptit shiit është vetëm imami i fshehur i autorizuar të drejtojë xhihadin për zgjerimin e zonës së sundimit islamik ndërsa mbrojtja nga sulmet e armiqve është e lejueshme por nuk quhet si xhihad në kuptimin e mirëfilltë. Përndryshe nuk ka patur diferenca të mëdha në këtë drejtim. Për shkak të larmisë së ideve nga ana e teologëve nuk mund të bëhet fjalë për një teori klasike unike të xhihadit. Të dhënat përkatëse në këtë artikull paraqesin vetëm idetë kryesore të të drejtuarit të luftës që njihen nga të gjitha sistemet ligjore si të tilla. Dar al-islam-i dhe dar al-harb-i Një rëndësi themelore për kuptimin e të drejtës ndërkombëtare islamike klasike ka ndarja e botës në një „shtëpi (ose vend) të fesë islame“ (dar al-islam) dhe një „shtëpi (ose vend) të luftës“ (dar-al-harb). Ndërsa ai i pari cilëson të gjitha zonat nën sundimin islamik, vendet jashtë zonës së sundimit islamik llogariten si „shtëpia e luftës“. Quhet si detyrë e bashkësisë islame që të aneksohen ushtarakisht pjesë sa më të mëdha të dar al-harb-it. Sistemi ligjor shafiit ka edhe një kategori tjetër: „shtëpia e kontratës“ (dar al-ahd-i). Si të tilla llogariten vendet, popullsitë jo-myslimane të të cilave kanë bërë marrëveshje me myslimanët me kushtin që ato të mbajnë zonat e tyre dhe në të kundërt të paguajnë një shumë të caktuar vjetore ose të dorëzojnë një sasi të caktuar të mirash materiale. Si i vetmi nga katër sistemet ligjore sunnite është ai hanafit-i që përcakton në ç'kushte bëhet një shtëpi e luftës shtëpi e fesë islame dhe në të kundërt. Si „shtëpi e fesë islame“, sipas rregullave të pranuara në përgjithësi, bëhet një vend kur ai ndodhet nën sundimin islamik dhe ku zbatohet e drejta islamike sharia. Në lidhje me këtë, se kur një më parë „shtëpi i fesë islame“ vlen si pjesë e „shtëpisë së luftës“, teologu juridik Ebu Hanife, tek i cili e ka origjinën sistemi i hanafitëve dhe koncepti i të cilit për këtë çështje mbizotëron aty, ka përcaktuar kushtet e mëposhtme: kur e drejta e të pafeve zbatohet, ligjet islamike humbasin vlefshëmirë e tyre; kur vendi është në kufi të vendit të shtëpisë së luftës; garantia e mëparshme për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së myslimanëve dhe dhimmi-ve hiqet, pavarësisht nga fakti se sundimtari i ri i mbron ata apo jo. Këto kushte mund të plotësohen në qoftë se një pjesë e shtëpisë së fesë islame ose një pjesë e dhimmi-ve e prish kontratën me myslimanët. Xhihadi si detyrim fetar Ekspansioni ushtarak i dar al-islam-it është detyrim kolektiv për bashkësinë myslimane dmth. në rast se një numër i mjaftueshëm trupash është në gatishmëri, atëherë për pjesën tjetër të myslimanëve nuk është më ky detyrim. Në rast se në xhihad nuk merr pjesë askush, atëherë bën mëkat e gjithë bashkësia islame. Sundimtari mysliman përkatës e ka për detyrë të sulmojë e pakta një herë në vit dar al-harb-in. Në rast se kjo është për ndonjë arsye e pamundur, atëherë atij i lejohet ta shtyjë atë. (Shih paragrafin: Hudna) Xhihadi bëhet detyrim individual në rast mbrojteje, ku çdo personi të aftë për armë i duhet të luftojë në zonën e tij. Kur numri i trupave ushtarake të tyre nuk mjaftojnë, vlen ky detyrim edhe për zonat përkatëse fqinje. Gjithashtu lufta bëhet për një person detyrim individual kur kalifi i cakton atij që të kryejë shërbimin në luftë ose kur ai është betuar për të marrë pjesë në xhihad. Nga shërbimi në luftë përjashtohen ndër të tjerë gratë, fëmijët, skllevërit, invalidët, të metët mendorë si dhe personat që për arsye materiale nuk mund të marrin pjesë. Si përligje për këto kushte përjashtuese teologët juridikë citojnë vargje përkatëse nga kurani ose nga trashëgimia e thënieve që i autorizohen profetit. Rregulat ligjore për drejtimin e luftës E drejta ndërkombëtare islamike ka parashikuar që lufta kundra armiqve jo-myslimanë të vijë pas thirrjes ndaj tyre për të pranuar fenë islame ose (në rastin e feve të librave) që ata të qëndrojnë në vend duke paguar në të kundërt xhizjenë (shih dhimma-n). Kjo bazohej në suren 17, vargun 15, ku thuhet: „…Nuk do ta ndëshkonim kurrë (një popull) pa i çuar më parë atij një të dërguar (të zotit)“. (përkthyer sipas Paret) E drejta ndërkombëtare klasike islamike ndalonte gjithashtu (po ashtu duke u bazuar në vargjet e kuranit ose në thëniet e profetit) veprime të caktuara gjatë luftimeve si psh. ndër të tjera vrasjen e non-kombatantëve (trupave jo-luftuese), grave, fëmijëve ose murgjëve (në rast se këta nuk marrin pjesë në luftime), gjymtimi si i trupave të njerëzve ashtu si edhe i kafshëve, shkelja e marrëveshjes, shkatërrimi i panevojshëm i gjësë së huaj si dhe vrasja e pengjeve. Në veprat ligjore përkatëse trajtohen përveç këtyre edhe çështje të tjera teknike lufte si psh. trajtimi i robërve të luftës dhe ndarja e plaçkës së luftës. Lidhja e marrëveshjeve të paqes Marrëveshjet historike ndërmjet pushtuesve myslimënë dhe popullsive të vendeve përkatëse janë trashëguar në veprat historike të at-Tabari-t dhe al-Baladhuri-t (për të përmendur këtu vetëm trajtesat më të hershme) dhe janë analizuar shpesh nga studiuesit. Në mënyrë të përgjithshme këto marrëveshje përmbajnë garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës, pranimin e largimit të lirë për ata që nuk duan të jetojnë nën sundimin islamik por edhe detyrimin për të mos shkatërruar kishat dhe fortesat. (Shih edhe dhimma) Hudna Shih artikullin kryesor: hudna E drejta klasike islamike e ka parë gjendjen e luftës si gjendje të zakonshme të marrëdhënieve ndërmjet dar al-islam-it dhe dar al-harb-it. dhe nuk ka parashikuar marrëveshje paqeje të pakufizuar në kohë me këtë të fundit. Për një periudhë të caktuar kohe gjendja e luftës mund të pezullohej me anë të një armëpushimi të ashtuquajtur hudna. Kohëzgjatja e këtyre marrëveshjeve nuk përcaktohet njëzëri nga drejtimet juridike. Sipas çdo drejtimi juridik, me përjashtim të atij hanafit, një marrëveshje e tillë lejohet të ketë vetëm vlefshmëri të përkohëshme. Bazë e konceptit të hudna-s përbën ndër të tjera sure 9, vargu 1, ku përmendet „një detyrim“ ndaj paganëve…: „Anullimi (…) nga ana e zotit dhe e të dërguarit të tij (në drejtim të) atyre paganëve (…), ndaj të cilëve i keni hyrë një detyrimi (…). (përkthyer sipas Paret) …si dhe sure 8, vargu 61: „Dhe kur ata (dmth. armiqtë) të anojnë nga paqja, anoju (edhe ti) (dhe lëre luftën)! Dhe kini besim tek zoti! Ai është ai që dëgjon dhe sheh (gjithçka).“ (përkthyer sipas Paret) Po ashtu ka patur rëndësi marrëveshja e Muhamedit me mekkanasit më 628 në al-Hudaibija, në të cilën ata janë marrë vesh për një armëpushim dyvjeçar (sipas burimesh të tjera, dhjetëvjeçar). Aman-i Shih artikullin kryesor: Musta'min-i Një jo-myslimani të jashtë zonës së sundimit islamik i lejohet me anë të një të ashtuquajturi aman, një deklarate mbrojtjeje nga ana e një myslimani, që të qëndrojë në territorin islamik pa patur detyrime tatimore në rast se ai nuk ngre vendbanim të përhershëm atje. Si bazë ligjore shërbente për këtë sure 9, vargu 6: „Dhe në rast se një nga paganët të lutet për mbrojtje, jepi ndihmë në mënyrë që ai të dëgjojë fjalën e zotit! Dhe pastaj lëre të shkojë (vetë) ku të jetë i sigurtë! Kjo (t'u jepet atyre) sepse ata janë njerëz që nuk dinë“. (Përkthyer sipas Paret. Shih edhe 16:112) Xhihadi dhe liria e besimit Përpara sulmimit të armikut jo-mysliman bëhej oferta për të konvertuar (ndërruar fenë) në fenë islame ose për të lidhur një kontartë si dhimma. Teoria e xhihadit nuk e sheh ndërrimin me forcë të fesë në atë islame si qëllim lufte. Parimi i formuluar në suren 2, vargu 256 „Në fe nuk ka detyrim“, i cili sipas disa komenteve klasike të kuranit është abroguar (anulluar) nëpërmjet vargjeve të mëvonshme si psh. vargut të shpatës, dhe teoria e xhihadit për luftën e armatosur kundra të pafeve nuk përjashtojnë detyrimisht njëra-tjetrën pasi jo-myslimanëve pas mposhtjes së tyre mund t'u jepej liria e besimit. Komentuesit klasikë të kuranit që nuk e shihnin këtë varg si të abroguar janë përpjekur të argumentojnë se ky varg u referohet vetëm besimtarëve të feve të librave, të cilët kishin të drejtë të jetonin si dhimmi nën sundimin islamik pa konvertuar në fenë islame. Xhihadi me qëllim konvertimin ka qenë i kufizuar vetëm brenda kohës së hershme islamike dhe të asaj të mposhtjes së fiseve arabe gjatë kohës së Muhamedit dhe pak pas vdekjes së tij. Në jurisprudencën klasike islamike ky mendim nuk ka qenë i padiskutueshëm por megjithatë në kohët moderne ai pranohet si normë e vlefshme. Teologu dhe ekzegjeti tunizian Tahir ibn Āshūr (1879-1970) e harmonizon përmbajtjen e sures 2:256 me detyrimin fetar të xhihadit kështu: Vargu është zbuluar pas kohës së pushtimit të Mekkës më 630 pas Kr. duke abroguar të gjitha vargjet dhe thëniet e profetit, sipas së cilave qëllimi i luftës është konvertimi i kundërshtarëve. Që prej zbulimit të këtij vargu qëllimi i luftës ka ndryshuar duke mos qenë më konvertimi por mposhtja e kundërshtarëve dhe pranimi nga ana e tyre i dominancës islamike. Një pikëpamje të ngjashme ka patur edhe teologu sirian al-Kāsimī (1866-1914). |
Ndryshime te lidhjet e jashtme
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Tani sa ndryshova 2 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20110427081114/http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html te http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html
- U shtua arkivi https://web.archive.org/web/20110427081114/http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html te http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html
Kur të keni mbaruar së shqyrtuari ndryshimet e mia, mund të ndiqni udhëzimet te stampa më poshtë për të rregulluar çdo problem me adresat.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 10 shtator 2019 12:11 (CEST)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20081128185715/http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/073.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/073.sbt.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 24 shtator 2019 17:53 (CEST)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 4 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20110912102451/http://blog.beck.de/2009/07/17/dein-name-sei-djehad për lidhjen http://blog.beck.de/2009/07/17/dein-name-sei-djehad.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20081128185715/http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/073.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/073.sbt.html.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20110427081114/http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20110427081114/http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/052.sbt.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 12 shkurt 2020 18:04 (CET)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20110912102451/http://blog.beck.de/2009/07/17/dein-name-sei-djehad për lidhjen http://blog.beck.de/2009/07/17/dein-name-sei-djehad.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 9 tetor 2021 08:06 (CEST)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 2 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20060408014845/http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/052.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/052.sbt.html.
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20060408014845/http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/052.sbt.html për lidhjen http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/052.sbt.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 23 tetor 2023 10:42 (CEST)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Xhihadi. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20101102231859/http://muslim-canada.org/conductofstate.html për lidhjen http://muslim-canada.org/conductofstate.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 29 shkurt 2024 11:40 (CET)