Ditët e frikshme të vitit '97
Ditët e frikshme të vitit '97 Gjinia: Histori, kujtime. Autori: Xhovani Shyti. Shtëpia botuese: "Belina H". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 210. ISBN 978-99956-852-8-7
Fragmente nga libri
Vendet me të goditura nga ky llaftarvit rezultojnë të jenë prefekturat e Beratit, Vlorës e Gjirokastrës ku përfshihet bashkësia e rretheve jug – qendrore: Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Sarandë, Himarë, Përmet, si dhe blloku i rretheve Elbasan, Lushnjë, Fier. Në pjesën veriore si qytetet më të goditura nga krimi janë Shkodra e Tropoja.
Numri i kufomave të gjetura pa kokë deri në muajin maj '97 ishte gjashtë, kur katër kufoma të tjera, të dekompozuara, u zbuluan në një gropë të përbashkët të ndodhur në brazdaret e ullishtave përballë Kalasë.
Mbi 10 mijë lushnjarë ishin ngritur në protestë duke kërkuar lirimin e "Gjeneral" Rrapush Xhaferrit. Rrugët e qytetit gjëmonin nga thirrjet.
Në datën 3 shkurt '97, banorët e qytezës minatore të Memaliajt bllokuan urën që shpinte në Tepelenë si kundërpërgjigje e goditjeve shtetërore.
Në Vlorë është mbyllur porti, ndërsa më shumë se 700 forca policore e kanë rrethuar qytetin e rebeluar. Një protestues është vrarë, është sulmuar për të dytën herë Komisariati i Policisë, është djegur... kurse mbi ajrin e jonizuar të hapësirën vlonjate është dëgjuar thirrja "Drejt Tiranës".
Të burgosurit kanë shpërthyer burgun e Tiranës, nga ku ka dalë edhe Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste, i dënuar me vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjykatave shqiptare.
Rendi dhe qetësia janë tallazitur edhe në Shkodër e Lezhë, ku njoftohet se janë hapur depot e ushtrisë, i është vënë flaka institucioneve lokale, është sulmuar dhe plaçkitur Banka.