Dita Ndërkombëtare e Muzikës
Festa e Muzikës e njohur gjithashtu edhe si Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet edhe në Shqipëri. Qëllimi është që Festa e Muzikës të institucionalizohet edhe në Shqipëri, duke krijuar një traditë të përhershme dhe një hapësirë të lirë për çdo muzikant, qoftë profesionist apo amator. Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia