Dita ndërkombëtare e fëmijëve

një datë e njohur publikisht si ditë në nder të fëmijëve

Dita ndërkombëtare e fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës është 20 nëntor [1] ndërsa për vendet e dikurshme të bllokut lindor është 1 qershori. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër.

Përmbledhje

Redakto

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një dite për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959. [2]Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël. Pra, të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Douglas, George William. Children’s Day 2019: History and significance] (në anglisht). fq. 355.
  • Dag Hammarskjöld Library (14 dhjetor 1954). "United Nations Universal Children's Day" (në anglisht). Un.org. Marrë më 8 mars 2012.
  • "Universal Children's Day" (në anglisht). Marrë më 29 tetor 2014.

Referime

Redakto
  1. ^ "World Children's Day" (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2020.
  2. ^ "United Nations" (në anglisht). United Nations. 14 dhjetor 1954. Marrë më 28 korrik 2013.