Djalli
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Djalli ose Dreqi (greqisht Διάβολος, dhiavolos - nga e cila rrjedh fjala djall = "shpifës", latinisht Diábolus) në shumë fe është një qënie e mbinatyrshme që mishëron të keqen. Kjo qenie njihet edhe me shumë emra të tjerë si: Asmodai, Beelcebub, Lucifer, Mefistofel dhe Satanai.
Djalli në fe të ndryshme
RedaktoNë Judaizëm
RedaktoNë Krishtërim
RedaktoArtikulli kryesor: Djalli në Krishtërim
Në Islam
RedaktoArtikulli kryesor: Shejtani
Në fe të tjera
RedaktoEmrat e dreqit
Redakto- Dreq ose Dreqi
- Djall ose Djalli
Emrat e Dreqit janë: Satan, Belial, Leviathan, Lucifer, Asmodai, Beelcebub dhe Mefistofel ose Shejtan (iblis).
Përdorimi i fjalës dreq në gjuhën shqipe
RedaktoLuciferi, shejtani, satana-aram. Ai që fut grindje, shpifës, denoncues, akuzues; koftëlargu-qoftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati, i ligu, demoni, ai i prro(n)it, i kodrave, i malit, brinoç; sundimtar i errësirës, babai i rrenave, rrenacaku më i madh, mishërim i së keqes, qenie e mbinatyrshme, me thundra, me brirë. Lindi nga zjarri, prijës i engjëjve, më i pashmi, më i mençuri, humbi të gjitha pozitat, pasurinë e Edenin, rrobet, gurët e çmuar, me kundërshtimin e krijimit të njeriut, këtë e bëri nga xhelozia, urrejtja ndaj krijesës më të mirë e mën të dashur – të quajtur NJERI
E keqja
RedaktoArtikulli kryesor: E keqja
E Mira nga Zoti, e keqja nga vetë njeriu!
Feja krishtere na mëson se shkaktar, gati i të gjtha të këqiave është Djalli, po aq sa edhe gruaja-Eva që e nxiti Adamin ta haje Pemën e ndaluar, ndërsa feja islame, thotë se shkaktar i gjithë të këqijave, është vetë njeriu... por edhe Shejtani, me të cilin edhe do të jetë në luftë gjer në vdekje.
Sipas Biblës “pemë e ndaluar” ishte pemë e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit pas ngrënies së pemës së ndaluar, Adami dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo "Pemë" ishte burimi i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit. Kurani dhe Bibla të dy pajtohen rreth kësaj pikëpamjeje se ajo “pemë e ndaluar” nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol…urdhëra për ndalimin e disa gjërave. Shih: Kurani i shenjtë, përkthim e komentim, nga Muhammad Zakaria Khan. fq 11 e 196.
Zoti, pasi e krijoi nga dheu-balta… njeriun e vendosi në kopshtin e Edenit dhe i tha: mund t’i hash lirisht frytet nga çdo pemë… përveç frytete nga pema që jepë njohjen e së mirës dhe të së keqës… Sipas Biblës, peme e ndaluar ishte pema e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit, pas ngrënies së pemës së ndaluar, Ademi dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo “pemë” ishte burim i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit… të dyja pajtohern se pema e ndaluar nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol. Adami me shkeljen e urdhërit të Zotit humbi parajsën por fitoi diçka që s’e kishte asnjë qenie tjetër: të dallojë të mirën nga e keqja. Kjo, e kjo, pas gjuhës, ishte dhuntia, më e madhe nga Perëndia, për krijesën e quajtur NJERI. Adamin e tradhtoi lakmia e vërboi bukuria e Evës… Je krijuar nga pluhuri dhe në pluhur do të kthehesh... Një e vërtetë rrëqethëse, si vetë vdekja.
Nuk ka shpjegime dhe nuk mund të dihet asnjëherë për Mëkatin e Adamit në Prajsë. Mëkatoi qëllimisht dhe pse? E bëri këtë për vete, apo për ne? Ishte i vetëdijshëm se dëbimi nga Parajsa do t’i sillte sojit të tij verdiktin hyjnor, që, me vajin e parë si foshnje, e deri në vdekje, si shpërblim “fitoi” jetën me brenga” (Enver Zhinipotoku)
" Ademi nuk ishte njeriu i parë i krijuar prej Zotit. Bota ka kaluar nepër ciklone të ndryshme, dhe Ademi, zëvendësi i racës së sotme, është vetëm lidhja (hallka) e parë e ciklonit të tanishëm, e jo njeriu i parë ndër krijesat e Allahut. Ai jetoi para nja 6.000 vitesh, na thotë Muhammad Zakaria Khan.