Dmitri Medvedev
Dmitrij Anatoljeviç Medvedievi (Дми́трий Анато́льевич Медве́дев; lindi më 14 shtator 1965) është një politikan rus që shërben si Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë që nga viti 2020.[1] Medvediev shërbeu si President i Rusisë nga viti 2008 deri më 2012 dhe pastaj si Kryeministër nga viti 2012 deri më 2020.[2]
Dmitri Medvedevi Дмитрий Медведев | |
---|---|
Presidenti i Rusisë | |
Në detyrë 7 maj 2008 – 7 maj 2012 | |
Kryeministri | Vladimir Putini |
Paraprirë nga | Vladimir Putini |
Pasuar nga | Vladimir Putini |
Zëvendës Kryetar i Këshillit të Sigurimit | |
Titullar | |
Në detyrë 16 janar 2020 | |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Kryeministri i Rusisë | |
Në detyrë 8 maj 2012 – 16 janar 2020 | |
Presidenti | Vladimir Putini |
Zëvendës të Parë | Viktor Zubkov Igor Shuvalov Anton Siluanov |
Paraprirë nga | Vladimir Putini |
Pasuar nga | Mihail Mishustin |
Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shtet bashkimit | |
Në detyrë 18 korrik 2012 – 16 janar 2020 | |
Paraprirë nga | Vladimir Putin |
Pasuar nga | Mihail Mishustin |
Kryetar i Rusisë së Bashkuar | |
Titullar | |
Në detyrë 30 maj 2012 | |
Paraprirë nga | Vladimir Putini |
Zëvendës të Parë të Kryeministrit të Rusisë | |
Në detyrë 14 nëntor 2005 – 12 maj 2008 Duke shërbyer me Sergej Ivanov | |
Kryeministri | Mihail Fradkov Viktor Zubkov |
Paraprirë nga | Mihail Kasjanov |
Pasuar nga | Viktor Zubkov Igor Shuvalov |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Dmitri Anatoljeviç Medvedev 14 shtator 1965 Leningrad, Bashkimi Sovjetik (tani Shën Petersburgu, Rusia) |
Partia politike | party Komuniste (para vitit 1991) I pavarur (1991–2011) Rusia e Bashkuar (2011–duke vazhduar) |
Bashkëshortja/et | Svetlana Linnik (m.1993) |
Fëmijët | 1 |
Arsimimi | Universiteti Shtetëror i Leningradit |
Nënshkrimi | |
Faqja në rrjet | Official website |
Si president, agjenda kryesore e Medvediev ishte një program i gjerë modernizimi, që synonte modernizimin e ekonomisë dhe shoqërisë ruse dhe pakësimin e mbështetjes së vendit në naftë dhe gaz.
Ai shërbeu për një mandat të vetëm në detyrë dhe u pasua nga Vladimir Putin në zgjedhjet e vitit 2012. Medvediev u emërua më pas nga Putini si Kryeministër. Ai dha dorëheqjen si kryeministër së bashku me pjesën tjetër të qeverisë më 15 janar 2020 për të lejuar presidentin Putin të bënte ndryshime të mëdha kushtetuese; ai u pasua nga Mihail Mishustin më 16 janar 2020. Të njëjtën ditë, Putini emëroi Medvediev në zyrën e re të nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit.[3]
Referime
Redakto- ^ "Security Council structure". en.kremlin.ru/ (në anglisht). Marrë më 24 janar 2020.
- ^ "Medvedev Announces Russian Government's Resignation". RadioFreeEurope/RadioLiberty (në anglisht). Marrë më 15 janar 2020.
- ^ "Подписан Указ о Заместителе Председателя Совета Безопасности Российской Федерации: Владимир Путин подписал Указ "О Заместителе Председателя Совета Безопасности Российской Федерации"" (në rusisht). kremlin.ru. 16 janar 2020. Marrë më 17 janar 2020.