Dr Ivo Robotnik (ドクター・ロボトニック Dokutā Robotonikku) i njohur thjesht dhe më mirë nga nofka Doctor Eggman (ドクター・エッグマン Dokutā Egguman), është një personazh imagjinar dhe antagonisti kryesor i serisë Sonic the HedgehogSega. Dizajneri origjinal i personazhit ishte Naoto Ohshima, i cili e krijoi atë si pjesë e shumë zgjedhjeve të dizajnit për nuskën e re të kompanisë. Pas krijimit të Sonic the Hedgehog, Ohshima zgjodhi të përdorë personazhin e tij të mëparshëm në formë veze për të krijuar antagonistin e video lojës të vitit 1991 Sonic the Hedgehog, duke e bërë atë armik të personazhit kryesor eponim.

Në vijën kryesore të video lojërave, Dr. Eggman është një shkencëtar i çmendur rrumbullakët, i cili planifikon të pushtojë botën për të ndërtuar Perandorinë e tij. Ndërsa ai ka kaluar nëpër disa ndryshime madhore dhe të vogla të pamjes në të gjithë serinë, modelet e tij në lojë ruajnë disa karakteristika themelore, të tilla si trupin e tij në formë veze, veshje të kuqe-zezë-verdhë, kokë tullac, syze dielli pince-nez, dhe mustaqe të mëdha. Eggman zakonisht krijon makina dhe robotë, duke përfshirë një larmi të gjerë Badniks. Veçanërisht në lojërat e hershme, ai ka shërbyer gjithashtu si një bos i përsëritur, duke u shfaqur pothuajse në çdo nivel duke pilotuar një nga automjetet e tij të krijuar.

Eggman është shfaqur në pothuajse çdo video lojë Sonic the Hedgehog që nga paraqitja e tij e parë në titullin Sonic the Hedgehog të vitit 1991 dhe është gjithashtu një personazh i shquar në media të tjera, duke përfshirë komike, romane, seriale të animuara televizive dhe filma. Ai gjithashtu është pritur shumë mirë nga kritikët dhe fansat njëkohësisht, ndërsa ka mbetur si një nga armiqtë më të popullarizuae dhe më të njohur në lojëra.

Dublimi Redakto