Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Donika Dabishevci (1980) u lind në Prishtinë. Ka studiuar letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës Arkivuar 21 janar 2021 tek Wayback Machine, ku ka përfunduar masterin për të vazhduar tutje në  Universitetin e Tiranës, ku në vitin 2013 doktoron me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”.

Përvoja e saj profesionale shtrihet mes fushës së medias dhe asaj akademike.

Ka punuar në disa gazeta e revista kosovare, pastaj për një kohë të gjatë në Radio Televizionin e Kosovës. Nga viti 2019 ka themeluar Portalin për Kulturë Letërsi dhe Art ObserverKult, ku veç angazhimit menaxherial e redaksional ka edhe emisionin e saj InterKult . Vec kësaj është e angazhuar aktivisht në prodhimin e dokumentarëve me tematikë kulturore.

Ka edhe eksperiencë akademike pasi për disa vite ka ligjëruar edhe në disa universitete në Prishtinë .

Ka botuar librat: ‘Krizantema të plasura’ (1996), “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015), “Kam me ardhë si deka” (2015), dhe “La tua robinja” Romë, (2017) dhe “Dashnisë së nji nate” (2020).

Me poezitë e saj është prezantuar në festivale vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa me punimet e saj shkencore në një numër të madh konferencash e seminaresh që kanë të bëjnë me fushën e Albanologjisë dhe Medias.

Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frënge, turke, suedeze, rumune, bullgare, esperanto, maqedone, serbe, etj.

Ndër tjerash është edhe kuratore e Kolanës Safo të Shtëpisë Botuese Bard Books, ndërsa nga viti i kaluar ka themeluar edhe Shtëpinë Botuese “Littera”, si pjesë e Kompanisë mediale “ObserverKult” .

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto

https://observerkult.com/interkult/https://observerkult.com/https://www.edizioniensemble.it/prodotto/la-tua-robinja/https://bardbooks.org/product-tag/donika-dabishevci/http://omprom.com/en/authors/donika-dabishevci/