"Donjeta Sadiku" (e lindur me 8 Korrik 1999) në Prishtinë është sportiste e cila ka korrur suksese të mëdha në fushën e boksit.

Donjeta filloi të mirret me boks nga mosha 12 vjeçare. Ajo fitoi shumë medalje të arta.

Në vitin 2015 ajo u shpall Nënkampione e Botës në garat e mbajtura në Taipei, Taiwan në peshën 57-60kg.

Në vitin 2016 ajo u shpall Kampione e Evropës në Ordu të Turqisë në peshën 54-57kg.

Në vitin 2017 ajo u shpall Nënkampione e Evropës në garat e mbajtura në Sofia, Bullgari në peshën 54-57kg.

Në vitin 2018 ajo fitoi medalje te artë në turneun Debrecen në Hungari në peshën 57-60kg

Në vitin 2019 ajo u shpall Kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Antalya, Turqi në peshën 60-64kg.