Dorëshkrimi i Kieutit (1737) është një nga dëshmitë e para të këngëve popullore arbëreshe. U gjend në Kieuti të Kapitanatës (Italia e Jugut) prej nga mori edhe emrin. Autori i këtij dorëshkrimi njihet Nikollë Filja. Përmban 5 kapituj me shkrime dhe poezi të ndryshme. Në kapitullin III, nën titullin “Kenkezë të pleqrijsë”, jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin foklorit të arbëreshëve të Sicilisë. N.Filja i kish mbledhur ato, si duket, në vendlindje, në Munxifsi, para se të shkonte në Kieuti. Doreshkrimi u zbulua nga Michele Marchiano ne 1901 dhe u botua për herë të parë nga Marchiano më 1908 në Këngë popullore shqiptare (Canti popolari albanesi, Foggia 1908).[1] U ribotuan më 1961.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Pierfranco Bruni (2004). Arbëreshë: cultura e civiltà di un popolo. Istituto poligrafico e Zecca dello Stato, Libreria dello Stato. fq. 49. ISBN 978-88-240-2009-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Raffaella Bombi; Giorgio Graffi (1 janar 1998). Ethnicity and language community: an interdisciplinary and methodological comparison. Forum. fq. 276. ISBN 978-88-86756-35-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)