Terxhumani ose Terxhymeni (nga arabisht: ترجمان tarxhumān, turqisht: tercüman) ka qenë interpret, përkthyes dhe udhëzues zyrtar midis vendeve turqisht-, arabisht- dhe persisht-folëse dhe politive të Lindjes së Mesme dhe ambasadave, konsullatave, nënkonsullatave dhe postave tregtare evropiane. Një terxhuman duhej të kishte njohuri të gjuhëve arabe, perse, turk osmanë dhe evropiane.

Pierre Amédée Jaubert ishte dragomani dhe këshilltari i Napoleonit. Ai shoqëroi të dërguarin persian Mirza Muhammed Reza-Kazvini në takimin e tij me NapoleoninPallatin Finckenstein më 27 prill 1807 për Traktatin Finckenstein, pikturuar nga François Mulard.

Etimologjia dhe trajta

Redakto

Fjala e ka prejardhjen nga arabishtja ترجمان (tarjumān), përmes turqishtes osmane tercüman.Shkodër ka marrë trajtën terxhymén, ndërsa në Mirditë me trajtën terximen ka fituar një derivat kuptimor duke nënkuptuar "njeriun e zgjuar, të gojës, të kuvendit" si dhe mêneterximen "të diturin".

Trajtat në gjuhët evropiane it. dragomano, fr. dragoman, sp. trujaman, rum. dragoman, gr. re δραγομάνος dhragomános, nga turqishtja osmane.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Terxhumán-i". Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 1026.